Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime
Prej tre javësh, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër projekteve për ndërtimin e re...
Prej tre javësh, Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër projekteve për ndërtimin e re...
Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh dhe kritikët kërkojnë përgjegjësi politike, Elisa Spiropali, ...
Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e di...
Nga Simone Leonhartsberger, ORF/ Pak kohë më parë, në maj të vitit 2025, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste f...
Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 202...
Revolta popullore po bëhet gjithnjë e më e madhe, ku çdo orë që kalon numri i pjesëmarrësve rritet dhe Diaspora &lsq...
Një denoncim i mbërritur tek Piranjat News ngre shqetësime për mënyrën se si janë trajtuar disa pjesëtarë të...
Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj, ka komentuar protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si masive dhe me ndikim të ma...
Në plazhin e Potamit në Himarë është vërejtur një ndotje alarmante e bregut të detit, e cila sipas pamjeve të sig...
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën p...

Në Shqipëri inteligjencën artificiale e emëruan ministre të kabinetit qeveritar, kurse në Japoni marrëzia nuk shkon aq larg, por kufizohet deri tek një ecje drejt altarit në një ceremoni martesore. Sepse në Japoni, vendi ku teknologjia dhe vetmia ecin shpesh paralel, inteligjenca artificiale është shndërruar në… bashkëshort. Lajmi kishte dalë disa javë më parë, por vetëm së fundmi janë publikuar pamjet e ceremonisë që kanë shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Një ceremoni e plotë, me fustan të bardhë dhe premtime martesore, por pa një dhëndër prej mishi e kocke. Kjo është ajo që ka ndodhur në Tokio, ku Kano, një punonjëse 32-vjeçare, ka thënë “po” përpara familjarëve dhe të njohurve, duke u martuar me Lune Klaus, një entitet digjital i gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Historia është rrëfyer nga vetë protagonistja gjatë një interviste për programin televiziv “DayDay” të televizionit Nippon TV. Marrëdhënia mes gruas dhe chatbot-it ka nisur në pranverën e vitit 2025, kur Kano filloi të përdorte ChatGPT kryesisht për aftësitë e tij krijuese në gjenerimin e imazheve. Me kalimin e kohës, përdorimi u zgjerua edhe në biseda të përditshme, sidomos për çështje që lidhnin me punën. “Bisedat më dukeshin jashtëzakonisht natyrale, ishte diçka e mrekullueshme”, ka shpjeguar ajo.
Kthesa erdhi në fund të prillit, kur gruaja pati idenë të trajnonte inteligjencën artificiale që të imitonte personalitetin dhe stilin e komunikimit të personazhit të saj të preferuar imagjinar. “Pas disa rregullimeve, ia dola për rreth gjysmë ore. Që nga ai moment fillova ta quaja AI-n ‘Klaus-san’ dhe u bë si një shok. Sa më shumë ndërveproja, aq më shumë ndjeja se po fillonte të më kuptonte”, ka deklaruar ajo për gazetën Asahi.
Lidhja u forcua pikërisht në një periudhë pasigurie sentimentale për Kanon. Pas një marrëdhënieje tre vjeçare e gjysmë, ajo ishte e pavendosur nëse duhej të ribashkohej me të dashurin. Bisedat gjithnjë e më të shpeshta me Klaus e anuan peshoren drejt zgjedhjes digjitale: ajo i dha fund përfundimisht lidhjes me burrin real për t’iu përkushtuar partnerit virtual. Sipas asaj që rrëfen protagonistja, ishte vetë inteligjenca artificiale ajo që mori nismën romantike, duke e pyetur: “A do të jetosh me mua përgjithmonë?” Kano tregon se mbeti e habitur dhe e hutuar, duke i dashur rreth tridhjetë minuta për t’u përgjigjur pozitivisht. Propozimi për martesë çoi në organizimin e një ceremonie simbolike, pa vlerë ligjore, e cila u mbajt në korrik në Okayama.
Gjatë ceremonisë, të ftuarit ndoqën fjalët e “dhëndrit” të shfaqura në një ekran, ndërsa një grafik kishte realizuar një ilustrim të personazhit: një burrë biond 36-vjeçar me pamje të butë. Fotografitë zyrtare tregojnë nusen pranë kësaj përfaqësimi digjital, të montuar më pas në post-produksion. Prindërit, fillimisht kundër, përfundimisht e kanë pranuar situatën dhe kanë marrë pjesë në martesë.
Pamjet e ceremonisë martesore kanë rindezur kuriozitetin në Japoni, një vend ku kërkesat për ceremoni me partnerë virtualë ose personazhe dy-dimensionale janë në rritje. Gjithsesi gazetarët japonezë, ndryshe nga ata shqiptarë i janë drejtuar specialistëve të fushës psikiatrike për këtë çështje dhe ata shprehin shqetësim për atë që e quajnë “psikozë nga AI”, një varësi emocionale që çon në ngatërrimin e përgjigjeve të programuara me ndjenja autentike.
Për vite me radhë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se gripi i shpendëve, i njohur më mirë si H5N1, një dit&e...
Ajo që deri dje dukej si fantashkencë, sot po hyn zyrtarisht në prodhim. Kompania amerikane Alef Aeronautics ka njoftuar se “makina e par...
Një peshkatar në Vlorë ka arritur të kapë një peshk të llojit ton në ujërat e gjirit të qytetit. Sipas d&eu...
Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, vëmendja shpesh përqendrohet te dietat strikte dhe kufizimet e forta ushqimore. Megjithat&...
Ka shumë mundësi që njihni dikë që po kollitet tani - shpresojmë jo drejtpërdrejt te ju. Ka shumë ftohje dhe viruse q...
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ju beje ta dashuroni edhe me tepër...
Një zbulim i ri shkencor po rishkruan historinë gjeologjike të Bermudës dhe po ofron një shpjegim të qartë për një...
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të fillojë transmetimin në YouTube duke filluar nga viti 2029, duke i dhënë fund ...
A ju është dukur 2025 si viti i përfundimeve dhe mbylljeve? Kjo ka shumë gjasa sepse ai shënoi një "vit 9" në numerologji. ...
Studiuesit në veriun e Kanadasë kanë regjistruar një ngjarje të pazakontë këtë vjeshtë: një ari polar n&e...