LIFESTYLE

Sa pak i besojmë njëri-tjetrit! Shqipëria në vendin e fundit në botë për besimin shoqëror

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 11:12

Sa pak i besojmë njëri-tjetrit! Shqipëria në vendin e fundit

Besimi mes njerëzve është një ndër shtyllat më të rëndësishme të funksionimit të një shoqërie. Aftësia për t’i besuar njëri-tjetrit ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, në efikasitetin e institucioneve dhe në zhvillimin ekonomik. Por të dhënat e fundit ndërkombëtare tregojnë një realitet të zymtë për Shqipërinë.

Sipas sondazhit Integrated Values Surveys, të publikuar në vitin 2024 dhe të mbledhur gjatë vitit 2022, Shqipëria renditet e fundit nga 90 vende të analizuara, duke shënuar nivelin më të ulët global të besimit shoqëror. Vetëm 3% e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se “shumica e njerëzve janë të besueshëm”. Një shifër tejet shqetësuese, që e pozicionon vendin në fund të renditjes botërore.

Në majë të listës qëndrojnë vendet nordike, të cilat prej vitesh njihen për stabilitet institucional dhe kulturë të zhvilluar sociale. Danimarka kryeson me 74% të qytetarëve që i besojnë të tjerëve, e ndjekur nga Norvegjia me 72% dhe Finlanda me 68%. Suedia dhe Islanda plotësojnë pesëshen e vendeve me besimin më të lartë shoqëror. Interesant mbetet fakti se Kina është i vetmi vend jo-perëndimor që arrin të futet në dhjetëshen e parë, duke u renditur e katërta me 63%.

Ndërsa vende të tjera shfrytëzojnë besimin social për të forcuar ekonominë, politikat publike dhe kohezionin komunitar, panorama shqiptare mbetet e vështirë. Sociologë dhe ekonomistë e lidhin këtë nivel kaq të ulët besimi me një sërë faktorësh: dobësinë e gjatë të institucioneve shtetërore, përçarjen politike, informalitetin e lartë, pasigurinë ekonomike dhe mungesën e kohezionit shoqëror.

Në një shoqëri ku qytetarët hezitojnë t’i besojnë njëri-tjetrit, bashkëpunimi bëhet më i dobët, pjesëmarrja qytetare më e kufizuar dhe funksionimi i institucioneve më i brishtë. Kjo krijon një rreth të mbyllur pasigurie, nga i cili Shqipëria duket se ka ende shumë për të dalë.

Ekspertët theksojnë se rindërtimi i besimit social është i domosdoshëm dhe kërkon kohë, angazhim dhe reforma të thella në drejtim të transparencës, shërbimeve publike dhe kulturës së bashkëpunimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?