Protestuesi nga Sheshi “Skënderbej”: Në shtator do të bllokohen rrugët, do përshkallëzojmë! Rama nuk hiqet me këngë e valle
Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shum...
Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shum...
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare në Ourense të Spanjës. Historia e tij ishte një nga rastet më të veçanta dhe të rralla të një fëmije që jetoi për vite me radhë larg shoqërisë njerëzore, duke u rritur mes ujqërve.
Sipas faqes spanjolle 20minutos, nga 80 vitet e jetës së tij, 12 prej tyre i kaloi fjalë për fjalë në natyrë, pa praninë e njerëzve dhe me shoqërinë e vetme të një tufe ujqërish. Më vonë, ai kishte deklaruar se ato kishin qenë vitet më të lumtura të jetës së tij, në kontrast me fëmijërinë e vështirë, e cila ishte shënjuar nga mjerimi, keqtrajtimi dhe uria.
Markosi lindi në vitin 1946 në Añora të Kordobës. Në moshën vetëm trevjeçare humbi nënën, e cila vdiq gjatë lindjes së fëmijës së tetë të familjes. Babai i tij u martua përsëri, por njerka, e cila kishte tashmë një fëmijë nga martesa e mëparshme, dyshohet se e keqtrajtonte që në moshë të vogël.
Në vitet në vijim, familja u zhvendos në Fuencaliente, në zonën e Sierra Morenës. Sipas gazetës spanjolle La Vanguardia, kur Markosi ishte vetëm gjashtë vjeç, familja e tij e shiti te një blegtor, i cili e dërgoi të jetonte me një bari në një shpellë në zonën malore të Cardeña-s.
Pak kohë më vonë, bariu vdiq dhe djali i vogël mbeti i vetëm në natyrë. Pikërisht atëherë, sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai ra në kontakt me ujqërit, të cilët, sipas rrëfimit të tij, e pranuan dhe u kujdesën për të si një anëtar të tufës.
“Kontakti i parë me ujqërit që mbaj mend është se më zuri gjumi bashkë me këlyshët e tyre”, kishte treguar ai në një intervistë në vitin 2010.
Markosi arriti të mbijetonte në atë zonë të vështirë, duke përdorur njohuritë bazë që kishte mësuar nga bariu. Për 12 vjet jetoi i izoluar nga njerëzit, duke mësuar të lëvizte në natyrë, të gjente ushqim dhe të komunikonte përmes tingujve.
Siç e kishte përshkruar vetë, ai jetonte “si një nga ujqërit”. Kishte zhvilluar një mënyrë të veçantë komunikimi me kafshët, duke përdorur tinguj dhe ulërima. Gjithashtu, kishte mësuar të imitonte këngën e zogjve, të thërriste drerët dhe të ndërtonte fyje të improvizuara prej druri.
«Nëse doja të peshkoja, shkoja te lumi. Nëse doja një lepur, e kapja. Nëse doja një dre, thërrisja prindërit e mi, ujqërit, me një ulërimë», kishte treguar ai.
Në vitin 1965, në moshën 19-vjeçare, u gjet nga Garda Civile spanjolle. Meqë ulërinte dhe kundërshtonte, policët e lidhën dhe e transportuan përsëri në Fuencaliente. Murgeshat dhe një prift u përpoqën ta mësonin sërish të fliste, të vishej, të ecte në këmbë dhe të përdorte takëmet.
Më pas, ai u shtrua në spitalin e rehabilitimit të Fondacionit Vallejo në Madrid dhe, pasi u vlerësua se ishte në gjendje të rikthehej në shoqëri, u zhvendos në Majorka, ku qëndroi në një bujtinë dhe punonte për të përballuar shpenzimet e tij.
Megjithatë, jeta mes njerëzve nuk ishte kurrë e lehtë për të. Ai kishte treguar se ndihej sikur njerëzit nuk e kuptonin dhe se e kishte të vështirë të përshtatej me rregullat e shoqërisë.
Pavarësisht vështirësive, Markosi i kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij natyrës dhe u ftua nga bashki dhe organizata të ndryshme për të folur për përvojën e tij me kafshët. Ai kishte një dobësi të veçantë për fëmijët, të cilëve u fliste shpesh për rëndësinë e dashurisë dhe kujdesit ndaj kafshëve.
Njerëzit që e njihnin e cilësuan atë si një “Mogli spanjoll”, një njeri të lidhur ngushtë me tokën, ajrin dhe natyrën. Vetë ai nuk e kishte fshehur kurrë se vitet më të lumtura të jetës së tij kishin qenë ato që kaloi me ujqërit.
Vitet e fundit i kaloi në Rante, pranë Ourenses, ku u strehua nga Manuel Barandela Losada, një ish-polic në pension, të cilin Markosi e quante “shef”. Pas vdekjes së tij, një familje holandeze mori përsipër ta mbështeste.
Historia e Markos Rodrigez Pantohas u bë objekt studimesh akademike, librash dhe produksionesh kinematografike. Profesori Gabriel Janer Manila, nga Universiteti i Ishujve Balearikë, përgatiti një tezë doktorature mbi historinë e tij dhe më vonë e shndërroi atë në librin “Kam luajtur me ujqërit”.
Në vitin 2010, jeta e tij u përshtat në ekranin e madh përmes filmit “Entrelobos”, me regji të Gerardo Olivares, ku në fund të filmit u shfaq edhe vetë Markosi. /PiranjatNews/
???????? O pasado 15 de agosto despedimos a Marcos Rodríguez Pantoja, o «neno lobo de Sierra Morena», un veciño máis de Rante desde 2001.
— San Cibrao das Viñas (@csancibrao) August 17, 2026
Faleceu durante as festas da parroquia, deixando atrás máis de dúas décadas de vida compartida.
Marcos, San Cibrao non te esquecerá. pic.twitter.com/Pdgym319o5
Në moshën 101-vjeçare, Anne Angioletti vazhdon të sfidojë moshën. Amerikania me origjinë italiane drejton ende aktivitetin ...
enomeni klimatik El Niño pritet të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar në më shumë se një shekull, duke ...
Në zemër të kulturës japoneze qëndron një filozofi e thjeshtë, por revolucionare, që transformoi industrinë japon...
Çdo gjë që vendosim në shtëpi ka një qëllim: disa gjëra i blejmë për pamjen, të tjera sepse janë...
Një fenomen i veçantë astronomik pritet të ndodhë më 27 dhe 28 gusht, kur një eklips i thellë hënor do të ...
Dashi Dite shume e kontrastuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe asgjë nuk ka p&eum...
Gjatë ditëve të nxehta të verës, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersitjes, ndaj hidratimi bëhet më ...
Pilotët dhe stjuardesat mund të kenë rrezik më të lartë për të vdekur nga kanceret e lidhura me rrezatimin sesa njer&eum...
Nëse ndiheni të uritur para gjumit, është më mirë të zgjidhni një ushqim që përmban proteina, fibra ose y...
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i moderuar i proteinave, veçanërisht i disa aminoacideve, mund të lidhet me plakje më të...