POLITIKE

'Rama i zhytur në korrupsion' - Luçiano Boçi: Qytetarët kanë shumë arsye pse duhet të vijnë në protestë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Mars 2026, 17:44
'Rama i zhytur në korrupsion' - Luçiano Boçi:

Qytetarët kanë nisur të mbushin selinë PD-në për t’iu bashkuar opozitës në protestën e thirrur sot në orën 18:00.  Nga Selia e PD-së Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se protesta sot ka si qëllim final largimin e qeverisë dhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama para drejtësisë si “autori kryesor i korrupsionit”.

Në një intervistë për gazetaren e Syri TV, Marsi Korreshi pak para nisjes së tubimit, Boçi theksoi se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, politike dhe ekonomike, dhe e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri teknike. Ai u shpreh se dinamika e protestës do të përcaktohet nga vetë zemërimi i qytetarëve dhe, ndonëse pika kryesore do të jetë Kryeministria, nuk përjashtohen edhe lëvizje të tjera.

-Zoti Boçi, çfarë do të ndodhë në këtë protestë, e cilësuar ndryshe nga të tjerët?

Luçiano Boçi: Jemi përballë një sulmi që qeveria i bën drejtësisë, po jo vetëm drejtësisë, një sulm që është ndaj qytetarëve sepse mbrohet korrupsioni dhe autori kryesor i këtij korrupsioni nuk është vetëm Balluku, por është vetë Rama që është autori i gjithë kësaj situate, e cila ka çuar vendin në një krizë institucionale, politike, sociale, të gjithanshme dhe pse jo ekonomike.  E vetmja zgjidhje është zgjidhja politike, zgjedhje të lira të ndershme me qeveri teknike.

Pastaj ajo pjesa e ndryshimit të dinamikës së protestës, ajo përcaktohet nga vetë qytetarët, si do e interpretojnë ata zemërimin, revoltën e tyre. Po dihet që vendi kryesor është kryeministria, por që mund të ketë edhe lëvizje të tjera siç i kemi parë në dinamikë, por jo në formën e atyre që kanë ndodhur, apo të fjalimeve klasike, por në një dinamikë të re, që do presim të zbulohet.

-Pati një paralajmërim, të paktën nga lideri i opozitës drejtuar edhe deputetëve për bllokimin e rrugëve. A do të jetë kjo një formë që pritet të ndodhë në protestën e sotme?

Luçiano Boçi: Tani, nuk po e zbuloj këtu. Nuk mund të themi që është një skenar dhe ai ka një orientim nga njëshi deri në një pikë tjetër mbërritje. Por përgjatë mënyrës si do do jenë dinamikat, ne do përcaktojmë pastaj edhe mënyrat e shprehjes së kësaj revolte dhe mënyrat e shprehjes së kësaj proteste, me synimin që të jetë sa më efektive,  me sinjale sa më të forta, jo thjesht brenda Shqipërisë, por edhe sinjale të forta ndërkombëtare.

-Zoti Boçi, kjo është protesta e gjashtë që mbahet brenda këtij viti dhe e shtata kombëtare nëse marrim në referencë edhe atë të dhjetorit. Çfarë efekti kanë pasur protestat e opozitës dhe mendoni se do të arrijnë në qëllimin e tyre final për largimin e qeverisë së Edi Ramës?

Luçiano Boçi: Ka prodhuar angazhim qytetar, ka prodhuar zbulimin e së vërtetës, ka hequr atë që ne e themi shpesh, frika e qytetarëve për të ardhur. Dihet që pushteti ushtron shumë presion, e bën këtë në forma të ndryshme, dhe fakti që qytetarët vijnë do të thotë që kjo frikë është goditur dhe sigurisht që pasojën e kësaj goditje e merr vetë qeverisja. Efekti tjetër është efekti që sot opinioni ndërkombëtar e ka kuptuar shumë mirë se me kë ka të bëjë, me një kryeministër si Rama, i zhytur në korrupsion dhe ai ka mbajtur qëndrimet e tij, ka reflektimet e tij, që pa këto protesta nuk do kishin ndodhur.  Sot kemi shprehur nëpërmjet protestave dhe një mbështetje për drejtësinë, pavarësisht mënyrës anemike me të cilën ajo lëviz. Këtu unë kam kritikat e mia, por që qytetarët e kanë shprehur këtë mbështetje në formën dhe mënyrën si kanë protestuar dhe në datat dhe qëndrimet që kanë mbajtur. Pra, shpreh një mbështetje që drejtësia të vijojë punën e saj, mos të stepet nga sulmet që i bën kryeministri, nga bllokimet që i krijon ai, por të avancojë, madje të thërrasë para drejtësisë pikërisht kryeministrin, sepse ai është autori kryesor i korrupsionit.

- Zoti Boçi, duke marrë parasysh që protesta e fundit që u bë ishte pikërisht në Kuvend, aty ku mazhoranca me fuqinë e kartonit vendosi të bëhet mburojë e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. A mendoni se paralelisht me protestat në rrugë, duhet të kenë deputetët e opozitës edhe një betejë tjetër në Kuvend, aty ku po, parlamenti tashmë, ashtu sikurse ju e keni akuzuar, është bërë mburojë e krimit?

Luçiano Boçi: Po, është e vërtetë. Ju e dini tashmë qëndrimin e deputetëve të Partisë Demokratike, i  shprehur javë dhe kohë më përpara, ku kanë treguar gatishmërinë për të realizuar akte dhe ekstreme brenda sallës së parlamentit, ku vërtetë vetëm parlament nuk ka dhe, për më tepër, imponohen vendime të tilla që shkojnë në kundërshtim me interesin qytetar, me interesin e demokracisë dhe pluralizmit dhe me atë çka duhet të jetë funksionaliteti i një shteti. Kjo gatishmëri nuk është zbehur, madje unë besoj që është rritur, por ai është një moment që pritet të ndodhë në një kohë më oportune, në një kohë më të përshtatshme,  kur eskalimi ka arritur në atë pikë që kërkon dhe këtë akt të deputetëve të Partisë Demokratike. Në interpretim duket sikur është e vështirë. Jo, nuk është, akti më i lehtë në fakt, dhe në qoftë se ky është çelësi, deputetët e Partisë Demokratike e bëjnë që nesër. Por duhet patjetër që të kemi një rritje të frymës protestuese edhe të qytetarëve, dhe të reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe të veprimit të drejtësisë dhe të gjitha të fuzionohen dhe japin një rezultat real konkret, ku dhe grupi parlamentar bën detyrën e tij dhe aktin e tij jo thjesht simbolik, por një akt shumë i rëndësishëm dhe i fortë politik.

-Ju vetë zoti Boçi, jeni për intensifikim, përshkallëzim apo qoftë edhe radikalizim të lëvizjes, të protestave të opozitës?

Luçiano Boçi: Unë jam për të treja. Dhe sidomos për këtë të fundit. Sepse është një mal që nuk zbëzan zë, nuk merr, s'do të marri sinjale. Atëherë ky grushti që nuk dëgjohet duhet të forcohet, nuk duhet të jetë një grusht, nuk duhet të jenë mijëra grushte, duhet të jenë qindra mijëra grushte, duhet të jenë shumë protesta, shumë të radikalizuara dhe me akte dhe veprime të forta, sepse ai kryeministër, në qoftë se ka ndonjë gjë që trembet, domethënë, për të cilin e zë tmerri, është pikërisht shkalla e këtij radikalizimi. Kur protestat janë të qeta, i duket sikur ai po bën një lloj relaksi me veten e tij duke i parë ato. Ndërsa sa herë i hidhet një molotov, ato rrahjet e zemrës së tij ikin ekstrem dhe frika e tij e kaplon nga koka deri te këmbët. Dhe ne duhet të vazhdojmë duke e mbërthyer në frikën e rënies nga pushteti dhe frikën e dhënies së llogari. Ajo ditë duhet të afrohet pikërisht nga protestat dhe shkalla e radikalizimit të tyre.

Syri TV: Edhe një pyetje të fundit për ta mbyllur zoti Boçi. Na ndajnë më pak se një orë nga protesta. Keni një thirrje të fundit për ata qytetarë që ndoshta kanë frikë?

Luçiano Boçi: Jo, s'kanë frikë. Janë tek pjesa e kuriozitetit, e kanë dëshirën ta shohin protestën nga televizioni dhe i ftoj të ngrihen nga rehatia e shtëpisë, sepse kanë jo një arsye, jo 10 arsye, kanë shumë arsye për të cilat duhet të vijnë në protestë dhe nga ata kërkohet vetëm pjesëmarrje. Pjesën tjetër të aksionit, të radikalizimit, le të na e lënë neve deputetëve të Partisë Demokratike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?