Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kryeministri Edi Rama ishte në Shkup me fokus Procesin e Berlinit, duke hedhur pas, atë që kish paralajmëruar befas, Ballkanin e Hapur.
Por ndryshe nga sa prisnim, qysh në fillim të fjalës hapëse, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ky i fundit renditi të mirat e Ballkanit të Hapur, se si nisma tregoi se përmes bashkëpunimit mund të rritet shkëmbimi tregtar mes vendeve, deri edhe tek fakti se ajo është stimuluese për Procesin e Berlinit.
Me apo pa qëllim, Kovacevski ishte i pari gjithashtu që iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nga media se a kishte përfunduar apo jo nisma e Ballkanit të Hapur nisur nga rëndësia që po i jepte në konferencë.
“Historia me ‘Ballkanin e Hapur’ nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate të prekshme. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet” tha Kovaçevski duke nënvizuar madje se në kuadër të kësaj nisme javën e ardhshme do të ketë një takim me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.
Pa u pyetur nga askush më pas, Kovacevski ndërhyri sërish përmes një fjale të shkurtër (gjatë pyetje-përgjigjeve) për rezultatet e Ballkanit të Hapur
Krejt ndryshe nga homologu i tij këmbëngulës se nisma vijon, u shfaq kryeministri Edi Rama.
Në fund të fundit, ai kishte shkuar për tjetër qëllim në Shkup: Procesin e Berlinit
Me sikletin e një politikani që e kish mbështetur më shumë se askush tjetër Ballkanin e Hapur deri dy javë më parë, Rama u përgjigj (po me atë ndjesi të sikletshme) tre herë për të njëjtën çështje nga gazetarët, sa kohë që ai herë e trajtonte nismën si dytësore për tu fokusuar tek Procesi i Berlinit, herë e zhvlerësonte si "pjesë e 72 iniciativave" për rajonin e herë si kryesore kur tregonte se nisma kishte ndihmuar vetë Procesin e Berlinit të funksiononte.
I pyetur fillimisht se a kishte nxjerrë mësim nga kjo nismë që nuk afroi Kosovën, Rama u përgjigj:
‘Pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili unë kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehesha mbrapa 1000 herë do ta ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në këtë rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit përveç të mirave. Cilat janë ato? Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe se çfarë është bërë një zhbëhet përkundrazi çfarë është bërë ka shërbyer që edhe procesi i Berlinit të përfitojë pikërisht shtysën. Nuk e kuptoj se si ka dyshime për këtë, kur faktet flasin qartë. Përsa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot, nuk ka rrugë më të gabuar sesa të vazhdojmë të rrimë në të shkuarën dhe për më tepër të anatemojmë njeri tjetrin, të akuzojmë njeri tjetrin, të grindemi mes njeri tjetrit se kush është patrioti i vërtet. Patrioti i vërtet është ai që e do vendin e vet”.
Kjo ishte përgjigja e parë e Ramës i cili kundërshtoi një pyetje të dytë me koment nga një prej gazetareve në konferencë se kryeministri nuk paska hequr dorë nga Ballkani i Hapur.
“Nuk e di nga e dëgjuat prej meje... Procesi i Berlinit është kyç... duhet të fokusohemi aty. Kjo është e gjitha nëse doni të nxjerr një lajmërim vdekje nuk kam dhe s’kam për ta nxjerrë”, tha Rama duke iu referuar sa duket një shprehje të famshme të tij se “Ballkani i Hapur nuk vdes kurrë”
Por media e pranishme sërish kërkoi një qëndrim më të qartë nga Rama.
“E dhashë përgjigjen dhe e dhashë dy herë. Nuk është faji im nëse doni ta shikoni si jetë e vdekje. Ballkani i Hapur është një nga 72 nismat që u ndërmor sepse Procesi i Berlinit kishte ngecur, ai nuk ecte. Çfarë solli nisma? Solli gjëra fantastike dhe përveç asaj që renditi Dimitri në ditët e ardhshme ne do të përfundojmë edhe atë ‘one stop’ në doganën e Qafthanës që sërish është produkt i Ballkanit të Hapur, ka një ekspozitë së shpejti (organizuar me kohë) që është produkt sërish i kësaj nisme, panairi e verërave është një panair i themeluar i Ballkanit të Hapur që do të vazhdojë patjetër, por që ajo që unë përsëris është se ne duhet të zhytemi me mendje e zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer procesin në proces funksional plotësisht siç edhe tregoi Ballkani i Hapur që jemi funksional kur jemi së bashku” / N.P
Ibrahim Oloriegbe, kryetar i komitetit të Senatit për shëndetin, u ka thënë kolegëve të tij në Dhomën e Përf...
Kryeministri Edi Rama nis sot turin ballkanik dyditor për Procesin e Berlinit, ku do zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë...
Studentët që do të zgjedhin të studiojnë Mjekësi në vend këtë vit do të duhet që përtej viteve t&e...
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës duket se kaluan “në një nivel delikat” kur më 13 qershor, kryemini...
Projekti “Perspektiva të Reja në qarkun e Kukësit zbatohet nga Swisscontact, në partneritet me TAG. Projekti synon të rris&eum...
SHBA festojnë sot 247 vjetorin e Pavarësisë ndërsa urimet nuk kanë munguar as nga figura të politikës shqiptare. President...
Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk ësht&eu...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, reagoi ashpër nga Kuvendi, ndërsa sulmoi kryeprokurorin Olsian Çelën, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancë plenare. Sipas rendit të ditës të publikuar n...
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqip&eu...