Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës duket se kaluan “në një nivel delikat” kur më 13 qershor, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të anulohej mbledhja e dy qeverive e cila ishte parashikuar të mbahej një ditë më vonë, në Gjakovë.
Me arsyetimin se situata në veri të Kosovës po agravonte me orë me bashkësinë euroatlantike (Prishtina rrezikonte sanksione nga BE-ja) Rama deklaroi se i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit një takim kokë me kokë, në një format më të ngushtë për të diskutuar zgjidhjen e krizës në veri.
Por ky i fundit nuk e kishte pranuar këtë ndryshim të beftë të planeve dhe sipas Ramës kishte insistuar sërish në realizimin e mbledhjes.
Megjithatë, diskutimet për një “krisje” të raportit mes të dyve kishin nisur të zienin përpara 13 qershorit.
Më 8 qershor, në një konferencë urgjente për tensionet në veri, Rama bëri të ditur se i kishte dërguar Presidentit francez, Macron dhe kancelarit gjerman, Scholz një dokument konfidencial për draft-statutin e Asociacionit.
“E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do të ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj arificesh.
Besoj se krijimi i Asocacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afrimit ndërkombëtar të Kosovës. Është një draft i punuar nga ekspertë të pavarur amerikanë dhe evropianë prej kohësh", tha Rama ndërsa shtoi se për të nuk ishte konsultuar me Kurtin.
Por disa ditë me vonë, jo pa ironi, gjatë një konference për shtyp me gazetarët Kurti u përgjigj se nuk e kishte lexuar draftin e Ramës por do të ishte më mirë që atë të ia prezantonte Vuçiçit për shqiptarët e Preshevës.
“Besoj se propozimi i tij është i mirë. Duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që Rama këtë draft statut t’ia prezantojë presidentit të Serbisë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë. Kushtetuta e Shqipërisë thotë se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve jashtë vendit”, deklaroi Kurti.
Pas kësaj, Rama deklaroi se ai nuk ishte prekur nga komentet e kryeministrit të Kosovës megjithatë në 32 vjetorin e PS në 12 qershor ai shtoi se me Kurtin kanë qëllime të njëjta por pranoi se rrugët e tyre janë gjithmonë e më të ndara.
Më 27 qershor ai hodhi idenë e mbajtjes së një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë teksa bisedoi për këtë çështje në Bruksel me disa zyrtarë të lartë europianë, përfshirë edhe presidentin e KiE, Charles Michel (i cili deklaroi se e mbështeti këtë ide).
Por Albin Kurti u tregua i prerë kur gjatë një vizitë në Prizren e hodhi poshtë me skepticizëm këtë ide.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit.
Krejt çfarë duhet bërë është që pa kushte të implementohet marrëveshja bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë të drejtë e të balancuar. Kjo duhet të bëhet”, deklaroi ai.
Të enjte pak dita pasi Rama njoftoi të mbyllur nismën aq shumë të debatueshme të ‘Ballkanit të Hapur’ (1 qershor), për të cilën Rama dhe Kurti nuk kanë qenë kurrë në një mendje, shefi i qeverisë shqiptare pritet të nisë turin e tij në rajon, ku do të takohet me krerët e pesë shteteve, por këtë herë në kuadër të procesit të Berlinit.
Iniciativa e Ballkanit të Hapur, të cilës Kurti nuk pranoi kurrë që t’i bashkohej, ka qenë ngahera një çështje që ngjallte diskutim mes dy kryeministrave të cilët nuk lëvizën kurrë asnjë milimetër nga qëndrimet e tyre.
Por në një konferencë për media (5 qershor), Albin Kurti e refuzoi sot takimin bilateral me Ramën (i cili nesër 6 korrik, do të vizitojë Prishtinën) duke deklaruar se do e takonte vetëm nëse do të mbahej mbledhja e dy qeverive.
“Në rast se nuk mbahet mbledhja për firmosjen e 13 marrëveshjeve që kanë ngelur në sirtar, nuk do të ketë takim tjetër”, citoi Kurti duke ngritur sërish jo pak pikëpyetje për raportet mes tyre.
A po shkohet njëmend drejt një ‘krize’ të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë ndërsa një krizë aktuale është ende e nxehtë në komunat veriore me shumicë serbe?
Projekti “Perspektiva të Reja në qarkun e Kukësit zbatohet nga Swisscontact, në partneritet me TAG. Projekti synon të rris&eum...
SHBA festojnë sot 247 vjetorin e Pavarësisë ndërsa urimet nuk kanë munguar as nga figura të politikës shqiptare. President...
Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk ësht&eu...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, reagoi ashpër nga Kuvendi, ndërsa sulmoi kryeprokurorin Olsian Çelën, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancë plenare. Sipas rendit të ditës të publikuar n...
Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë për herë të parë Shqip&eu...
Kryeministri Edi Rama tha sot se Kosova e ka ofertën më të mirë të mundshme në tavolinë për të ardhmen e saj. Ra...
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i qeverisë shq...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë së funmi një intervistë për gjermanen Der Spiegel, lidhur me tensionet e ndodhura pak ditë m...
Ish ministri dhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj, është shprehur në një nga studiot televizive që tani momenti që të b&eum...