Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp. Basha ka ironizuar takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai tha se Manja po bën hipokrizi kur shkon dhe i thotë SPAK që të luftojë korrupsionin, ndërkohë që liruan të korruptuarit me amnistinë penale.
"Pse Manja pret deri të enjten nëse i ka përgjigjet, se është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Manja nuk ka gënjyer nga halli se i ndodhi kjo papritur. Manaj ka planifikuar lirimin e dhjetëra deri në 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO siç është bërë publike nga kolegët tuaj, ne kemi kërkuar informacion me emër dhe mbiemër ata që kanë përfituar nga amnistia në kushte kur kanë qenë të dënuar nga GJKKO për korrupsionin. Sapo ti kemi këto të dhëna do i ndajmë me ju. Kolegët tuaj të dy mediave të njohura si media të mbështetura dhe trajnuara nga faktori euroatlantik kanë publikuar se 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan.
Pse shkon bën hipokrizi te SPAK dhe u thotë luftoni korrupsionin, kur ka liruar të korruptuarit me një grup njerëzish që kanë humb çdo sens politik, pse do presë deri të enjten, u përdor politikisht për të bërë favore duke liruar zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie, për tu mbyllur gojën me kodin e heshtjes dhe për t’iu lëshuar një mesazh të tjerëve që janë në qeli ose presin të shkojnë në qeli.
Asgjë më pak se një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky është korrupsioni më i lartë që mund të ndodhë në një vend. Kapen me presh në duar duke vjedhur, vjedhin dënohen për vjedhje, i lirojnë dhe pastaj bëjnë sikur s’ka ndodh asgjë, kjo hipokrizi duhet të marrë fund me çdo çmim,. Kjo është një kauzë për PD, do ishte çmendur dhe e dyshimtë nëse PD s’do qëndronte fort në këtë çështje”, tha Basha.
Basha foli edhe për zgjatjen e mandatit të prokurorëv dhe kreut të SPAK duke qenë dakord me një propozim të tillë.
"E para për mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS, është ndryshim i thjeshtë në kushtetutë. Nëse përdoret si vegël për llogari të PS është manovër e ulët. Ne i bëjmë propozime dhe i publikojmë dhe i çojmë në parlament. Në paketën që kemi çuar janë të gjitha propozimet që mbështesin SPAK. Dhe nëse kanë vullnet të ndryshojnë mandatin jemi të hapur, ky është një ndryshim mekanik kushtetues. Nëse duan ta përdorin si çengel për të tjera gjëra, atëherë derën e kanë të mbyllur", tha ai.
Basha e ka quajtur si atentat kundër reformës në drejtësi miratimin e amnistisë penale me votat e PD-së dhe mazhorancës. Basha tha se ky ishte një pazar për të siguruar mbijetesën.
“Atentat kundër reformës në drejtësi, për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që mbi interesat e shqiptarëve zgjedh gjithnjë interesat e veta. PD është distancuar nga ky veprim i turpshëm dhe sot është dita e në vazhdim, që çdo deputet që ka ngrit kartonin të distancohet nga ky akt i turpshëm, nga ky atentat kundër reformës në drejtësi. Heshtja e tyre i kompremton rëndë si pupacë të qeverisjes së Ramës.
Kjo është e rëndë për ata deputetë që ndodhen aty me mandat opozitar. Ky ka qenë një akt i menduar dhe planifikuar tinëzisht, pr.ligjin e parë pranuan që e kishin konsultuar me SPAK dhe institucionet e tjera, ky i dyti që u pazarua në mes të natës dhe u trafikua në mëngjes ishte i planifikuar. Bënë bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion, ndërkohë që nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit”, tha Basha.
Ulsi Manja dhe Agron Shehaj TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian &Ccedi...
Ulsi Manja TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, tha se një Kod i ri Penal ës...
Belind Këlliçi TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka dalë sot në...
Protesta e gazetarëve TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në rrjetet sociale dedi...
erion veliaj, artan hoxha TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" publikua shkresa zyrtare e vitit 2017, ku kryetari ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshte b...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të...
Rama Veliaj TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë ishte kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili u n...
belind kelliç TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka komentuar ditën e sotme thirrjen dhe paraqit...
agron shehaj, ulsi manja TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar në seancën e sotme plenare në Kuvend. Deputeti Ag...