Parashikimi i motit për sot, 21 korrik 2026
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
DashiJe në një pozicion tani që po të bën nervoz. Je si një zhytës në një platformë të lartë q&eum...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Nga Luçiano Boçi
PS në mënyrë të njëanëmshme dhe brutale po nxiton të mbyllë me shpejtësi një projekt të paralajmëruar dhe të parapërgatitur për shkrirjen e deri 10 Bashkive nën petkun decentralizimit, autonomisë financiare, funksionalitetit administrativ, demografisë.
Po përdoren të njëjtat justifikime që çuan në 2015 në 61 Bashki.
Bashkitë u pakësuan me idenë e decentralizimit financiar e kompetencave, efikasitetit e zhvillimit, e ruajtjes së popullsisë, por ajo që ndodhi ishte katastrofike.
Në shumë raste u largua shteti nga qytetari, shërbimet munguan ose u përkeqësuan dhe vendin e decentralizimit e zuri akoma më shumë centralizimi, ndërsa shpopullimi mori përmasa të frikshme.
Vazhdimi i së njëjtës logjikë nuk mund të japë rezultat tjetër. Po ndiqet e njëjta rrugë, dhe rezultati do jetë i njëjtë.
Bashkitë e mëdha do sjellin pasoja negative për atë që është thelbi i pushtetit lokal, funksionalitetin e territorit, shërbimin e përfaqësimin e qytetarit.
Por një reformë duhet të kishte në fokus llojin e bashkisë që i duhet qytetarit dhe jo numrin elektoral e politik të tyre.
Dhe ky lloj që ka brenda qëllimin e shërbimit çon domosdoshmërisht tek rritja e numrit të Bashkive.
Nisur nga realiteti i sotëm ka shumë arsye për të dalë në këtë konkluzion, por për koncizitet po parashtroj 10 prej tyre.
1. Qytetari është shumë larg bashkisë. Në disa zona duhen mbi 1-2 orë udhëtim për një shërbim administrativ.
2. Përfaqësimi demokratik është dobësuar. Më pak bashki do të thotë më pak kryetarë, më pak këshilla bashkiakë dhe më pak zë për komunitetet.
3. Shërbimet janë centralizuar. Investimet përqendrohen në qytetin qendër, ndërsa njësitë administrative mbeten periferike.
4. Territoret malore kanë humbur prioritetin. Administrimi nga larg nuk kupton gjithmonë nevojat lokale.
5. Identiteti historik dhe kulturor është zbehur. Qytete me histori administrative janë reduktuar në njësi periferike.
6. Konkurrenca mes bashkive është zvogëluar. Më shumë bashki krijojnë më shumë modele zhvillimi dhe garë për performancë.
7. Fondet mund të shpërndahen më drejt. Bashkitë më të vogla mund të financohen me formula objektive dhe jo vetëm sipas peshës politike.
8. Menaxhimi lokal bëhet më fleksibël. Vendimmarrja është më pranë problemeve reale.
9. BE promovon subsidiaritetin. Vendimet duhet të merren në nivelin më të afërt me qytetarin, jo domosdoshmërisht në njësinë më të madhe.
10. Reforma 2015 nuk e ndali shpopullimin. Premtimi se bashkitë më të mëdha do të sillnin zhvillim nuk u realizua. Në shumë zona emigracioni vazhdoi, ndërsa diferencat territoriale u thelluan.
Pra thjesht e saktë, nëse një bashki e vogël është ekonomikisht e qëndrueshme me mbështetje të plotë financiare nga shteti sipas një formule logjike e të ardhurat vendore, garanton shërbime themelore cilësore dhe përfaqësim real, atëherë ekzistenca e saj nuk është luks administrativ, por një instrument i demokracisë vendore.
Ndërsa një bashki e madhe që qeveris nga larg mund të jetë më e lirë në letër, por shumë më e kushtueshme për jetën e përditshme të banorëve.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reformën e re territoriale të ...
Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qenë më pak të dukshëm për amerikanët gjatë mandatit të dytë të Donal...
Gazetari Osman Stafa ka mbajtur një fjalim nga protesta masive qytetare në ditën e 49-të të saj, ku ka ngritur shqetësime për...
Ekonomistja Irena Beqiraj i është kundërpërgjigjur ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas reagimit të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, d...
Berisha, foli për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ndikimin e tyre në ekonominë familjare. Berisha deklaroi se PD do të prop...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të papranueshme he...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike të gjithë anëtarëve...
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës p...
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. Përmes nj&eum...