Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reformën e re territoriale të parashikuar nga PS, sipas të cilit parashikohet shkrirja e bashkive të Delvinës dhe Konispolit me Bashkinë e Sarandës.
Zhupa e cilëson këtë si një tjetër hap drejt centralizimit dhe shpopullimit të jugut, duke theksuar se nuk është reformë administrative, por heqje e përfaqësimit dhe e shërbimeve për qytetarët.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken si bashki. Mazhoranca që u hoqi institucionet dhe zhvillimin ekonomik, nuk ka të drejtë t’u heqë edhe emrin nga harta e Shqipërisë. Kjo nuk është reformë administrative. Kjo është politika e shpopullimit e kthyer në ligj.
Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë. Është centralizim. Është largim i shërbimeve nga qytetarët, dobësim i përfaqësimit lokal dhe braktisje e zonave që kanë nevojë për më shumë investime, jo për më pak zë.
Pasi u mbyllën institucionet, pasi u larguan zyrat shtetërore, pasi u hoqën shërbimet, pasi mijëra të rinj u detyruan të emigrojnë për mungesë mundësish, tani qeveria ka gjetur “zgjidhjen”: të heqë edhe statusin e bashkive për Delvinën dhe Konispolin.
Delvina dhe Konispoli nuk janë thjesht bashki në hartë. Janë pjesë e identitetit, historisë dhe trashëgimisë të Shqipërisë. Prandaj jemi kundër çdo plani për t’i shkrirë si bashki dhe për t’i bashkuar me Bashkinë e Sarandës.
Delvina është një nga qendrat më të vjetra historike të vendit, me një rol të rëndësishëm në historinë kombëtare, në arsimin, kulturën dhe jetën shpirtërore të Shqipërisë. Ajo ka qenë për shekuj një qendër administrative dhe ekonomike e krahinës, me tradita të spikatura patriotike dhe me një trashëgimi të pasur kulturore që nuk mund të reduktohet në një “nënnjësi” të një bashkie tjetër.
Konispoli është qyteti më jugor i Shqipërisë dhe një zonë me rëndësi të veçantë strategjike, kufitare, historike dhe kombëtare. Ai përfaqëson edhe traditat e Çamërisë, ruan një trashëgimi të jashtëzakonshme arkeologjike, kulturore dhe etnografike dhe ka nevoja specifike që kërkojnë vendimmarrje pranë qytetarëve, jo nga kilometra larg.
Ftoj çdo qytetarë të Delvinës dhe Konispolit ta kundërshtoj pavarësisht bindjeve palitike. I bëj thirrje deputetëve socialist të qarkut Vlorë të dalin kundër, mos votojnë dhe mos pranojnë këtë plan kundra qytetarëve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
18 Korrik23:06
Si projektet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për investime në pasuri të paluajtshme nxitën një revoltë në Shqipëri
Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qenë më pak të dukshëm për amerikanët gjatë mandatit të dytë të Donal...
POLITIKE
18 Korrik21:34
Gazetari Stafa ironizon qeverinë: Onkologjiku është spitali më kriminal i mundshëm. Mungojnë medikamentet
Gazetari Osman Stafa ka mbajtur një fjalim nga protesta masive qytetare në ditën e 49-të të saj, ku ka ngritur shqetësime për...
POLITIKE
18 Korrik17:48
'Nuk kam mllef për ty, kam keqardhje/ Beqiraj sfidon Ibrahimajn: Të kanë detyruar ta shkruash atë status, hajde në debat publik
Ekonomistja Irena Beqiraj i është kundërpërgjigjur ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas reagimit të ...
POLITIKE
18 Korrik16:40
Bardhi reagon pas raportit të KE: Ja çfarë duhet të bëjë SPAK
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, d...
POLITIKE
18 Korrik13:57
Bashkëbisedim me qytetarët - Berisha: Do propozojmë uljen e TVSH për shportën e ushqimeve në 5 përqind ose heqjen e saj
Berisha, foli për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ndikimin e tyre në ekonominë familjare. Berisha deklaroi se PD do të prop...
POLITIKE
18 Korrik13:05
Berisha: Rama nuk e dënon ministren e Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të papranueshme he...
POLITIKE
18 Korrik12:52
“Heroizëm epik”/ Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni dhe bëni gjithçka për suksesin e protestës qytetare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike të gjithë anëtarëve...
POLITIKE
18 Korrik10:16
BIRN: Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
Në raportin vjetor për Sundimin e Ligjit të publikuar të premten, Komisioni Europian theksoi se reagimet e ekzekutivit dhe shumicës p...
POLITIKE
17 Korrik23:22
Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Eurodeupeti gjerman: Deklarata të tilla nuk mund të injorohen, të shkarkohet nga detyra!
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. Përmes nj&eum...
POLITIKE
17 Korrik20:07
“Rama po ju merr qytetarëve habitatet”/ Lubonja: Flamingot simboli më i gjetur i revolucionit
Analisti Fatos Lubonja teksa ka marrë pjesë në protestën e 48 kundër qeverisë ka deklaruar se flamingot janë simbol i protest...