Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e FRPD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ekipi i kandidatëve të rinj është ekipi më i mirë, më fantastik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Sipas tij kurrë kryeqyteti nuk ka pasur një ekip me personalitete të reja dhe të spikatura.
"Të dashur të rinj dhe të reja të FRPD. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtë, por një përshëndetje të përzemërt për anëtarët e këtij forumi kudo që ndodhen sot, në Shqipëri dhe jashtë saj. Një përshëndetje të përzemërt drejtuesve të këtij forumi, z.Besart Xhaferri dhe Grigels Muçollari, dhe sh-drejtuesi i FRPD, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, z.Belind Këlliçi.
Pra se të nis fjalën time, kam nder dhe kënaqësi të ftoj, të bashkohen këtu ekipi i kandidatëve të rinj, i cili është ekipi më i mirë, më fantastik që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare.
Ndaj dhe ftoj, z. Adriatik Hoxha, z.Akil Kraja, z.Albi Jahelezi, z.Alis Narazani, znj.Andia Ulliri, znj. Armonela Marku, z.Arnold Kariqi, z.Aulon Kalaja, z.Aurel Markaj, z.Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Bledion Nallbati, Denisa Vati, Edison Doçi, Elda Hoti, Elmira Ndreveshaj, Elton Roshi, Elvira Peka, Erisa Xhixho, Fation Semanjaku, Fatmira Kola, Fidel Kreka, Gazment Bardhi, Genti Çela, Gentian Koçi, Gentian Ndoj, Gersa Rudha, Ilirjana Kuçana, Ina Zhupa, Ira Boja, Jola Hysaj, Jonathan Pano, Jorida Mazeliu, Klevis Balliu, Klodian Çapja, Kristiano Koçibelli, Lisandër Hoxha, Lorenca Hoxha, Maltin Dogani, Mario Runa, Matilda Qurku, Melisa Vuthaj, Nada Daullja, Ndrec Pjetri, Parid Mahmutaj, Pranvera Kurbalaj, Renato Kumuria, Rivelino Çuno, Romario Meminaj, Samena Malenaj, Senada Mehmeti, Shyqyri Myrtollari, Silvia Hasaj, Tedi Kopliku, Valbona Doko, Viola Kullolli, Xhulja Xheka.
Kurrë ky kryeqytet nuk ka patur, kurrë zgjedhjet parlamentare të përgjithshme në Shqipëri nuk kanë patur një ekip me personalitete të reja, të spikatura. Njerëz të shquar, të suksesit. Por atdhetarë të flaktë, patriotë të vërtetë, që kanë vendosur t’i përkuthojnë të gjitha energjitë e tyre një misioni të madh, një misioni shpëtimtar për Shqipërinë," tha Berisha.
Ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit janë të rëndësishme pasi vendimet tona transformojnë vende dhe kombe. Berisha më tej gjatë fjalës së tij preku momente nga historia e vendit tonë teksa foli për protestat studentore të vitit 1990.
"Të dashur miq, për të kuptuar rëndësinë e datës 11 maj për të ardhmen tuaj, unë këtë fjalë do ta nis me një histori thjesht personale. Jo para, pas moshës 40 vjeçare unë mora një vendim. Dhe dua t’ju them ju këtu se vendimi është arma më e fuqishme e njeriut. Jeta e njeriut në fund të fundit është një shumësi e vendimeve të tij. Shumë prej jush, kur mendojnë Sali Berishën, në mend iu vjen Sali Berisha politikan. Shumë prej jush mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë Sali Berishën me bluzën e bardhë të mjekut, apo Sali Berishën me stetoskop.
Por e vërteta është se, më shumë se gjysma e jetës sime ka kaluar si mjek dhe kjo, pra, një periudhë 40 e sa vjeçare. Karrierën politike unë nuk e nisa në moshën e re, e nisa pas të 40-tave. Por si ndodhi ky transformim. Ky ndodhi vetëm nga një vendim. Kaq e thjesht. Një vendim miqtë e mi. Vendimi erdhi pak vite para se të nisja karrierën time politike. Dhe ky vendim i shte që t’i dilja kundër diktaturës komuniste. Një vendim jo i lehtë për kohën, sepse siç thashë, kisha një karrierë për kohën, isha familjar. Ata që kanë jetuar ato vite e dinë se ky vendim mund të ishte një vendim fatal. Por, ai vendim, një vendim i vetëm ndryshoi çdo gjë.
Sepse, e vërteta është se ky vendim, jo vetëm transformoi jetën time në moshën 46 vjeçare, por preku dhe shumë e shumë jetë të tjera dhe në një farë mënyre ndikoi edhe në fatin e Shqipërisë.
Po të mos ishte për këtë vendim, unë sot ndoshta nuk do isha sot midis jush, por do isha një mjek me karrierë të arrirë. Po të mos ishte për këtë vendim, po të mos ishte vendimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që në dhjetor të vitit 1990 dolën si heronj të vërtetë, u ngritën si Sfinksi, nga hiri i një diktature, dhe u përballën në rrugët dhe sheshet e këtij kryeqyteti me falangat e diktaturës më të egër. Përsëri, pa ata ndofta, historia jonë do të ishte tjetër. Pra, vendimet transformojë fate. Vendimet, transformojnë kohërat. Transformojnë vendet, transformojnë kombet," shtoi ai.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një aktiviteti në shkollën "Besnik Sykja" në kryeqytet se brenda kë...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme gjatë një aktiviteti në shkollën "...
ilir beqaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen "SASPAC" dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shë...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një postim të publikuar n...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë për...
TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, ku ka kërkuar informacion ...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Kërkesa...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kometues i shkr...
TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur sot punën për monitorimin e procesit të zgjedhjeve në vend. Gjatë një d...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se për çështje javësh do të jetë gati një tjetë...