Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen "SASPAC" dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personat e tjerë të pandehur. Në njoftimin e SPAK janë zbardhur edhe akuzat që rëndojnë ndaj secilit prej të pandehurve.
Personat e pandehur janë, Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Gazmend Haxhia, Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k , Alfred Nikolla, Elton Marini, Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Marinela Jazoj, Mira Topçiu.
Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë); “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 3 herë.
Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:
14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve
Prokuroria e Posaçme njofton gjithashtu se hetimet po vazhdojnë për fakte të tjera penale të rezultuara gjatë këtij procedimi penal.
NJOFTIMI I SPAK:
Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.
Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143/3 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë, parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal e kryer 3 herë.
Ermal Kurtulaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, (8 herë); “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit të Procedurës Penale, kryer 9 herë; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, i parashikuar nga nenet 143/3 e 25 të Kodit Penal, (2 herë); “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim (3 herë), parashikuar nga nenet 143/2 të Kodit Penal.
Gazmend Haxhia – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrim me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Personi juridik shoqëria tregtare “Landways International” sh.p.k – Akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal si dhe“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Alfred Nikolla – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrimit me pasojë të rënda”, kryer në bashkëpunim, i parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 I Kodit Penal.
Elton Marini – I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimit” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 I Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k – Akuzuar për veprave penale; “Mashtrim” me pasojë të rënda, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe “Mashtrim”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal, si dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 186/2 I Kodit Penal.
Bjona Ziaj – E akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Bledar Leka – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Mashtrim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikim i dokumentave”, i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
Marinela Jazoj – E akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendor”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Mira Topçiu – E akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumentave” , e kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë (8 herë), parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
1. Përgjatë hetimeve të kryera, provohet se i pandehuri, Ilir Beqaj*, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k.
I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022.
Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues, përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”.
Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni.
Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.
Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.
2. I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.
Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:
14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve
Shënim për gazetarët:
a. *I pandehuri Ilir Beqaj në vitet 2014-2017 ka ushtruar funksionet; Ministër i Shëndetësisë; në shtator të vitit 2017-2021, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas në vitin 2022 është emëruar në pozicionin e Drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës njohur me emërtimin “SASPAC”.
b. Hetimet po vazhdojnë për fakte të tjera penale të rezultuara gjatë këtij procedimi penal.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një postim të publikuar n...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë për...
TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, ku ka kërkuar informacion ...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”. Kërkesa...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një kometues i shkr...
TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur sot punën për monitorimin e procesit të zgjedhjeve në vend. Gjatë një d...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se për çështje javësh do të jetë gati një tjetë...
TIRANË- Drejtuesi i misionit të OSBE/ODIHR Lamberto Zannier është pyetur nëse do të ketë në fokus dhe &ccedi...
SHBA- Themeluesi dhe CEO i HarrisX, Dritan Nesho diskutoi një sondazh të ri të Harvard CAPS/Harris që tregon se presidenti amerikan Donald...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e par&eu...