POLITIKE

"11 milionë euro për një farsë!" PD: Kontrata me DHL u shkel, nënkontraktorët operuan në kundërshtim me ligjin, KQZ dhe Celibashi përgjegjës për dështimin

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 12:14

"11 milionë euro për një farsë!" PD: Kontrata me

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë për shtyp sot ku tha se kontrata me DHL u shkel dhe se nënkontraktorët operuan në kundërshtim me ligjin. Vangjeli tha se përveç dështimit të procesit që solli si pasojë këtë farsë elektorale, sipas saj, KQZ është përgjegjëse për shkeljen e LPP neni 122/1, VKM nr.285/2021për miratimin e rregullave të prokurimit publik neni 73/1, neni 89 pika 2 dhe 4, neni 107, dhe shkeljen e vetë kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 të lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk zbatimi i të cilës u kushton shqiptarëve 11 milion euro me tvsh por që dështoi me sukses. Ajo shtoi se PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë.

DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI


Në datën 7 Prill 2025, APP ka publikuar në buletinin e saj nr.16, të dhënat lidhur me procedurën e prokurimit me negocim pa shpallje zhvilluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me objekt: "Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit" me vlerë 11 milion euro me tvsh të cilat shkojnë për DHL International Albania.

Ndalemi te kushtet e kontratës të paracaktuara nga KQZ.

Qartësisht KQZ vetë ka deklaruar se DHL International Albania nuk do të lejohet të nënkontraktojë subjekte të tjerë dhe as subjekte mbështetës në zbatimin e kësaj kontrate.

Tani shkojmë te postimet e Talulant Ballës por jo vetëm në rrjetin e tij FB dt 2 Maj 2025 ku shkruhet:

NESËR ZYRAT E DHL, SPEEDEX dhe COURIER JANË TË HAPURA NË GJITHË GREQINË

Në Greqi shumica e pikave të shërbimit të DHL dhe nënkontraktorët do të jenë të hapura.

Zarfi mund të dorëzohet në një pikë shërbimi të DHL, Courier Center ose Speedex, ose mund të organizoni marrjen nga banesa.

Sa i përket kompanisë ACS, kjo kompani pranon vetëm dërgesa për disa zona të largëta. Lutemi, dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center, që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri.

Pra përveç DHL , Taulant Balla njofton emrat e 3 nënkontraktorëve Speedex, Courier Center dhe kompania ACS Courier.

Të dhënat zyrtare sipas dokumentave të prokurimit dhe vetë kontratës së nënshkruar ndërmjet palëve njoftojnë dhe lejojnë vetëm DHL si zbatues të saj.

Taulant Balla, Partia Socialiste dega Greqi, eksponentë e deputetë të PS madje vetë Ambasada e RSH në Greqi, nga i dinin këto të dhëna për nënkontraktorët dhe detaje të tjerë organizimi e kontaktet e tyre?

Për PS jemi të qartë por vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shkelur:

1. Kodin Zgjedhor neni 25/1:
KQZ nuk mund t’ja besonte sherbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative.

2. Në përputhje dhe në zbatim me Kodin Zgjedhor, vendimin e komisionit rregullator nr.13 datë 12.11.2024 për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit, në seksionin “Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor tek zgjedhësi”, përcakton qartë se:

2.1.Dokumentacioni zgjedhor i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale.
2.2 Dokumentacioni i dërgohet në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi.
2.3. Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.

Në këto kushte, z. Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe drejtues ekzekutiv i këtij institucioni, kishte detyrimin të sigurohej që:

* Kontrata e lidhur me operatorin e përzgjedhur (në këtë rast DHL) të ishte në përputhje të plotë me kriteret e sipërcituara ligjore dhe nënligjore;
• Të merrte masa imediate në momentin që lajmi se DHL po operonte me nënkontraktorë
* të monitoronte zbatimin e këtyre detyrimeve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale në çdo moment;
* të garantonte shpërndarjen individuale dhe të gjurmueshme të dokumentacionit tek çdo votues i regjistruar në Diasporë,
• Nisur nga infomacionet e marra nga votuesit në diasporë DHL nuk është siguruar për identitetin e marrësit me dokument identifikimi, por është mjaftuar me paraqitjen tek dera të një personi dhe ka lënë zarfat pa i kërkuar mjet identifikimi.
• Mënyra e zbatimi të kontratës nga DHL për të cilën z.Celibashi foli në konferencën për mediat dt. 22 Maj, jo tani, por duhet të ish monitoruar e ndjekur që në lidhjen e kontratës sipas planit të hartuar nga KQZ në zbatim të nenit 107 të VKM nr.285/2021.

4. Përveç dështimit të procesit që solli si pasojë këtë farsë elektorale KQZ është përgjegjëse për shkeljen e LPP neni 122/1, VKM nr.285/2021për miratimin e rregullave të prokurimit publik neni 73/1 , neni 89 pika 2 dhe 4, neni 107, dhe shkeljen e vetë kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 të lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk zbatimi i të cilës u kushton shqiptarëve 11 milion euro me tvsh por që dështoi me sukses.

Prandaj PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë