Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë. Rama e cilësoi Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili u mbajt në vendin tonë më 16 maj si diçka të paparashikueshme.
Në intervistë ai tha se është duke u punuar për projektin me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e kabllove nënujore të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të prodhohet në vendin tonë.
Sa i takon Bashkimit Europian, Rama tha se një nga problemet që sheh te Unioni është vështirësia për të dal me një vendim. Sipas tij, BE duhet që të mendojë tu bëjë ballë fuqive që po dalin në pah. Gjithashtu i pyetur nëse i pëlqen krahasimi i Shqipërisë me një “Zvicër të re”, ai u shpreh se vendin e sheh më shumë si një “Itali të re”.
Edi Rama: Para së gjithash, ajo që dua të them është se ajo që ndodhi në Tiranë, ishte e paimagjinueshme deri jo shumë kohë më parë dhe dua shumë t’ju falënderoj juve dhe institucionin tuaj për këtë mundësi të jashtëzakonshme. U habita shumë kur dëgjova nga z. Ramayan se kjo është hera e parë për ju në Europë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur çështjes tejet thelbësore të bashkimit të forcave midis sektorit publik e privat, dhe tamam në këto lloj vendtakimesh ku njerëzit, të cilët vijnë nga terreni ku ndodh gjithçka, mund të ndërveprojnë, të ngrenë pyetje, të marrin përgjigje, madje edhe më shumë se kaq, të vihen në kontakt me njëri-tjetrin.
Meqë ra fjala, patëm rastin të kishim Presidentin francez këtu dhe kur po ikte, shkëmbeu kontakte me tri persona. Njëri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor përmes Inteligjencës Artificiale, punonte në Londër. Dhe Presidenti e pyeti: ‘Pse në Londër?’ Duhet të vish në Paris. Më jep kontaktin tënd. Do të telefonoj’. Pra është e jashtëzakonshme dhe absolutisht mahnitëse.
Richard Attias: Kur më pyesin për Shqipërinë, nuk e di nëse të pëlqen krahasimi, por unë mendoj se jeni Zvicra e re e Europës. Jeni fiks në qendër të Europës dhe nga pikëpamja gjeografike keni edhe shumë të drejtë të jeni në qendër për Europën. E dyta, kultura. Larmia e kulturave, larmia e besimeve fetare, një vend i paqtë, një vend tolerance. Pse keni qenë kaq të heshtur deri më sot? E gjithë bota po zbulon tashmë Shqipërinë, po zbulon Tiranën. 90% e delegatëve tanë janë habitur pozitivisht me zgjedhjen që bëmë dhe mendoj se është vetëm fillimi. Si prisni të jetë e ardhmja e Shqipërisë?
Edi Rama: Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrimë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, nëse do të bëheshim atëherë Shqipëria do të ishte e mërzitshme. Unë do preferoja një “Itali e re”, ku gjen mundësitë, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, e ushqimit, por ku nuk humbet buzëqeshjen. Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia, një mallkim ku për të qenë i sinqertë kemi pasur dhe kontributin tonë për shumë vite e shekuj. Ky vend me një territor shumë të vogël, vetëm 28 mijë kilometër katror, ku gjen dy dete, male, 9 lumenj, liqene, gjen nga një peizazh të ndryshëm për çdo kilometër, është vërtet një vend për t’u vizituar, një vend për të qëndruar, një vend për të investuar.
Edi Rama: Ne kemi shumë për të bërë politikisht dhe gjeografikisht për energjinë dhe ne po e bëjmë. Tani ne jemi të angazhuar në një projekt më të madh me Italinë, që lidh Shqipërinë me Italinë. Ka kompani franceze që kanë ardhur për të ndërtuar për energjinë diellore. Aktualisht kemi ngritur parkun e parë teknologjikë, ndaj ka shumë kompani të huaja që vijnë këtu. Pastaj edhe në shërbim jemi mirë, por turizmi energjia dhe novacioni janë 3 nga drejtimet ku mund të bëjmë shumë më tepër.
Edi Rama: Një nga problemet që shoh tek BE është vështirësia për të dalë me një vendim. Sepse ka shumë doktor për shumë pacient që haen me njëri tjetrin për të gjetur diagnozën. BE duhet që të mendoj se tu bëjë ballë fuqive që po dalin në pah.
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhjeve që t’...
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i shkojë deri n...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, n...
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj Ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të manipulimit të votave...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet ...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme që PD-ja pas luftës për paraqitjen ndërkomb...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Elvis Doçi apo Poja ishte pajisur me leje për nd&eum...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimi futi n&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale. Në një...