
TIRANE- Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi dy kërkesa ankimore të bëra njëra nga Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe tjetra nga Partinë Aleanca Progresiste LZHK. Ato kundërshtonin rezultatin e nxjerrë nga KZAZ-ja për Këshillin Bashkiak duke kërkuar hapjen e kutive dhe rinuëmrimin e votave.
KAS i pranoi provat dhe vendosi të hapë kutitë.
Në kutinë e parë, Partia Republikane kishte dalë me zero vota, por u gjetën 64 vota të vlefshme. Ndërsa PDIU që kishte marrë 64 vota nga KZAZ, nuk iu gjet asnjë e vlefshme.
Në kutinë e dytë, PD nga 3 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën vetëm 2 vota të vlefshme, FRD nga 7 vota iu gjetën vetëm 3 vota, ALD-së nga 51 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën 52 vota, PSD-së nga 83 vota të miratuara nga KZAZ, iu gjetën 82 vota.
Në kutinë e tretë nga 21 vota të pavlefshme të miratuara nga KZAZ, u gjetën 22 të tilla ndërsa PSD-ja që kishte dalë me 190 vota iu gjetën vetëm 118 vota.
Në kutinë e katërt nuk kishte ndryshime ndërsa në kutinë e pestë, PSD-ja që kishte marrë 15 vota iu gjetën vetëm 14, PD-së nga 70 vota iu gjetën 71 vota.
KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për këshillin e bashkisë Pukë sipas gjetjeve të dala nga këqyrja e fletëve të votimit të bërë nga KAS. KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë për të rezultatin e zgjedhjeve për këshillin bashkiak në Përmet.
kas puke zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Maj09:15
Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në Selinë e Partisë Socialiste
TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover pritet që ditën e sotme të takojë kryeministrin E...
POLITIKE
24 Maj19:43
“Duhet pastruar politika”, Non Gratat? Senatorët amerikanë: Nuk komentojmë çështje që janë nën hetim
Të pyetur për çështjet e “non grata”-ve, ata u shprehën se pastrimi i politikës nga elementët korruptiv ë...
POLITIKE
24 Maj13:16
Nuk ka më dilema, rikthehet Lulzim Basha! Pasdite nis takimet me të rinjtë në Tiranë, pritet tur në gjithë Shqipërinë
TIRANË- 21 mars 2022 ishte dita e fundit kur ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pa në selinë blu, por edhe më rrall&...
POLITIKE
24 Maj10:00
Begaj vizitë zyrtare në Itali, takim me Mattarellën dhe komunitetin arbëresh
Me ftesë të Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë n...
POLITIKE
23 Maj23:00
Senatorët amerikanë Murphy dhe Peters takime në Tiranë
Senatorët amerikanë Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së dhe se...
POLITIKE
23 Maj10:20
Dosja Beleri/ Shpëtim Idrizi lë studion pas përplasjeve me Panajot Barkën: Më dil përballë, ose pusho! Nuk jam niveli yt
TIRANË- Pas debateve të ashpra për dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kreu i ...
POLITIKE
22 Maj20:46
Fredi Beleri lihet në burg/ Himariotët organizojnë protestë para ambasadës shqiptare në Athinë
Unioni i gazetarëve ka organizuar një protestë ditën e nesërme, kundër vendimit që është marrë për krye...