
TIRANË- 21 mars 2022 ishte dita e fundit kur ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pa në selinë blu, por edhe më rrallë u duk në Kuvend. Pas dorëheqjes nga kryesimi i partisë më të madhe opozitare në vend, Basha nuk u 'duk' më në politikën aktive, madje as në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Por pas dështimit të të 2 PD-ve në zgjedhjet e fundit, duket se Lulzim Basha nis sot pasdite rikthimin në politikë. Ai do të zhvillojë një takim me të rinj në një hotel të kryeqytetit. Takimi do të mbahet në orën 16.30. Kjo lëvizje e paralajmëruar vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit, dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt si kreu i Komanduar i PD-së zyrtare dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Kreun e grupit e mban tashmë Gazment Bardhi.
Por duket se Basha nuk do të ndalet me kaq dhe do të nisë dhe një tur në të gjithë vendin. Ndërkohë, nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se do të mbledhë grupin e tij parlamentar, takim që do të nisë në orën 13:00; një takim të ngjashëm me "deputetët e tij" do të mbajë paralelisht edhe Gazment Bardhi. Megjithatë ende nuk dihet se cili do të jetë përfundimi i këtyre mbledhjeve, pasi të dy palët duan bashkim, por me kushte. Berisha nuk do Alibeajn dhe Bashën në PD, ndërsa deputetët e tjerë duan largimin e Berishës nga selia blu.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Maj10:00
Begaj vizitë zyrtare në Itali, takim me Mattarellën dhe komunitetin arbëresh
Me ftesë të Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë n...
POLITIKE
23 Maj23:00
Senatorët amerikanë Murphy dhe Peters takime në Tiranë
Senatorët amerikanë Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së dhe se...
POLITIKE
23 Maj10:20
Dosja Beleri/ Shpëtim Idrizi lë studion pas përplasjeve me Panajot Barkën: Më dil përballë, ose pusho! Nuk jam niveli yt
TIRANË- Pas debateve të ashpra për dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, kreu i ...
POLITIKE
22 Maj20:46
Fredi Beleri lihet në burg/ Himariotët organizojnë protestë para ambasadës shqiptare në Athinë
Unioni i gazetarëve ka organizuar një protestë ditën e nesërme, kundër vendimit që është marrë për krye...
POLITIKE
22 Maj17:15
Dendias takohet me Xhaçkën në Bruksel, kryediplomati grek ngre çështjen e arrestimit të Fredi Belerit
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar sot në Bruksel me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka.
Siç njofton e...
POLITIKE
22 Maj12:14
Padi elektorale? Veliaj nuk paraqitet për të tretën herë në gjyqin me gazetarin Bledian Koka
TIRANE- Në kulmin e fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj paditi përshpifje gazetarin Bledian Koka, pas denon...
POLITIKE
21 Maj17:23
8 muaj protesta kundër qeverisë për pronat, banorët e Bërxullës votuan masivisht PS
Prej tetë muajsh banorët e Bërxullës protestojnë pranë pronave të tyre kundër projektit të rrugës Thuman&eum...