Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në Konferencën për Bashkëpunimin në Luftën e Trafikimit të Paligjshëm të Drogave “Drogat Sintetike dhe Devijimi i Kanabisit në Europën Juglindore”, ka theksuar se vdekjet nga drogat sintetike në Shtetet e Bashkuara shkaktohen kryesisht nga fentanili.
Në postimin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në rrjetet sociale, theksohet se që nga viti 2021, mbi një çerek milioni amerikanë kanë vdekur nga kjo drogë vdekjeprurëse.
“Administrata Trump e ka përballur këtë sfidë drejtpërdrejt, duke ndërmarrë veprime vendimtare që kanë ulur vdekjet nga mbidoza me 35 për qind. Presidenti Trump u ka shpallur luftë shitësve, kontrabandistëve dhe trafikantëve të këtyre drogave të rrezikshme dhe po ndërmerr hapa agresivë për të siguruar kufijtë tanë dhe për të luftuar trafikimin e drogës”, është shprehur ajo.
Fjala e plotë e VanHorn:
Faleminderit shumë, Darko,për atë prezantim të ngrohtë dhe faleminderit Ambasador Tarran, i dashur Michel, është gjithmonë kënaqësi të shfaqem pranë jush. Drejtorë Keta,
Z. Nallbati, Z. Mara dhe të ftuar, më lejoni t’ju falënderoj gjithashtu të gjithëve që gjetët kohë përmes punëve tuaja shumë të rëndësishme për t’u mbledhur këtu për këto dy ditë për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer ide, për të identifikuar sfidat që të gjithë ne ndajmë dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për t’i kapërcyer ato.
Dua të falënderoj gjithashtu kolegët e mi në Departamentin e Drejtësisë dhe programin ICITAP, si dhe Byronë e Departamentit të Shtetit për organizimin e kësaj konference së bashku me partnerët tanë të mrekullueshëm të OSBE-së, me qëllim adresimin e trafikimit të drogës. Jam e nderuar që bashkohem përsëri me ju në këtë rast.
Gjatë dy ditëve të ardhshme ju do të diskutoni kërcënimin e opioideve sintetike. Nuk ka temë më kritike për Shtetet e Bashkuara, sesa kjo.
Këto droga janë vrasësi numër një i amerikanëve midis moshave 18 dhe 45 vjeç dhe janë lidhur me mbi 70,000 vdekje vetëm në vitin 2023.
Vdekjet nga opioidet në Shtetet e Bashkuara shkaktohen kryesisht nga fentanili. Që nga viti 2021, mbi një çerek milioni amerikanë kanë vdekur nga kjo drogë vdekjeprurëse.
Administrata Trump e ka përballur këtë sfidë drejtpërdrejt, duke ndërmarrë veprime vendimtare që kanë ulur vdekjet nga mbidoza me 35 për qind.
Presidenti Trump u ka shpallur luftë shitësve, kontrabandistëve dhe trafikantëve të këtyre drogave të rrezikshme dhe po ndërmerr hapa agresivë për të siguruar kufijtë tanë dhe për të luftuar trafikimin e drogës. Ai i përcaktoi zyrtarisht disa nga kartelet më të mëdha që prodhojnë dhe trafikojnë këto droga si organizata terroriste të huaja, sikurse ato janë.
Toleranca në të shkuarën ndaj kriminelëve të tillë është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara arritën në pikën aktuale të ballafaqimit me këto sfida të fentanilit. Presidenti Trump gjithashtu e përcaktoi fentanilin si armë të shkatërrimit në masë, duke siguruar që qeveria jonë të jetë, citoj: “e fokusuar, e bashkërenduar dhe e mobilizuar për t’u përballur me fentanilin si armë kimike vdekjeprurëse, sikurse është.”
Ai e lidhi politikën tonë tregtare me kontrollin e drogës dhe përdori një gamë të gjerë mjetesh për të detyruar vendet të sigurojnë kufijtë e tyre dhe zinxhirët e furnizimit me kimikate.
Ndërsa këto përpjekje po sjellin sukses, duhet të mbetemi vigjilentë dhe të qëndrojmë një hap përpara trafikantëve të drogës.
Realiteti i ashpër është se gjenerata e ardhshme e opioideve sintetike janë më vdekjeprurëse se fentanili, më të lira dhe më të lehta për t’u prodhuar – dhe gjenden tashmë në komunitetet tona.
Një sfidë kryesore është krijimi i bashkëpunimit të nevojshëm ndërkombëtar për të hetuar dhe arrestuar narkotrafikantët, për të lokalizuar dhe sekuestruar ngarkesat e drogës, për të ndarë analizën e përbërjeve të reja të drogës dhe për të forcuar ndihmën e ndërsjellë ligjore.
Ne i vlerësojmë përpjekjet e OSBE-së në rajon për të fuqizuar kapacitet ligjzbatuese dhe të gjyqësorit për të hetuar, ndjekur penalisht dhe për të gjykuar rastet e trafikimit dhe krimit të organizuar.
Kjo konferencë është një hap vendimtar drejt përballimit të kësaj sfide.
Këtu ju mund të ndani përvojat, të diskutoni prirjet e trafikimit që po shihni dhe të ndërtoni lidhjet e nevojshme për të çmontuar sipërmarrjen kriminale globale të këtyre drogave të rrezikshme.
Faleminderit për guximin dhe angazhimin tuaj ndaj vendeve dhe qytetarëve tuaj. Besoj që kjo konferencë do të mprehë aftësitë tuaja dhe do të sigurojë mjete të reja në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës.
Faleminderit shumë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit u shpreh se projekti qeveritar ‘Por...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta në Kuvend lidhur me procesin e licencimit të bank...
Berisha: Ajo që po shfaqet në aeroportin e Vlorës. Nuk marr anën të asnjë pale, sepse janë institucione të tjera at...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita nuk do të pranojë që askush në parlament të qëndroj mbi kushtetut...
Nga Ilir Meta Të nderuar Gjykatës dhe Prokurorë të Republikës së Shqipërisë! Duke ju uruar suksese në detyrë...
Është zbardhur drafti i ndryshimeve për Rregulloren e Kuvendit, që opozita dhe mazhoranca u dakordësuan një ditë më par&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë ditën e sotme një reagim, në lidhje me raportimet se Denio...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se udhëtimi i fundit i kryeministrit Rama me avion kushtoi 300 mijë...
Rikthehen tensionet në Maqedoninë e Veriut pas protestave të studentëve shqiptarë për të drejtën e provimit të ju...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka sulmuar ashpër Tel Avivin, lidhur me imazhet e ndara nga ...