Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË– Kryeministri Edi Rama hodhi sot një deklaratë të papritur, duke lënë të kuptohet se mund të mos garojë fare si deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Vendimin për veten time nuk e kam marrë ende plotësisht, mund të mos jem fare në listë, duke qenë deputet i të gjithëve, për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt”, tha Rama.
Një deklaratë që gjeti të papërgatitura mediat, të cilat pak çaste më parë kishin raportuar se ai do të kryesonte listën e Tiranës. Kjo lëvizje befasuese e një kryeministri që ka mbajtur postin për 12 vite radhazi ngre pyetjen: Çfarë synon Rama me këtë vendim?
Përtej mesazhit të sigurisë që i dërgon Partisë Socialiste – duke lënë të kuptohet se fitorja është e garantuar – kjo lëvizje duket se paralajmëron tre skenarë të mundshëm për të ardhmen e tij politike.
Në historinë politike të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nisi si kryeministër, por me ndryshimet kushtetuese të vitit 2007, ai u bë presidenti i parë i zgjedhur nga populli në vitin 2014, duke e kthyer presidencën në qendrën e pushtetit.
A po kërkon edhe Rama një rrugë për të anashkaluar parlamentin? Nëse Partia Socialiste arrin një shumicë të fortë, ai mund të sigurojë 94 vota në Kuvend, numri i artë për ndryshimin e Kushtetutës, duke i hapur rrugë një reforme që do ta kthente presidencën në postin më të fuqishëm të vendit.
Në këtë skenar, fakti që ai nuk kandidon për deputet është një lëvizje e menduar mirë: për të shmangur çdo angazhim në Kuvend dhe për të ndërtuar një profil tjetër politik, atë të një lideri mbi partitë dhe mbi institucionet tradicionale. A është ky hapi i parë drejt një mandati presidencial të personalizuar?
2. Rama, kryeministër dhe kryetar Bashkie
Që pas arrestimit të Erion Veliajt, Rama ka marrë personalisht në dorë frerët e Bashkisë së Tiranës. Ai është parë shpesh në inspektime në terren, ndërsa hyrjet dhe daljet e tij në Bashkinë e Tiranës janë shtuar ndjeshëm. A po rikthehet Rama si kryebashkiak i Tiranës, ndërsa mbetet kryeministër?
Një detaj që nuk duhet shpërfillur është vendimi i tij për t’i rikthyer Bashkisë së Tiranës kompetencën për dhënien e lejeve të ndërtimit, një fuqi që ia kishte hequr Veliajt në dhjetor të 2024. Ky ndryshim i papritur me një VKM të datës 19 shkurt 2025 tregon se ai po përgatitet për një rol më të drejtpërdrejtë në administrimin e Tiranës.
Nëse Rama fiton zgjedhjet, ai do të jetë kryeministri i mandatit të katërt, por ligji nuk e pengon të kandidojë edhe për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Një skenar i tillë do ta kthente Tiranën në një bastion personal, ku ai do të kishte kontroll të plotë mbi ekonominë dhe zhvillimin urban të kryeqytetit.
3. Një dalje pa humbje nga politika?
Skenari i tretë është më pak i mundshmi, por gjithsesi i vlefshëm për t’u analizuar. Nëse diçka shkon keq në këto zgjedhje dhe PS nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme për të qëndruar në pushtet, moskandidimi i Ramës si deputet do t’i jepte atij një dalje të butë nga politika, pa pasur nevojë të përballet me opozitën në Kuvend.
Duke mos garuar për deputet, ai shmang një skenar ku do të mbetej një lider i rrëzuar, i detyruar të dëgjonte rivalët e tij politikë nga opozita duke drejtuar qeverinë. Kjo do t’i jepte mundësinë të largohej pa zhurmë dhe pa humbje të mëdha imazhi.
Një lëvizje e ngjashme u pa në vitin 2011, kur ai refuzoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 2009-ës, duke u përgatitur për zgjedhjet lokale të Tiranës. Nëse historia përsëritet, moskandidimi këtë herë mund të jetë një strategji rezervë, nëse zgjedhjet nuk shkojnë sipas parashikimeve të tij.
Në politikë, asnjë lëvizje nuk është rastësore – e aq më pak kur bëhet fjalë për Edi Ramën. Refuzimi për të kandiduar si deputet mund të jetë një paralajmërim për një ambicie më të madhe, një shenjë kontrolli mbi Tiranën, ose një dalje strategjike nga skena politike nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit.
Në cilindo prej këtyre skenarëve, një gjë është e sigurt: Edi Rama nuk po largohet nga pushteti. Ai thjesht po e ridizenjon atë sipas rregullave të tij./Dosja.al
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Çështjeve Evropiane ka kaluar marrëveshja e Bankës Evropiane e In...
sali berisha TIRANË Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kry...
lili sula TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me skandalin e raportuar nga emisioni investigativ "Piranjat" te Universiteti i Sporteve në...
TIRANË- Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare është shtyr&eu...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa dit&e...
rama, bin zayed TIRANË- Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tir...
TIRANË- Seanca e sotme në GJKKO për çështjen "Buka" ndaj ish-zv.kryeministrin në arrati, Arben Ahmetaj është sh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-së është garancia e reformës në drejtësi. Rama shtoi se opozit...
gjkko TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimin e Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xox&...
ajola xoxa TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur ditën e sotme n&...