Kundër bashkimit me Tepelenën/ Banorët e Memaliajt dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Shkrimtari Ndriçim Kulla, gjatë fjalës së tij në 25-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ku u nderua me Çmimin “Kurajo dhe Intelektual”, u shpreh se situata politike në vend është në një moment kritik dhe bëri akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si një “narko-diktaturë”. Ai pretendoi se Kryeministri Edi Rama ndodhet në një fazë të vështirë, ku po negocion fatin e tij politik, ndërsa pasardhësit e ish-regjimit kanë instaluar një pushtet që ka përmbysur kulturën politike të krijuar pas viteve ’90.
Kulla theksoi se Partia Demokratike, në fillimet e saj, u mundësoi të drejta dhe fuqizim ekonomik e politik edhe atyre që sot sulmojnë lirinë dhe shtetin e së drejtës. Ai përdori një metaforë të fortë, duke e krahasuar kryeministrin me një “bixhozli që ka humbur dhe bën lëvizje të shpërqendruara”, dhe shtoi se qeveria është pranë rënies: “Ai nuk do shumë, do vetëm një të shtyrë dhe bie në greminë”.
Në përfundim, Kulla bëri një thirrje të qartë për veprim, duke inkurajuar Partinë Demokratike dhe mbështetësit e saj të organizojnë “protesta të fuqishme” dhe t’i japin atyre një “dimension më të madh radikaliteti”, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për dhunë. Mesazhi kryesor ishte që qytetarët duhet të bashkohen për të rikthyer dinjitetin dhe për të përmbysur atë që u cilësua si një “kastë e poshtër” në pushtet.
Fjala e tij:
Mirëmbrëma anëtarëve dhe të gjithëve të pranishëm. Doktor Berisha, mirëmbrëma. Është nder dhe kënaqësi njëkohësisht që jam i pranishëm në këtë aktivitet. Gjithmonë kam qenë pranë së djathtës, për shkak të prirjeve të mia, dhe në raste të veçanta e kam mbështetur kur i është bërë padrejtësi krahut të djathtë. Sot jemi të gjithë në festë. Madje mund të them se janë të gjithë shqiptarët në festë, ndonëse këtë e festojmë vetëm ne demokratët.
Por ishte pikërisht Partia Demokratike ajo që u bëri të mundur edhe atyre që sot sulmojnë lirinë dhe shtetin e së drejtës të fitonin shumë të drejta, të fuqizoheshin ekonomikisht e politikisht dhe sot të merrnin një rol tjetër. Fatkeqësisht, jemi në një moment shumë të vështirë, çka duhet ta pranojmë të gjithë. Ish- bijtë e baballarëve dhe nipërit e tyre kanë marrë sot një revansh dhe jo vetëm që kanë instaluar një regjim, të cilin e kam quajtur në librin tim “narko-diktatorial”, por janë të mbështetur nga një ideologji e ekstremit të djathtë, që rrezikon jo vetëm vende të vogla si Shqipëria, por edhe superfuqi si Shtetet e Bashkuara, me një plan ogurzi të globalizmit me dyer të hapura.
Sot të bësh opozitë nuk është e lehtë. Por nuk ka rrugë tjetër, sepse ky është një moment reflektimi. Duhet të kuptojmë se çfarë kemi humbur. Krijuam një kulturë politike që është përmbysur pothuajse tërësisht. Kemi një realitet krejt tjetër. Prandaj ky takim nuk është thjesht një festë për të parë njëri-tjetrin me buzëqeshje, por është një takim për t'u motivuar dhe për t’i dhënë kurajë njëri-tjetrit, ndërkohë që duhet të qëndrojmë fort dhe të bindim njerëzit që të bëhemi bashkë, për të përmbysur këtë diktaturë, ashtu siç u përmbys sistemi në fillim të viteve ’90.
Unë besoj se kryenarko-diktatori Edi Rama është në fazën e negocimit të fatit të tij. Nuk kam ndonjë informacion të brendshëm dhe nuk merrem me legjenda urbane; flas nga natyra ime investigative dhe studimore. Por intuita më krijon këtë përshtypje duke parë lëvizjet e tij, të çrregullta, që të kujtojnë një bixhozçi të dëshpëruar, një personazh të Dostojevskit që ka humbur gjithçka dhe bën lëvizje të shpërqendruara. Jam i bindur, jo vetëm sot por edhe tre-katër vjet më parë, se kjo ditë do të vinte. Ai nuk ka nevojë për shumë: ka nevojë për një shtytje të vogël dhe bie në greminë.
Por nuk duhet të presim që të tjerët të vijnë dhe të bëjnë reprisalje këtu. Ai do të japë llogari. Ne duhet të rikthejmë dinjitetin tonë si shqiptarë, të tregojmë se nuk jemi njerëz që shkelim me këmbë, por qytetarë që dimë t’u tregojmë vendin atyre që abuzojnë me pushtetin. Për këtë arsye, inkurajoj Partinë Demokratike të gjejë më shumë forcë për të organizuar protesta të fuqishme dhe t’u japë atyre një dimension më të madh radikaliteti natyrisht jo radikalitet me dhunë, por me mjetet e ligjshme dhe demokratike që kemi në dorë. Jemi në të drejtën tonë. Duhet t’ia ndërpresim rrugën kësaj kaste të korruptuar dhe të padenjë.
Partia Demokratike ka festuar 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet ku morën pjesë figura të njohura dhe anëtarë të saj. ...
Në seancën plenare të sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh me tone të forta kundër nismës së...
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është shoqëruar me pikëpyetje, jo vetëm p...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në emisionin “Task Force” në Syri TV, komentoi zgjedhjen e kreut të SPAK, Klodian Braho, duke e ci...
Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta është i burgosur padrejtësisht...
"Më vjen mirë që edhe kjo pikë nuk gjendjet mirë në koncesionet. Nuk do ketë instrument të dhënies kontrata koncesi...
Shkrimtari i njohur shqiptar, nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka dhënë deklarata gjatë një aktiviteti kulturor të zhvi...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka lëshuar të gjitha tentakulat, për të gra...
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër pas prishjes së marrëveshjes për Avokatin e Popullit, duke akuzuar mazhorancën për...