POLITIKE

‘4 kushte për të investuar në zonat e mbrojtyra’/ Berisha: Edi Rama e ka kthyer Zvërnecin si kopsht të tij

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 16:10
‘4 kushte për të investuar në zonat e mbrojtyra’/

“Edi Rama e ka kthyer Zvërnecin si kopsht të tij”. Kjo ishte deklarata e kreut të PD gjatë fjalës së tij ku reagoi për protestat kundër të qeverisë.

Berisha: Të dashur miq, ta kemi shumë të qartë një moment për ta mbyllur. Absolutisht. Një vend që ecën drejt Bashkimit Europian nuk mund të bëjë asnjë hap në kundërshtim me 'Natura 2000', me direktivën 'Natura 2000' dhe direktivat për habitatet dhe shpendët të Komisionit Europian.

Tani, gjithnjë po flas për peizazhet që janë zonat më pak të mbrojtura.

Janë të kategorisë së 5-të. Në qoftë se të lë mendja e kokës, dhe vendos, ti e çon vendin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, e cila në statut është gjykatë për vendet anëtare, por ka fuqi të padiskutueshme për vendet të cilat negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka fuqi dhe për vende që s'negociojnë fare për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka interesa të Bashkimit Europian dhe interesa europiane. Kështu që, ky që i ofron lagunën sikur e ka oborrin e Surrelit, Sulltan, Sulltan Surreli, ky është një mashtrues skandaloz sepse të jemi të qartë, rri dhe përmend Kamargën... Kamargën e viteve 70... Kamargën e viteve 1920. Ku jemi ne, jemi në vitin 2026. Ja u them unë, çfarë po bëjnë në Kamargë 20 vitet e fundit?

Strikt po meremetojnë shtëpitë e fshatarëve. Se janë aty, janë prej shekujsh aty, fshatra. Po i kthejnë për të pritur vizitorë.

Pra, për të investuar në një peizazh në qoftë se, së pari, do të plotësosh katër kushte. Katër kushte të fiksuara, të përcaktuara nga Komisioni Europian.

Kushti i parë: Appropriate Assessment. Vlerësimi i përshtatshëm.

Dhe pasi të bësh vlerësimin e përshtatshëm në qoftë se nuk del për të investuar, nuk investon dot.

Kushti i dytë: VMN, VSM. Vlerësimi i mjedisit, vlerësim strategjik i mjedisit.

Kushti i tretë: Rikompensimi i habitateve.

Kushti i katërt: Rivlerësimi i dëmit. Dhe kushti i habitateve. Pra e kuptoni se çfarë etapash duhet të ndjekësh. Dhe këto duhet të respektosh ligjin ndërkombëtar.

Dhe ligji ndërkombëtar është direktiva e Komisionit Europian. Dhe Kushtetuta e Shqipërisë thotë se marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi Kushtetutën, mbi ligjin kushtetues të vendit. Janë të detyrueshme. Janë të detyrueshme.

Cili do të hyjë dhe të lexojë vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për mjedisin, dhe do gjejë se çfarë ndëshkimesh, çfarë anulimesh u kanë bërë jo një, një sërë vendesh anëtare të Bashkimit Europian.

Po ky e ka marrë atë, Zvërnecin si pjesë të Sulltan, Sulltan Surrelit, si kopshtin e tij.

Një njeri që s'pyet për asnjë ligj, për asnjë gjë, me zero transparencë. Dhe krijon tani në vend një krizë të tillë, ndaj dhe duhet të ikë një minutë e më parë.

Ndaj dhe një herë, demokratë e demokratë, qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të mbështesni këtë protestë, e cila do të jetë shpëtimtare për Shqipërinë, shqiptarët, mjedisin, trashëgiminë kulturore, të ardhmen e tyre. Faleminderit.

Isha pak i gjatë, por desha të bëja dhe sqarimin për qëndrimet tona në raport me mjedisin.

Kemi bërë në Pogradec takim për liqenin. Pra ne nuk jemi parti ambientaliste, por në mënyrë absolute, ne kemi luftuar me vendosmërinë më të madhe për të mbrojtur parimet e drejta për mjedisin, për trashëgiminë kulturore dhe kushtetutën dhe detyrimet tona ndërkombëtare që janë të detyrueshme.

Nuk mund të thuash.

Në qoftë se ju kujtohet këtu, po jua rikujtoj, patëm para një jave një vizitor shumë të rëndësishëm, zotin Antonio Costa. Dhe zoti Antonio Costa që është Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, dëgjoi dy fjalë: Shqipëria dhe Zvërneci.

Dhe Zvërneci, sigurisht, është pasuri edhe shqiptare, edhe europiane. Nuk është pasuri e Sulltan Surrelit. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan