Zbardhet plagosja me thikë në Tiranë, identifikohet autori
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën ku do të shqyrtohet padia e tij k...
Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit P...
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi n&...

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, ditën e sotme u ndal te situata politike në vend, duke theksuar se opozita duhet të këmbëngulë me forcë për krijimin e një qeverie teknike si kusht i panegociueshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe të lira.
Duke u ndalur te përgjimet e publikuara së fundmi, deputeti demokrat i cilësoi ato si tronditëse dhe si provë të qartë të mënyrës se si funksionon kjo qeveri.
Cara përmendi drejtpërdrejt skandalin ku, sipas përgjimeve, numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku angazhohet për të çliruar 700 mijë euro fonde publike për një biznesmen, pas presioneve të ushtruara nga persona të lidhur me pushtetin.
Ai theksoi se në këto biseda del hapur logjika e qeverisë, ku paratë publike trajtohen si pronë private për t’u shpërndarë te media dhe për të ndërtuar propagandë, me qëllim final vjedhjen e zgjedhjeve.
Sipas Carës, ky skandal nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një sistemi të mirëorganizuar, ku krimi i organizuar, propaganda mediatike e financuar me para publike dhe manipulimi i zgjedhjeve funksionojnë si një trekëndësh në shërbim të pushtetit.
Ai nënvizoi se nuk mjafton goditja e disa emrave apo funksionarëve të veçantë, por duhet të shembet i gjithë mekanizmi i korrupsionit që mban peng demokracinë.
Deputeti i PD-së theksoi se opozita duhet të jetë e palëkundur në kërkesën për qeveri teknike, pasi çdo alternativë tjetër do të thotë riciklim i të njëjtës makineri që grabit votën e qytetarëve.
Deklarata e plotë:
"Unë mendoj që hapi i radhës së opozitës duhet të jetë këmbëngulmi me forcë për një qeveri teknike, sepse duhet patjetër që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, duhet që ta përgatisim me qeveri teknike.
Sepse nuk mund të bëjmë gabimin dhe të themi që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, se nuk do të ndryshojë gjë, sepse të gjithë elementët e shtetit janë pjesë ose mekanizëm i kësaj qeverie për të për të vjedhur zgjedhjet.
Pra, pikërisht, hap pas hapi, qytetarët duhet të kuptojnë që duhet të jemi të fortë që të kalojmë në qeveri teknike dhe më pas në zgjedhjet e parakohshme. Mos harrojmë, duhet të kapim një moment dhe këtu duhet të ndalemi. Këto përgjimet ka diçka të tmerrshme.
Aty thuhet, është një përgjim ku zonja Balluku angazhohet që të çlirojë 700 mijë euro për një biznesmen se kishte ndërhyrë mik Karlo Bollino, apo jo? E bëri presion Karlo. Dhe kjo i thotë drejtorit të rrugëve, thotë, çunat e tjerë kanë paguar nga xhepat e tyre për mediat, kurse ti më krijon probleme ku thjesht ke për të dhënë para publike. Më kupton?
Këto paranë publike e quajnë të vetën, kjo tregon gjithë filozofinë e kësaj qeverie.
Merr para publike, kalo tek media, bëj propagandë, vidh zgjedhjet. Ky është një, edhe bashkë me krimin e organizuar. Pra krim, vjedhje zgjedhore, propagandë media, ky është një trekëndësh që është në funksion të qeverisë.
Dhe pikërisht unë këtu kam dhe një thirrje dhe për SPAK-un. Nuk mundet të themi vetëm të godasim pikërisht këto elementët e kësaj qeverie të korruptuar, Balluku, drejtorët e me radhë, drejtoreshën e Nakshit e të gjitha.
Këtu duhet të futet gjithë, edhe mediat që kanë marrë para nga fondet publike, sepse ky është sistemi.
Pra ky trekëndësh nuk mund të goditet vetëm një pjesë e këtij ingranazhi të madh korrupsioni dhe krimi që vjedhin zgjedhjet. Jo, duhet goditur i tëri. Dhe në qoftë se do të bëhet kjo, atëherë do të themi që SPAK-u ka kryer detyrën.
Sepse në qoftë se ti godet vetëm një ingranazh, hoqe Ballukun dhe vure këtë tjetrin në atë detyrë, ingranazhi tjetër zëvendësohet dhe pastaj makineria vazhdon punon. Pra goditja duhet të bërë tërë sistemin.
Pra kjo është gjë për t'u ndalur dhe unë i m'shoj fort kësaj pike, që sistemi nuk goditet vetëm me një pjesë të ingranazhit. Sistemi goditet i tëri.".
Analisti, Fatos Lubonja, gjatë emisionit “Studio 24”, u shpreh se në Shqipëri prej kohësh qytetarët nuk ndjekin me besim ...
Mediat dhe agjencitë italiane të informacionit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë protestës së Partisë De...
Tirana u përfshi nga tensione të forta politike, pasi qindra protestues sulmuan me bomba molotov godinën e Kryeministrisë, duke kërku...
Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e AKSHI, duke deklaruar se ajo dëshmon jo vetëm vjedhjen e miliona eurove p&eu...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se qeveria ngritur një procedurë fiktive prokurimi që i ka ku...
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar dosjen voluminoze të SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKS...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ram&e...
Protestues në Tiranë hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama të hënën, duke k&...
Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për të marrë pjesë në protestën ...
Kryedemokrati Sali Berisha, në mbyllje të fjalës dhe protestës së mbrëmjes së sotme të opozitës, deklaroi se ky i...