Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, deputetja Jorida Tabaku, ka folur për një nga krizat më të mëdha që po përjeton Shqipëria sot: largimin masiv të të rinjve dhe rënien dramatike demografike.
Tabaku theksoi se në vetëm 13 vite numri i të rinjve është tkurrur me 45%, ndërsa 1 në 2 të rinj është larguar nga Shqipëria në kërkim të një jete më të ndershme dhe më meritokratike.
“Ëndrrat e një brezi që kërkoi ndryshimin dhe e arriti atë gati tre dekada e gjysmë më parë po shuhen dita-ditës,” u shpreh Tabaku, duke theksuar se një sistem i padrejtë dhe i kapur nga interesat e pakicës po e plak kombin me shpejtësi të frikshme.
Në këtë Ditë të Rinisë, mesazhi i saj është i qartë: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë, për një ekonomi të hapur, një arsim me standarde të larta dhe një treg pune që vlerëson aftësinë, jo lidhjet politike.
Postimi i plotë:
Për shumë vite, rinia ka qenë burimi i shpresës së këtij vendi dhe mundësia jonë më e madhe për të konkurruar me botën.
Por sot, ëndrrat e një brezi që kërkoi ndryshimin, dhe e arriti atë gati tre dekada e gjysmë më parë, po shuhen dita-ditës.
Një sistem i padrejtë po e plak kombin me shpejtësi dramatike.
Në vetëm 13 vite, të rinjtë janë tkurrur me 45%, ndërsa 1 në 2 të rinj ka braktisur vendin për të kërkuar një jetë më të ndershme diku tjetër.
Si pedagoge, e kam parë nga afër këtë plagë kombëtare. Shumë prej studentëve të mi janë larguar nga Shqipëria për shkak të mungesës së meritokracisë dhe mundësive. Vajza dhe djem të talentuar, që në çdo shoqëri normale do të ishin e ardhmja – këtu nuk gjejnë dot një derë të hapur.
Sepse ky sistem i ngritur në 12 vite nuk punon për ta.
Punon për t’i zëvendësuar.
Për t’i shtyrë drejt ikjes, duke u zëvendësuar me të pazotët, me të preferuarit e pushtetit, me klientët e korrupsionit.
Kemi një arsim të dështuar, një treg pune të mbyllur, një ekonomi të kapur, ku talenti nuk vlerësohet dhe ku suksesi nuk fitohet, por jepet.
Koha ka ardhur të ndryshojmë këtë sistem.
Të ndërtojmë një Shqipëri të ndershme, të hapur, të drejtë.
Një Shqipëri që i jep mundësi të rinjve dhe nuk i detyron të largohen.
Një Shqipëri ku secili ka shansin të shkelqejë me aftësitë e veta dhe jo me lidhjet e veta.
Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij, mbajtur në përkujtimin e Ditës së Rinisë tha se Edi Rama vjen nga regjimi komunist...
Në fjalën e tij, mbajtur në 'Qytet Studenti' për Ditën e Rinisë, kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje të r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në sheshin “Demokracia”, aty ku ndodhet busti i Azem Haj...
Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Qytetin Studenti ish-studenti i dhjetorit, Osman Stafa përkujtoi kontributin e qytetarëv...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri mbajti fjalim në qytetin studenti në nder të 8 dhjetorit, ditës kur studentët rrëzuan regji...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nderuar sot ish-deputetin Azem Hajdari, në kuadër të ditës së Rinisë. Nga Qyt...
Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protag...
Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit. Sipas n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi takimet e ish deputetit Ervin Salianjit, të cilat i cilësoi si “jash...
Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve, t’i bashkohen ‘8 Dhjetorit - Ditës së Rinis&...