Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Politico. Për kryeministrin, Evropa po e lë veten mënjanë çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë duke shmangur angazhimin e drejtpërdrejtë me Moskën.
“Mund të them se Evropa ka bërë një gabim të madh strategjik duke prerë çdo kanal me Rusinë. Evropa duhet të flasë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë me të gjithë.”
Sipas medias me fokus ne politiken globale, vërejtjet shkojnë kundër qasjes së zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me udhëheqësit rusë, përfshirë Presidentin Vladimir Putin, duke argumentuar se bisedime të tilla janë të pakuptimta nëse Moska është e vendosur të vazhdojë luftën e saj gjithsesi.
“Sa më shumë që e shtyjmë bisedën me Rusinë, aq më pak do të kemi të drejtë fjale në fund, sepse Rusia, sido që të përfundojë kjo luftë, Rusia nuk do të shkojë askund. Ne nuk kemi… asnjë lloj varësie nga Rusia… asnjë investim, asnjë gaz rus dhe gjëra të tjera ruse, kështu që mund ta them këtë.”
Në intervistë Rama thotë se mbështesim SHBA në luftën kundër regjimit iranian dhe se ishte i hapur për përdorimin e vendit tonë për kryerjen e operacioneve.
“Nuk është për ne të vendosim se si të veprojmë me Iranin në skenën globale, por është për ne të mbështesim çdo përpjekje për të dobësuar dhe ndoshta për të rrëzuar atë regjim. Do të lejonim ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria me kusht që Uashingtoni të siguronte mbrojtje ajrore, të cilën ne nuk e kemi në vend”.
Kryeministri përjashtoi deklaratat për shitjen e ishullit te Sazanit tek dhëndri i Trump por tha se është ne negociata, dhe marrëveshje nuk është mbyllur.
“Është e pabesueshme që edhe kanalet e mëdha, me reputacion të lartë në mbarë botën, flasin për një ishull që iu shit Jared Kushnerit. Nuk është e vërtetë… Nuk e di si ta çoj këtë në fund sepse nuk kemi bërë një marrëveshje me Jared Kushnerin. Po negociojmë një marrëveshje me Jared Kushnerin. Bisedimet kanë vazhduar që para mandatit të dytë të Trump, në një kohë kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë apo në burg. Por marrëveshja nuk duhet të pengojë në asnjë mënyrë përpjekjen e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, një proces në të cilin, së bashku me Malin e Zi, “ne jemi në krye. Do të doja që më në fund ta arrinim marrëveshjen, sepse nëse investimi i tyre do të realizohet, do të jetë një dhuratë e bukur… për t’i bërë Evropës për bukurinë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm”.
Jashtë vëmendjes në këtë interviste nuk u la as “ministrja e parë me inteligjencë artificiale” me emrin Diella. Rama I tha gazetareve se po e përgatisim atë për intervista të drejtpërdrejta, si dhe për “mbledhje qeveritare”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Prill21:51
Abilekaj: Qeveria ka ‘shuar’ pushtetin lokal dhe ka kthyer ekonominë në model mashtrimi e emigrimi
Një fenomen alarmant po ‘gërryen’ shoqërinë shqiptare, ku rreth 30 mijë të rinj janë të punësuar në...
POLITIKE
23 Prill21:45
Dosja “AKSHI”/ Xama: 40 mln euro, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK
Gazetarja Ola Xama, ka folur për sekuestrimin e pronave mbi 40 mln euro në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK për dosjen...
POLITIKE
23 Prill21:41
“Ka pasur negociata”, gazetarja zbulon “bombën” nga SPAK: Ergys Agasi mund të bëhet pentito
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se Ergys Agasi mund të zgjedhë të bashkëpunojë me drejtësinë si i penduar.
Ajo shpreh...
POLITIKE
23 Prill21:35
Hetimet për AKSHI-n, Lubonja: Kreu i bandës është Rama! Karçanajt nuk i numërohen pasuritë
Analisti Fatos Lubonja ka bërë deklarata të forta lidhur me sekuestrimet e fundit të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Kar&cce...
POLITIKE
23 Prill21:22
Deklaratat e Ramës për pasurinë e Mirlinda Karçanajt, ish-ministri: Kryeministër, ose je i keqinformuar, ose po gënjen
Ish-ministri i Brendshëm i PS-së në vitet 2002–2003 dhe ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka shpërthyer në kritika në l...
POLITIKE
23 Prill20:26
Berisha ngushëllime për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses: Humbëm një kolos të mendimit dhe letrave shqip
Lideri i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep ...
POLITIKE
23 Prill20:01
VIDEO-“Je i paturp fare”/ Tensione në Kuvend, përjashtohet deputeti i PD, ndërpritet seanca
Tensione ka pasur pak më parë në Kuvend.
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar t'i japë fjalën deputetit të PD Luç...
POLITIKE
23 Prill19:50
Bashkimi Europian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR
Në të njëjtën kohë kur qeveria e Malit të Zi hodhi në Bruksel një hap historik drejt anëtarësimit në Bash...
POLITIKE
23 Prill19:33
GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara
Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “t&...
POLITIKE
23 Prill19:20
Integrimi pezull, Rama thërret mbledhje të Grupit Parlamentar të PS
Edi Rama i rikthehet mbledhjeve të zgjeruara të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje që shpesh i ngjajnë edhe &ldquo...