Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Ish-ministri i Brendshëm i PS-së në vitet 2002–2003 dhe ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka shpërthyer në kritika në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të PS-së tha se ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, jetonte me qira dhe nuk kishte pasuri. Por nga hetimet e SPAK-ut rezultoi se Karçanaj zotëronte disa të tilla.
Luan Rama, shkruan se Rama ka gabuar dhe, sipas tij, ai nuk mund të japë një mendim personal, pasi është kryeministër i vendit.
Postimi i plotë:
Një pyetje dhe një problem:
A E GËNJYEN APO NA GËNJEU KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË?!
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë këmbëngulja (le ta quajmë naive, në sensin më pozitiv të fjalës) e Kryeministrit të Shqipërisë për t’u bërë garant apo dorëzan i pasurive të asaj zonje që ka qenë drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Them “asaj zonje që ka qenë”, sepse ajo zonjë nuk është më drejtoreshë. Tani ajo është e akuzuar nga SPAK-u. Tani ajo është marrë e pandehur si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal. Tani ajo është edhe në arrest shtëpie.
Megjithatë, edhe pse e akuzuar zyrtarisht nga SPAK-u, edhe pse e marrë e pandehur si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal dhe edhe pse në arrest shtëpie, Kryeministri i Shqipërisë zgjodhi t’i dalë në krah dhe të na thotë se gjithçka që ka bërë SPAK-u ndaj saj është kaq e padrejtë, sa ajo jo vetëm që është akuzuar kot, por e shkreta nuk paska as shtëpi të vetën dhe banoka në një shtëpi me qira.
Vërtet për t’ia qarë hallin!
Dhe kur këtë e thotë, as më shumë e as më pak, vetë Kryeministri i Shqipërisë, madje në mbledhjen e një trupe të zgjedhur deputetësh e ministrash që e dëgjonin gojëhapur dhe tërësisht të mahnitur, nuk ka si të mos e besosh.
Mirëpo historia nuk mbaron këtu.
Nga informacioni zyrtar i SPAK-ut, lidhur me konfiskimin e pasurive të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, mësojmë se ish-drejtoresha, për të cilën Kryeministri i Shqipërisë vuri duart në zjarr dhe tha se nuk kishte as shtëpi ku të fuste kokën dhe se banonte me qira, rezulton të ketë disa pasuri (apartamente në Tiranë e në bregdet, sipërfaqe me ullishte, disa llogari bankare etj.).
Këtu lind një pyetje:
A duhej Kryeministri i Shqipërisë të fliste dhe të merrte përsipër t’i thoshte opinionit publik nëse ajo zonjë kishte apo jo një shtëpi të vetën?
Sepse çështja nuk është më thjesht nëse ai është informuar gabim apo nëse ka zgjedhur të thotë diçka të pavërtetë. Çështja është tjetërkund.
Një Kryeministër nuk është komentues i lirë dhe as një qytetar i zakonshëm që ndan një mendim personal. Ai është Kryeministri i Shqipërisë.
Dhe si i tillë, çdo fjalë e tij ka peshë dhe vlerë institucionale.
Kur ai thotë se një person “nuk ka shtëpi” apo “jeton me qira”, ai nuk po shpreh thjesht një opinion. Ai po deklaron një fakt. Madje, po e deklaron atë me autoritetin e detyrës që mban.
Dhe këtu qëndron problemi i vërtetë.
Sepse në momentin që një çështje është në duart e drejtësisë, në hetim nga SPAK-u, çdo përpjekje për të “garantuar” publikisht për një individ, qoftë edhe në mënyrë retorike, krijon një përplasje të panevojshme dhe të rrezikshme.
Nga njëra anë kemi institucionin që heton dhe sekuestron pasuri. Nga ana tjetër kemi Kryeministrin e Shqipërisë që jep garanci publike për të kundërtën e asaj që thotë SPAK-u.
Në këtë pikë, publiku mbetet në një pozitë absurde: kujt duhet t’i besojë?
Dhe kjo është pasoja më e madhe.
Sepse edhe në rastin më të mirë, nëse Kryeministri është thjesht i keqinformuar, kemi një problem serioz me mënyrën se si ai informohet për çështje kaq të ndjeshme.
Por në rastin tjetër, nëse ai ka folur duke e ditur realitetin, atëherë kemi një problem edhe më të rëndë: përdorimin e autoritetit për të ndërtuar një “të vërtetë” të vetën që nuk përputhet me faktet.
Megjithatë, përtej këtyre dy skenarëve, mbetet një e vërtetë e thjeshtë:
Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të jetë garant i askujt përpara drejtësisë.
Sepse në momentin që e bën këtë, ai nuk po mbron më thjesht një individ. Ai po cenon kufirin që duhet të ekzistojë mes pushtetit politik dhe drejtësisë.
Dhe kur ky kufi preket e kalohet, dëmi nuk është më individual.
Është institucional.
Prandaj pyetja:
“A e gënjyen apo na gënjeu Kryeministri i Shqipërisë?” ka nevojë për përgjigje.
Por ndoshta kjo nuk është më pyetja më e rëndësishme.
Pyetja më e rëndësishme është:
Pse një kryeministër merr përsipër të flasë si garant për një çështje që duhet t’i përkasë vetëm drejtësisë?
Lideri i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep ...
Tensione ka pasur pak më parë në Kuvend. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka refuzuar t'i japë fjalën deputetit të PD Luç...
Në të njëjtën kohë kur qeveria e Malit të Zi hodhi në Bruksel një hap historik drejt anëtarësimit në Bash...
Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “t&...
Edi Rama i rikthehet mbledhjeve të zgjeruara të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbledhje që shpesh i ngjajnë edhe &ldquo...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje të forta mb...
Gazetari Bledian Koka deklaroi se narrativa e qeverisë ka rënë dhe se ministrat po përpiqen të justifikojnë çështje t&...
Ndërsa mbante fjalimin e tij në Kuvend ditën e sotme (23 prill) për problematikat, aktualitetin politik dhe projektligjet e propozuara, depu...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një seancë pyetje-përgjigje në Kuvend me ministrin e Financave, Petrit Malaj ka hedhur akuza nd...
Deputeti socialist Erion Braçe ka folur me tone të ashpra në lidhje me çmimet e naftës në vendin tonë. Nga foltorja e Kuv...