POLITIKE

A ia doli Rama të distancohet nga narkotrafiku?

Izmir Akulli Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 13:49
A ia doli Rama të distancohet nga narkotrafiku?
Edi Rama

Pas pjesës së parë të emisionit Report në televizionin publik italian RAI3, ku u nxorrën fakte të pamohueshme në lidhje me rolin që krimi i organizuar ka në vendin tonë, një tjetër aspekt u publikua mbrëmjen e kaluar. Por këtë herë në kryeqendër të emisionit ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili më para e quajti këtë emision kazan dhe faktet si gënjeshtra. Si për t'i bërë pritë këtij emisioni, Rama postoi një foto duke tentuar që të përqafoj gazetarin italian Giorgio Mottola, edhe pse në pjesën e parë e ofendoi dhe kritikoi atë. 

Fillimisht nga i gjithë emisioni i Report, u publikua një intervistë me ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj, tashmë të ndodhur në arrati, ku tregoi lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar. Ahmetaj tregoi qartësisht se në zyrën e Ramës, ndodhnin takimet e kryeministrit me eksponent të krimit, siç është rasti i Luftar Hysës. 

"Grupet kriminale fitojnë kontrata falë ndërmjetësve dhe pastrojnë para në Shqipëri përmes ndërtimit. Ata koordinohen me Edi Ramën. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias," tha Ahmetaj për RAI3. 

Ndërkohë që vetë Rama kur u vu përball kësaj fjalë theksoi se ish-krahu i tij i djathtë është nga ata njerëz që nuk duhen marrë për bazë. Sipas tij njerëzit si Ahmetaj, duhet që të mëshirohen.

"Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen," tha Rama. 

Rama është vënë me shpatulla pas murit dhe për ndërtimin e pakriterë të pallateve dhe veçanërisht të kullave në Tiranë. Por ai ka mohuar se këto ndërtesa janë bërë me para të pista, por sipas tij janë me paratë e emigrantëve shqiptarë në vende të ndryshme që po investojnë në Shqipëri  

"Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas 5 vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët," tha Rama.

Por kur gazetari i përmendi shifrat zyrtare, që 20% e banesave janë të pabanuara, Rama i quajti këto të dhëna të njëanshme edhe pse nuk pranoi që t'i jepte përgjigje pyetjes. 

"Jo, nuk është e vërtetë. Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër," tha Rama. 

Një tjetër moment që Rama 'humbi toruan' përballë gazetarit italian ishte përmendja e vëllait të tij Olsi Rama. Rama e konsideroi pjesën e investigimit italian si një ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt tjetër, ndërkohë që i kujtoi Giorgio Mottola-s, se ishte pjesë e shërbimit publik italian dhe jo një kanal shqiptar që bën si të dojë. Edhe pse emisioni Report në RAI3, ka bërë me qindra investigime dhe ka nxjerr në pah shumë padrejtësi e korrupsion deri më tani. 

"Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim," tha Rama.

Rama ka mohuar dhe favorizimin që i ka bërë ish-kryeministrit dhe ministrit aktual të qeverisë Meloni, Massimo D’Alema-n, për të ngritur një shoqëri lobimi në Shqipëri. Edhe pse e konsideroi D’Alema-n një nga mentorët e tij, Rama pretendoi se nuk ka biseduar asnjeherë për tregti me të, por vetëm për politikë edhe pse shoqëritë e lobimit zakonisht përdoren për favore nga politikanë.  

"E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për... Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu! Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku," tha Rama.

Teksa u pyet për takimin e Luftar Hysën, një nga përfaqësuesit e kartelit meksikan të drogës në Shqipëri, Rama e mohoi se e njihte, edhe pse fotot tregojnë të kundërtën. Më pas për të dalë nga situata, Rama tha se ai takon shumë njerëz e shumë shqiptarë që nuk e di se çfarë bëjnë në jetën e përditshme. 

"Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër. Pra, kjo është mënyra sesi bëhet një gazetari që bën pis, që bën pis." tha Rama.

Por kur gazetari i tha për anulimin e koncensionit që Qeveria Rama i ka dhënë Luftar Hysës, kryeministri theksoi se kjo është detyrë e shtetit dhe stukturave të posaçme dhe jo detyrë e tij. 

"Më fal, e para fare, unë as nuk jap, as nuk anuloj koncesione apo çfarëdo që të jetë. Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë," tha Rama.

Duke folur për njerëz të inkriminuar që ndodhen në qeverinë Rama, gazetari italian i përmendi Fatmir Xhafën, vëllai i të cilit është dënuar në Itali për trafik droge. Por sipas Ramës, duhet të jesh i pafytyrë që të thuash një gjë të tillë, edhe pse ka fakte për dënimin e vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm, apo dënimin e një tjetër ish-Ministri të Brendshëm të qeverisë Rama që është Saimir Tahiri.  

"Më fal, po që ti thuash këto gjëra duhet të jesh i pafytyrë. Unë nuk arrij dot ta imagjinoj sesi mundet shërbimi italian të tregojë këtë fytyrë… Pra, ato gjëra që po thoni janë të pakonceptueshme. “Shumë eksponentë” dhe pastaj flet për një ministër të Brendshëm, vite më parë dhe pastaj shton Fatmir Xhafën, njeriu i cili dha dorëheqjen në mënyrën më qytetare, jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë," tha Rama. 

Ndërkohë që vetë gazetari e ka vënë Ramën përballë një tjetër fakti ose bisedë mes grupeve kriminale, që e dinin se Taulant Balla do të merrte postin e Ministrit të Brendshëm, para se ky tranzicion të ndodhte. 

"Është ministri aktual i Brendshëm. Ka një bisedë midis dy krerëve të mafies, të cilët thonë: “E dimë kush do jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm dhe përmendin emrin e Taulant Ballës. Më falni," tha Mottola.

Rama u përball gjithashtu edhe me faktin se shefi i Interpolit Italian në Shqipëri në vitet 2014-2015 Fabrizio Lisi u gjend në mes të një skandali të madh, kur u zbulua se një fondacion i drejtuar prej tij në vendin tonë kishte marrë, rreth 30 mijë metra katrorë tokë në bregun e Vlorës, nga një i dyshuar si narko-trafikant, Artur Shehu. Në dëshminë e dhënë për emisionin “Report” gjeneral Lisi u pyet për mënyrën se si fondacioni “Luca dhe Marco Eftimiadhi” përfitoi tokën nga Shehu dhe ai tha se këtë të fundit ia kishte prezantuar Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Rama tha se Artur Shehu nuk rezulton i dënuar, ndërsa mohoi edhe se ka njohje personale me të.

"Mund edhe ta njihja, nuk është… por nuk më rezulton të jetë një person i dënuar, nuk më rezulton. I dërguar për gjykim është një gjë, i dënuar është gjë tjetër. E para kjo. E dyta, flisni për diçka që është e pavërtetë, sepse nuk ka pasur asnjë ndërveprim, asnjë ndërveprim, në rolin e avokatit, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave me këtë subjekt kur ishte avokat," tha Rama.

Deri në momentin para se të niste emisioni dhe intervista e tij për Report, Rama tha se nuk do të komentonte më dhe do ua linte në dorë të qytetarëve që të komentonin se çfarë ka thënë ai, apo faktet që ka paraqitur. Por gjatë gjithë intervistës, Rama jo vetëm që nuk dha shpjegime në lidhje me faktet që iu paraqitën, por dhe pyetjeve të gazetarit italian, iu përgjigj me gjysëm të vërteta dhe me fjalë fyese si i pafytyrë. Por jo vetëm kaq, pasi në të gjithë intervistën i kujtonte gazetarit se punonte për shërbimin publik italian dhe jo për një televizion periferik shqiptar./Dosja.al

edi rama giorgio mottola

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan