POLITIKE

Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për kazinotë e kartelit Sinaloa

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 23:39
Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa dhe duke e akuzuar SPAK-un për një "genocid" ndaj familjes së tij.

Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, i pyetur me licencën e dhënë për disa shtetas shqiptaro-meksikanë, të shpallur "non grata" nga Departamenti Amerikan i Thesarit për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave. “Sa kam qenë unë ministër i Financave nuk ka pasur liçenca kazino. Zero,” deklaroi ai, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri. “Pyesni Edi Ramën,” shtoi ai, duke kujtuar se kryeministri e ka sulmuar publikisht dhe ka paralajmëruar se do të përfundonte në duart e drejtësisë.

Në vijim, Ahmetaj drejtoi kritika të ashpra ndaj SPAK, duke pretenduar se ky institucion nuk ka kryer hetime të thelluara për pastrimin e parave nga organizatat kriminale. Sipas tij, në vend që të hetojë krimin e organizuar “nga A-ja te Zh-ja”, SPAK po kryen një “genocid kundër familjes” së tij. “E kanë menduar ndonjëherë këta kur shkojnë në shtëpi, që kanë shkatërruar jetë pa të drejtë?” pyeti ai, duke lënë të kuptohet se është duke u përndjekur padrejtësisht.

Debati mori një tjetër drejtim kur u soll në vëmendje një episod i ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli. U zbulua se kupola drejtuese e SPAK, përfshirë kreun Altin Dumani dhe Arben Kraja, ishin të pranishëm me familjet e tyre në tribunën VIP të stadiumit. Kjo ngriti pyetje mbi mënyrën se si prokurorët siguruan biletat e shtrenjta dhe mbi imazhin publik që përcjellin, duke u shfaqur të relaksuar dhe duke u argëtuar, ndërkohë që supozohet se janë në krye të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Në këtë kontekst, u hodh hipoteza se përndjekja ndaj Ahmetajt mund të jetë një reagim ndaj dëshmive të tij, të cilat duket se kanë “prishur rahatllëkun” e zyrtarëve të lartë. Sipas këtij arsyetimi, shfaqja publike e drejtuesve të SPAK-ut në evente luksoze dhe sulmet ndaj familjes së Ahmetajt janë dy anë të së njëjtës medalje: një sistem që godet këdo që i cenon rehatinë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?