POLITIKE

Arben Ahmetaj kërcënohet pas denoncimeve/ Flet për 3 telefonata misterioze dhe 82 milionë euro të zhdukura

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 21:42
Arben Ahmetaj kërcënohet pas denoncimeve/ Flet për 3 telefonata

Në ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon me Çim Peka, Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare, ndërsa bëri një llogari të detajuar sipas së cilës, në projektin e tunelit të Llogarasë janë zhdukur rreth 82 milionë euro.

I pyetur nëse është kërcënuar pas veprimeve të SPAK-ut, veçanërisht në lidhje me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku për aferën e Llogarasë, ai pohoi faktin. “E vërteta është që po,” u shpreh ai, duke shtuar se do t’i shtjellojë më gjerësisht këto kërcënime në të ardhmen për të mos devijuar vëmendjen nga çështjet kryesore. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.

Në vijim, Ahmetaj u përqendrua në atë që e cilësoi si një dëm kolosal financiar në tunelin e Llogarasë. Sipas tij, shuma prej 50 milionë eurosh përbën “fitim të pamerituar” për sekserët, duke qenë diferenca mes kostos reale të punimeve dhe shumës së paguar nga shteti. Përveç kësaj, ai shtoi se në projekt mungojnë dy ura, kostoja e të cilave arrin në 32 milionë euro.

Arben Ahmetaj: Gjyqin publik stil sikur të ishte gjyqi i Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djeg ë Rajshtagun. Është stil Gestapoje për të bërë gjyq popullor për shumë e shumë njerëz. Domethënë, në vend të drejtësisë ka statistikë dhe nuk ka rëndësi prova. Prova është zero, siç e thonë dhe ata, ne, më falni, të gjithë shqiptarët, ne nuk na rruhet të plasin kokën në gjykatë. Në gjykatë afërmendsh vendoset siç duan ata. Dhe gjyqi i bëhet armiqve siç e do kreu i organizatës në popull. Nuk është rasti im. Unë do ta çoj transparencën deri në fund. Është një lloj si puna e mundimshme, e pavlerë, e pabazuar për të më akuzuar për korrupsion, edhe nëse unë nuk kam firmosur, edhe nëse unë nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk ka pikë.

Para se të flas për kërcënimet, ne do t'i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s'ka rëndësi se s'dua të bëj sot devijim...

Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka...

Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.

Peka: Po ju në tetor s'keni dhënë intervistë. Në tetor është marrë e pandehur Balluku, kaq.

Ahmetaj: Nuk dua t'i lidh gjërat me asnjë gjë. Nëse janë të lidhura do dalin. E vërteta është që po, por nuk dua të devijoj lajmin. Më bëre pyetje. Po të them vetëm kaq, që ëh, në raport me të gjitha akuzat e mia, akuzat e mia nuk janë sot, se dëgjoj shumë pseudo-patronazhistë se ngatërroni patronazhistin politik me patronazhistin e bukës së gojës.

Patronazhistët e bukës së gojës futen dhe thonë, ky rri në Zvicër me paratë tona. Domethënë histori nga këto që të vjen për të vjellë. Kam bërë disa denoncime. Dhe SPAK-u duhet të merret se ku janë paratë. Ku janë paratë? Ore, më fal. Tek tuneli.

E dini se shumë, shumë njerëz ndalojnë dhe thonë, shiko ku janë 23 milionë euro, ku janë 50 milionë euro. Jo mo jo, ja po t'ju bëj një llogari fare të shkurtër.

50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania me shumën e harxhuar për tunelin. 140 me 190. 50 milionë kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. E para. E dyta, janë dy ura që mungojnë, të cilat kushtojnë 30 deri në 32 milionë, të dyja bashkë? Po. Që shkojnë 80 e 2 milionë. Dakord? Janë 82 milionë. Hap kllapë. Le të investigojnë këta që merren me mua, me familjen time dhe me pllakat e banjës. Le të investigojnë. Ku kanë shkuar? Pse s'janë bërë urat?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?