POLITIKE

"Ai që agresoi Albanën në parlament, porositës vrasjesh"/ Berisha: Dosja e Ballës është eliminuar me vendim gjykate

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 12:10
"Ai që agresoi Albanën në parlament, porositës

Sali Berisha mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku folur për situatën politike në Shqipëri dhe rolin e grave në politikë. Ai tha se deputetja demokrate Albana Vokshi është përballur me sulme të ndryshme politike dhe personale, duke akuzuar përfaqësues të mazhorancës për këto veprime.

Fuqizimi i grave në PD/ Berisha: Duhet më shumë përfaqësim në drejtim dhe qeverisje të ardhshme
Berisha e cilësoi situatën politike në vend si të vështirë për opozitën, duke thënë se hapësirat e saj janë të kufizuara.

Në fjalën e tij, ai kritikoi edhe kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur me qëndrime të ashpra ndaj grave në politikë dhe mënyrën e qeverisjes.

Berisha: Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju të pranishëm këtu, një falenderim dhe mirënjohje të thellë për fondacionin Jarl Hjalmarson, presidenten e këtij fondacioni, Eva Gustavson, mike e kahershme, e çmuar e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë. Të falenderoj shumë për praninë tuj këtu, por dhe për të gjithë ndihmën e çmuar që në 25-30 vitet e fundit Partia Moderata dhe Fondacioni Jarl Hjalmarson, i kanë dhënë Partisë Demokratike. Falenderoj me këtë rast dhe kryeministrin tuaj të nderuar, edhe të shpreh kënaqësinë time për sukseset e mëdha të qeverisjes së tij, z. Ulf Kristerson, i cili në kohëra jo të të të lehta ka drejtuar me sukses të madh vendin tuaj të rëndësishëm.

Dua të përshëndes praninë e zonjës Eva Doalova, si përfaqësuesja, presidente e rinisë të IDU-së. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë prania juaj këtu dhe falenderoj ju, falenderoj presidentin Harper, sekretaren e përgjithshme Tina, për mbështetjen që na keni dhënë dhe na jepni në kohëra jo të lehta për ne, si dhe zotin Filip Uthamar të partisë si motër suedeze. Falenderoj Albanën dhe të gjithë ju për temën që keni përzgjedhur. Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo kohë, por në kohërat më të vështira kjo merr dhe rëndësi më të madhe. Ne jetojmë, të dashur miq, në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën. Ne jetojmë në një regjim i cili nga mëngjesi gjer në darkë ka në axhendën e tij luftën aprincipiale, luftën e egër kundër opozitës dhe drejtuesve dhe eksponentëve të saj.

Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht, nga banditët e kësaj qeverie, jo vetëm banditët në terren, por banditët në parlament, sepse kushtet tona këto janë. Ai që agresoi Albanën në parlament dhe që quhet Taulant Balla, ai është një porositës vrasjesh me dokumenta zyrtare.

Ai person që sot kryeson grupin e Partisë Socialiste dhe që qarkullon si përfaqësues i kësaj pseudo-mazhorance nëpër botë, ai është një person i cili në dosje gjyqësore figuron se ka porositur vrasje dhe se kjo dosje gjyqësore është eliminuar, është shkatërruar me vendim gjykate dhe prokurori për ta mbrojtur atë. Nuk është vetëm një rast, po aty brenda tij janë disa raste. Atëherë, a mund të më thoni mua ju, ka një dallim midis atij xhahilit që agresuan Albanën dhe vajzën e saj në tek qendra e votimit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që e agresoi në sallën e parlamentit?

Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se cilat janë sot kushtet e vështira, shumë të vështira për motrat, nënat, vajzat dhe gratë shqiptare. Nuk ndalem pastaj dhe te fakti tjetër që Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministreve. Është, i cili ka të përsëritura sekuenca të Idi Aminit në mbledhjet e qeverisë. Mirëpo ai me atlete të bardha dhe me, me ca manierizma të tjera i shuan dhe përpiqet të tregojë në një kohë që në fakt është një mizogjen i pamëshirë, i padenjë jo për atë post, po për asnjë post tjetër në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë