POLITIKE

“Do të zhdukë Portin e Durrësit”, Berisha: Rama bëhet supermiliarder i Europës me paratë e Çopjave dhe Troplinëve

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 19:23
“Do të zhdukë Portin e Durrësit”, Berisha: Rama

Në tryezën e diskutimit me ‘Brain Gain’, kreu i PD, Sali Berisha vlerësoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon dhe rëndësinë e infrastrukturës, duke u ndalur veçanërisht te Porti i Durrësit dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik e gjeopolitik të vendit.

Në fjalën e tij, Berisha tha se pozicioni gjeografik i Shqipërisë e bën atë një nyje kyçe lidhëse me Evropën dhe botën, ndërsa investimet infrastrukturore si Rruga e Kombit dhe projektet hekurudhore e portuale kanë rritur ndjeshëm rëndësinë strategjike të vendit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ju përshëndes ju, të gjithë të pranishmit dhe të rinjtë e ‘Brain Gain’ dhe të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Ne organizuam ose e ndjejmë të domosdoshme të shqyrtojmë nëpërmjet këtij departamenti përsëri në një hark kohor të shkurtër çështjen e portit të Durrësit, çështje kjo, siç theksuan parafolësit, e një rëndësie strategjike jashtëzakonisht të madhe, e një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për kombin.

Gjeografia është forcë natyrale përcaktuese. Pozicioni më perëndimor ose briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, pra, Shqipëria si briri më perëndimor i gadishullit Ballkanik, e bën vendin tonë vendin gjeografikisht më strategjik të këtij rajoni. Dhe në qoftë se Shqipëria, briri më perëndimor i gadishullit, është vendi më strategjik.

Natyrisht kjo sepse ka distancën më të shkurtër për të kaluar në bregun tjetër të Adriatikut, për t'u lidh me perëndimin, për t'u lidh me rrugë ujore transport me Evropën, por dhe me botën. Si vend, për rrethana më komplekse, ne kemi patur problem madhor zhvillimin.

Një seri faktorësh në një farë mënyre apo në një tjetër kanë ndaluar kohërat, por s'i kanë ndaluar plotësisht ato. Porti i Durrësit, e thotë Milan Shufflay, i ngjet Iriqit, i cili në kohëra të mira zmadhohet, lëshon shtat. Kurse në kohëra të vështira thotë, ai rrudhet, zvogëlohet.

Por as Shufflay dhe asnjë historian nuk kishte parashikuar se porti i Durrësit një ditë mund të zhdukej. Dhe se portin e Durrësit po e gllabëron korrupsioni. Po e gllabëron korrupsioni.

Thashë më sipër, Shqipëria me pozicionin më strategjik në rajon. Por duhet të jemi realistë. Rruga e Kombit i dha, ia përforcoi Shqipërisë këtë dimension në mënyrë të pandryshueshme.

Rruga e Kombit bëri që brigjet tona, portet tona të jenë më të afërtat, porte për rajonin dhe Evropën qëndrore nga rajoni. Rruga e Kombit në trajektoren më të shkurtër është autostrada më fizibël që mund të ndërtohej, është korridori më fizibël dhe një të dytë nuk mund të ketë kaq fizibël për shkak të të distancës që që që shkurton.

Rruga e Kombit ishte e parashikuar dhe duhet të jemi realistë, se pa rrugës së Kombit, një trajektore ka qenë e parashikuar në fillim të shekullit që kaloi, si hekurudhë. Si hekurudhë. Austro-hungarezët parashikuan daljen në Durrës me hekurudhë, në Shkodër dhe në Durrës me hekurudhë.

Do të thosha se në vlerësimin e pozicionit strategjik të ujërave tona, në marrëveshjen e Ëashington-it midis Prishtinës dhe Beogradit, e firmosur në zyrën ovale, në prani të presidentit Donald Trump, parashikohej hekurudha Durrës, ose hekurudha Durrës-Prishtinë dhe parashikohej një port i thellë rajonal.

Një port i thellë rajonal. Dhe kjo hekurudhë, autostradë dhe porti do të përbënin element themelor të proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal. Dhe integrimit rajonal. Këtyre proceseve të zhvillimit dhe integrimit rajonal, ose kjo hekurudhë dhe porti bëheshin të domosdoshme dhe plotësisht të mundshme për faktin se pozicioni i Shqipërisë ishte i tillë, i konkurronte të gjitha hyrjet e tjera në rajon.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë