
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave.
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po ushtronin kontrolle, Taulant Balla i ka telefonuar dhe i ka urdhëruar të largohen.
Sipas denoncuesit Taulant Balla është pronar i këtij call center-i që merret me mashtrime financiare të tipit “forex”. Sipas mesazhit, ky call center ndodhet në zonën e Astirit, në një pallat mbi një subjekt tregtar
Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në ambientet e këtij call center-i, pas komunikimeve me agjenci ligjzbatuese të një shteti tjetër dhe në omentin e mbërritjes së policisë, Taulant Balla dyshohet se ka kontaktuar vetë punonjësit e policisë, duke bërë që kontrolli të ndërpritej dhe forcat të largoheshin.
Denoncimi i plotë:
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor Berisha do të doja të bëja një denoncim edhe pse nuk kam prova faktike do të doja ta publikonit këtë.
Sipas të dhënave Taulant Balla (Tao Tao) është pronari i një call-centeri mashtrimi ‘forex’ në zonën e Astirit në pallatin që ndodhet mbi Nami Longue. Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjensitë ligjzbatuese të një shteti tjeter. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll vetë Taulant Balla ka telefonuar policët të cilët ndodheshin për kontroll kjo sipas fjalëve të gjjthë punonjësve të këtij call centeri duke i detyruar policët që të largoheshin menjëherë. Call Center është mbyllur përkohësisht dhe për të shmangur arrestimin dhe kontrollin janë urdhëruar për të goditur një call center mashtrues forexi tjetër i cili ndodhej po në të njëjtën godinë dhe për të njoftuar organet që call centeri që operonte u kap dhe mbas disa ditësh puna ka vijuar normalisht në biznesin e jashtligjshëm të Taos. Punonjësit e call center janë të gjjthë të rinj dhe të reja të cilët janë detyruar të punojnë në këto vende pune nga mospërkrahja e qeverisë dhe pagat e ulëta. Ju ftoj ju dhe Partinë Demokratike të investigoni këtë çështje të turpshme ku qytetarëve europianë po i vidhen çdo muaj miliona euro. Gjjthashtu i përfshirë në këtë skemë është dhe Drejtori aktual i krimit ekonomik. Jam i bindur që mbas publikimit menjëherë ky biznes ka për tu mbyllur.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Janar12:07
Mitsotakis injoron Ramën: Bën deklarata të papërshtatshme gjithmonë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar ditën e sotme episodin e pak ditëve më parë të Ramës dhe gaze...
POLITIKE
16 Janar22:36
Rama “me gisht në gojë “? Financial Times: Plani “i lehtë” i anëtarësimit në BE për Ukrainën tremb kryeqytetet evropiane
BRUKSEL- Financial Times i ka kushtuar një artikull planit të BE-së për anëtarësimin e Ukrainëns. Në artikull shkruhet...
POLITIKE
16 Janar21:34
Paralajmërimi për RTSH, artisti i ka dy fjalë për Ramën: Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot kundër Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka nxitur reagime negative nga personalitetet e botës mediatike e m&...
POLITIKE
16 Janar20:55
Çollaku: Tre deputetë të PS pritet të thirren së shpejti në SPAK
Analisti dhe gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se tre deputetë të tjerë pritet të thirren së shpejti në SPAK, pa...
POLITIKE
16 Janar20:32
Plani i ShBA/ Demiraj: Shqipëria në qendër të operacionit! Narkoqeveria e Ramës, lidhja e Sinaloas dhe Soros
Administrata amerikane republikane, në bashkëpunim me shërbimet inteligjente, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit, p...
POLITIKE
16 Janar19:50
Vendimi për Berishën, Gjokutaj zbulon hilen e Kushtetueses: E gjitha për të shpëtuar Belinda Ballukun
Gjatë intervistës në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se çështja e kreut të PD, Sali Berisha ka vonesa të mëd...
POLITIKE
16 Janar19:31
Rama i hakërrehet Peleshit: Nuk e dua më opozitën në Parlament
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama nuk është ende i kënaqur me Niko Peleshin që i zba...
POLITIKE
16 Janar19:24
Zyrtari serb ngre në qiell miqësinë Rama - Vuçiç: Do bëjmë marrëveshje të re për bujqësinë
Ndërsa zyrtarët serbë vlerësojnë publikisht afrimin mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit, realiteti në Shqip&eu...
POLITIKE
16 Janar19:22
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje
Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e kësaj të premteje me krerët e degëve të Partisë...
POLITIKE
16 Janar18:48
Protesta e Adriatik Lapajt, Garda blindon dyert e Kryeministrisë (FOTO)
Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e kësaj të premte dyert e Kryeministrisë, pak para protestës së thirrur nga kreu i ...