Zbulohet fotoja e të burgosurit shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...
Është publikuar fotoja e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i cili u arratis mbrëmjen e së premtes gjatë transferimit nga ...
Një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e b...
Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.7 lekë, në shitje me 79.7 lekë. Euro do të blihet me 91...
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të j...
Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të treguar superioritetin tuaj ndaj disa per...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Administrata amerikane republikane, në bashkëpunim me shërbimet inteligjente, Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit, po përgatit një ofensivë të gjerë kundër lidhjeve të politikës shqiptare me krimin e organizuar.
I ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Dritan Demiraj, ka theksuar se ky zhvillim vjen si një nga shqetësimet kryesore të politikës së Uashingtonit për rajonin, ku Shqipëria veçohet për lidhjet e saj me kartelet ndërkombëtare të drogës.
Sipas Demiraj, investigimet amerikane kanë zbuluar lidhje që shtrihen përtej rajonit dhe Bashkimit Europian, duke arritur deri te karteli famëkeq i Sinaloas dhe se hetimet e çojnë përgjegjësinë drejtpërdrejt te drejtuesit e lartë politikë në Shqipëri.
Gjithashtu Demiraj theksoi se pritet që rezultatet e para konkrete të këtij operacioni të bëhen të dukshme gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, me “goditje të forta” që synojnë shkëputjen e të gjitha lidhjeve mes politikës shqiptare dhe krimit të organizuar, duke filluar nga vetë narko-trafiku që pretendohet se drejton vendin.
Në përfundim, Demiraj u shpreh se për Uashingtonin është e papranueshme që Shqipëria të vazhdojë të drejtohet nga një kryeministër, i cili, sipas të dhënave të agjencive inteligjente, është i provuar për lidhjet e tij me botën e krimit.
Intervista:
Demiraj: Në mënyrë të veçantë kjo është një çështje që po ndiqet në bashkëpunim me shërbimet inteligjente, departamentin e drejtësisë, nën drejtimin e departamentit të shtetit. Një nga shqetësimet kryesore të politikës së Uashingtonit janë shqetësimet e Serbisë dhe në mënyrë të veçantë disa herë më tepër të Shqipërisë dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës jo vetëm brenda rajonit dhe Bashkimit Europian, por lidhjet e saj të përtejshme deri tek Sinaloa.
Një pjesë e madhe e të cilave, si pasojë e investigimeve, e çojnë drejtpërdrejt lidhjen e tyre tek drejtuesit politikë të Shqipërisë. Dhe pikërisht kjo është një nga masat kryesore të cilat aktualisht, të paktën këto tre-katër javët e fundit, të cilat rezultatet e të cilave do t'i shikojmë përgjatë muajit janar, shkurt dhe mars, ku do të kemi goditje të fortë të gjithë lidhjeve të politikës shqiptare me krimin e organizuar. Duke filluar që nga narko-trafiku që drejton Shqipërinë.
-Pra do të ketë veprime të tjera të forta, thoni ju?
Demiraj: Pa diskutim. Kjo reflektohet edhe te dy dokumentat e strategjisë së sigurisë kombëtare të datës 12 dhe 25 dhjetor të vitit 2025, të cilat së pari e përkufizojnë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjen dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në sferën e tij, për të gjithë ata që dyshonin tashmë, se për shkak të interferencave të Kinës, të Federatës Ruse për të rritur prezencën e tyre për ta destabilizuar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, mesazhet e qarta të Uashingtonit, do të godasim narko-qeveritë. Dhe pikërisht, në asgjë nuk është e ndarë. Goditja e Maduros, me gjithë goditjet që po vijnë mbrapa, në nivel më mikro të Rama-durove, janë të gjitha pjesë e një plani të gjerë të Uashingtonit për të luftuar një herë e përgjithmonë lidhjet e krimit të organizuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.
-Po, këtu është folur shpesh në fakt, përgjatë kohës dhe janë bërë këto analiza, pra se si grupet e narkotrafikut që kanë arritur deri në Amerikën e Jugut, pastrojnë para, se si janë kooptuar në ekonominë e vendit, në politikën, në të gjitha institucionet e vendit. Duket se deri tani këto denoncime binin në vesh të shurdhër, por tashmë kemi një analizë që vjen nga një deklaratë e ambasadës amerikane që, edhe nga sekretari i shtetit Rubio që citohet atje, që duket e njëjtë si refreni që është dëgjuar për vite në Shqipëri.
Pra se si e gjitha kjo e dëmton, e shkatërron shtetet kombe, shkatërron ekonominë e tyre dhe i forcon nga ana tjetër grupet e narkotrafikut. Si mendoni ju, sa ka ndikuar mundësia që këto grupe kanë pasur në Shqipëri për të hyrë në ekonomi, për të pastruar paratë e tyre, në forcimin e tyre deri në atë masë sa të citohen tashmë rëndom nga krerët e shteteve të Amerikës së Jugut?
Demiraj: Kam dy komente. Së pari, të gjithë e dimë lidhjet e kryeministrit Rama me administratën Biden. Me sekretarin Blinken dhe me administratën në përgjithësi, me të gjithë të tjerët. Ka qenë një lidhje shumë e madhe, edhe për shkak të George Sorosit dhe e kemi parë se sa e madhe ishte fuqia e Soros Junior edhe e Soros Senior deri tek zyra ovale. Së dyti, tashmë kemi hyrë në një administratë tjetër, e cila është votuar nga populli amerikan për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. Që do të thotë jo vetëm për ta pastruar vendin brenda, por edhe për të rritur fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë intervistës në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se çështja e kreut të PD, Sali Berisha ka vonesa të mëd...
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama nuk është ende i kënaqur me Niko Peleshin që i zba...
Ndërsa zyrtarët serbë vlerësojnë publikisht afrimin mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit, realiteti në Shqip&eu...
Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e kësaj të premteje me krerët e degëve të Partisë...
Garda e Republikës ka bllokuar mbrëmjen e kësaj të premte dyert e Kryeministrisë, pak para protestës së thirrur nga kreu i ...
Në fjalën e tij përmbyllëse gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te Televizioni Pub...
Kryeministri Edi Rama, në një fjalim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, iu drejtua kritikave opozit&eu...
Kryeministri Edi Rama synon që mazhoranca socialiste brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacioni...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar hakerimin e dosjeve të Prokurorisë së Posa&c...