I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
KOSOVË - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në paraditen e së premtes ka nisur një aksion në fshatin Rodel të Leposaviçit pas marrjes së informacioneve nga terreni i cili ka rezultuar me konfiskim të uniformave ushtarake, armëve dhe municioneve, dhe që mbrapa tyre janë pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile e shpallur terroriste nga autoritetet e Kosovës.
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se aksioni është duke vazhduar, ndërsa një person është shoqëruar në stacionin policor për t’u intervistuar. Si Hoxha, ashtu edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë thënë se konfiskimet dëshmojnë se pjesëtarë të organizatës Mbrojtja Civile vazhdojnë të jenë aktivë në territorin e Kosovës.
“Serbia vazhdon të strehojë terroristin Millan Radoiçiç, i cili është kupola e gjithë këtij organizimi, i cili po mundohet që mbetjet e grupeve terroriste të vazhdojë t'i mbajë të gjalla, qoftë në Serbi, ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Ai ka thënë se Policia do të kryejë hetime për të kuptuar se kush janë anëtarët e grupit të angazhuar në atë zonë.
“Policia e Kosovës është e aftë për t'u përballur me këto mbetje, dhe këtë po e dëshmon çdo ditë, nuk jemi të frikësuar, jemi të kujdesshëm që çdo grupacion që vepron në Kosovë, të përballet me policinë, prokurorinë dhe gjyqësorin”, ka thënë Sveçla.
Millan Radoiçiç akuzohet nga autoritetet e Kosovës se qëndron mbrapa organizimit dhe kryerjes së sulmit në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023. Për pasojë është vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës.
Radoiçiç besohet se është i lirë në Serbi. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, në territorin e Kosovës kanë operuar struktura ilegale, të mbështetura dhe të financuara nga shteti i Serbisë.
Një nga to është edhe Mbrojtja Civile, e cila ka dalë publikisht në vitin 2011. Atëkohë, disa njerëz me uniforma të zeza, me mbishkrimin “Civilna zashtita” (Mbrojtja Civile), janë parë në rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke shkaktuar reagime të shumta në Prishtinë. Në nëntor të vitit 2012, dhjetëra pjesëtarë të këtij formacioni kanë kryer ushtrime në sheshet kryesore të Mitrovicës së Veriut komunë e banuar me shumicë serbe.
Një vit më vonë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile janë parë edhe para qendrave të votimit në Mitrovicë të Veriut, por janë larguar nga Policia e Kosovës. Mbrojtja Civile në Serbi funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe roli i saj është të reagojë në situata emergjente të rrezikut, siç janë përmbytjet, tërmetet e të ngjashme.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka vlerësuar se Mbrojtja Civile është e rrezikshme për sigurinë e Kosovës, pasi që përbëhet nga pjesëtarë që kanë kryer trajnime ushtarake. Në fillim, organizata ka pasur rreth 500 anëtarë, por ky numër është rritur në mbi 750, më 2013 dhe 2014.
Shuarja e Mbrojtjes Civile është paraparë me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel në vitin 2015, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Deri në vitin 2016, rreth 500 pjesëtarë të saj janë integruar në institucionet e Kosovës. Por, këto të fundit kanë shprehur vazhdimisht dyshime për vazhdimin e funksionimit të këtij formacioni. Më 29 maj të këtij viti, tensionet në veri, përkatësisht në Zveçan, kanë kulmuar në dhunë midis protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra të plagosur janë raportuar në të dyja anët.
Më 13 qershor, si i dyshuar për ushtrim të dhunës ndaj KFOR-it dhe vepra të tjera kriminale është arrestuar serbi Millun Millenkoviq, në Mitrovicë të Veriut. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Millenkoviçi është udhëheqës i “formacionit kriminal Mbrojtja Civile dhe prijës i bandave kriminale” në veri./REL
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme debatin mes presidentit amerikan Donald Tr...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të premte mbi zhvillimet më të fundit ...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 20...
TIRANA- Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka përgënjeshtruar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn duke dekla...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në burg" i është drej...
Belind Këlliçi TIRANË - Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme procesin e primareve për për...
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se duhet të paraqitet për t&...
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pez&e...
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Ramaka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pezë, ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar këtë pasdite me asambletë socialiste të disa një...