Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-2029 për ‘Çështjet sociale dhe tregun e punës’.
Berihsa u shpreh se Partia Demokratike ka hartuar një paketë që synon të ndryshojë situatën aktuale në vend. Berisha thotë se PD ka planifikuar një paketë për pensionistët, për bizneset si dhe për fermerët.
Teksa ka listuar disa nga synimet që parashikon të përmbushë paketa e PD-së, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë më zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit, sepse fitorja e kësaj beteje varet nga suksesi i biznesit.
Ju duhet ta dini se ka tre vite rresht që prodhimi bie nga viti në vit. Fatale!
Nga viti 2023-2024, eksportet janë ulur 32 përqind.
Por eksportet janë prodhim, janë punësim.
Janë sektorë që punësojnë më shumë, janë sektorë që prodhojnë më shumë.
32 përqind. Pse? Nga narkoeurot e narkotrafikantëve, e klubit Rama, e kreut të organizatës kriminale, të cilat futen me kontejnerë, shndërrohen në kulla. Kullat me çmime më të larta se në Londër dhe Paris, rrisin dhe qiratë në stratosferë, i shndërrojnë në mollë të ndaluar dhe zhvlerësojnë euron që u vjen nga jashtë pensionistëve me 38-40 përqind.
Pra, situatë alarmante, emergjente dhe ne kemi vullnetin e hekurt për ta përmbysur këtë situatë tre muajt e parë. Buxheti i parë.
Buxheti i parë do parashikojë këtë paketë dhe do e implementojë këtë paketë.
Askush të mos ketë asnjë iluzion se do mbeten punë publike pa kryer. Jo, absolutisht, do kryhen dhe shumë më tepër.
Por natyrisht me të cilat i bën Kroacia, Sllovenia, që i bëjnë vendet e BE, jo me çmime 14 kontrata për 13 km rrugë.
Është një largim i madh shumë.
Këta drejtues, këta qeveritarë janë shfrenuar totalisht në raport me problematikat e qytetarëve.
Në qoftë se ti si kryeministër të mbijnë sarajet 57 metër të gjata themelet me oborr 8 mijë metra, duke pasur të treguara në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë, ti erresh dhe zgjohesh në shpellë hajduti. Ajo shtëpi është shtëpia e hajdutit.
Ti mendon se merr ajër të pastër aty, por shpirti nuk të gjen kurrë qetësinë sepse e ke ndërtuar pikërisht me këto pensione që ke vjedhur, e ke ndërtuar pikërisht mbi djersën e këtyre njerëzve.
Dhe u thua pastaj se fajin e kanë këta që mbajnë punëtorë në të zi. E gjithë administrata është në të zi. Debitori kryesor i fondit të sigurimeve shoqërore është administrata e Edi Ramës.
Jashtë çdo lloj koncepti. Këtej u thotë pensionistëve ju i mbani punëtorët në të zi, ky mban administratën në të zi.
Pra, të gjitha këto kërkojnë një ndërhyrje të fortë, të cilën ne jemi të përgatitur ta bëjmë me shumë sukses.
Ndaj me këtë rast, unë ftoj çdo pensioniste dhe pensionist, ftoj çdo rrogëtar të këtij vendi, çdo rrogëulët, çdo rrogëtar me rrogë të mesme, çdo të ri, që të punojmë këto 70 ditë që kanë mbetur nga 11 maji dhe të ndahemi me këtë të keqe të pakrahasueshme.
Shumë nga ju e dini, Enver Hoxha në diktaturë, edhe ai mbante pensionet, por ai çmimet nuk i rriste ama, ose rritje shumë e lehtë. Rrogat dhe pensionet i mbante të fiksuara. Paratë i fuste në tunele dhe bunkere.
Këta bunkere dhe tunele nuk ndërtojnë, por këta i fusin në konto offshore, këta i shndërrojnë në vila, në hotele, në pallate, në pasuri të tyre.
Ka një dallim këtu, diktatori më gjakësor në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, vilën nuk e regjistroi për familjen e tij. Jo, e ndërtoi, ia mori pronën tjetrit, e ndërtoi në pronë të tjetrit, por në dokumente nuk u regjistrua si pronë e familjes së tij.
Kurse këta, absolutisht haptas dhe fshehtas, me emra false, nuk ka njerëz më të pasur se këta sot.
Ndaj dhe është koha, të dashur qytetarë, më 11 maj, të ndahemi me këtë të keqe të madhe.
Dhe unë garantoj se me përparësi absolute, kjo paketë do zbatohet.
Sikundër një paketë po kaq e fuqishme do jetë për biznesin. Një paketë tjetër do jetë për fermerët.
Dhe pas tyre, Shqipëria Madhështore, Shqipëria epiqendër e hightech-ut në rajon do jetë qëllimi ynë.
TIRANA- Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka përgënjeshtruar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn duke dekla...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në burg" i është drej...
Belind Këlliçi TIRANË - Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme procesin e primareve për për...
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se duhet të paraqitet për t&...
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pez&e...
TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Ramaka vijuar takimin me strukturat e partisë të njësisë 1, 2, Pezë, ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar këtë pasdite me asambletë socialiste të disa një...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar këtë pasdite me asambletë socialiste në Tiranë,...
TIRANA- Kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama vijon takimet me strukturat e forcë së tij politike në zonat e kryeqyteti...
Asllan Dogjani TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur këtë pasdite në Prokurorinë...