
Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari kërkon përfshirjen e përfaqësuesve perëndimorë në dialogun mes protestuesve, qeverisë dhe opozitës. Bajraktari i bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit.
Biznesmeni dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari u ka bërë thirrje ambasadorit amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen në zhvillimet politike në Shqipëri, me synimin për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon që përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshihen në komunikimin me protestuesit, qeverinë dhe opozitën, për të garantuar një proces që, sipas tij, do të çonte drejt zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
“Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit”, shkruan Bajraktari.
Ai thekson gjithashtu se aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet të monitorojnë të gjithë procesin, duke e konsideruar këtë si rrugën drejt garantimit të zgjedhjeve demokratike.
Në mesazhin e tij, të publikuar në shqip dhe anglisht, Bajraktari përcjell një thirrje për angazhim më të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë në zhvillimet politike në vend.
Në përfundim, ai shpreh mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe popullin shqiptar.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Tetor09:40
“Studentët shqiptarë u mblodhën në dyert e institucioneve duke protestuar”- Media amerikane, Fox News: Kuvendi u përfshi nga tensionet dhe kaosi
Tensionet dhe kaosi i një ditë më parë në Kuvend është pasqyruar edhe nga media amerikane Fox News, e cila ka publikuar edh...
POLITIKE
23 Tetor09:26
Kuvendi/ Korreshi: Kur ‘rolandi’ quante dhunën normalitet, opozita nuk mund të lejonte një seanacë normale
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.
Ai ka ...
POLITIKE
23 Tetor09:25
PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me nga 2 muaj përjashtim nga Kuvendi
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
POLITIKE
23 Tetor08:49
Rama nxjerr sërish ‘gurët’ para Kryeministrisë: Dialog ose burg!
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit.
Këtë m&eu...
POLITIKE
23 Tetor08:31
Pedagogët sot në protestë në orën 10:00, marshim në mbështetje të studentëve
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
POLITIKE
22 Tetor22:57
Dashamir Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët q&e...
POLITIKE
22 Tetor22:40
“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...
POLITIKE
22 Tetor22:24
“Ke dërr-dërr 15 vjet”, Shkullaku përplaset me Klosin: Pusho! Ti nuk njeh as qeverinë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe analisti Armand Shkullaku janë përfshirë një debat në stu...
POLITIKE
22 Tetor22:16
Hoxha: Një grup juristësh po dokumentojnë dhunën policore, dosja do shkojë te ndërkombëtarët dhe SPAK
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, vlerësoi nismën e një grupi juristësh dh...
POLITIKE
22 Tetor21:54
“Dialogu pas hurit pa kuptim”, pedagogia: Guri i studentëve është revolta se kërkesat e tyre s’po marrin zgjidhje
Doriana Musai, pedagoge komentoi protestat e studentëve. Musai u shpreh se dialogu i kryeministrit pas hurit ndaj fëmijëve e studentëve nuk ...