Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet se i ndjek nga afër zhvillimet në sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Në një përgjigje që delegacioni i BE-së i ktheu BIRN të hënën lidhur me sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Marko Boshko dhe një vendimmarrje të tijën, vëren se mbështetja për një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm dhe efektiv, mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit në BE.
“BE-ja ndjek nga afër zhvillimet në këtë fushë, përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe që gjithashtu mund të gërryejnë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Në këtë kontekst, Raporti mbi Sundimin e Ligjit dhe Raporti Vjetor për Shqipërinë ofrojnë vlerësime mbi situatën në vend”, citohet në përgjigjen e delegacionit të BE-së.
Në Raportin mbi Sundimin e Ligjit të BE-së të vitit 2025 për Shqipërinë, konstatohet ndër të tjera se, ndërsa qëndrueshmëria e gjyqësorit është përmirësuar, përpjekjet për ndikim të tepruar në sistemin gjyqësor nga zyrtarët publikë ose politikanët janë përkeqësuar.
“…Përpjekjet e zyrtarëve publikë ose politikanëve për të ushtruar ndërhyrje dhe presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor ngrenë shqetësime serioze”, citohet në raport dhe sillet si shembull reagimi pas arrestimit në shkurt të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në raport thuhet se arrestimi i një të zgjedhuri në shkurt, shkaktoi reagime të papara publike nga degët ekzekutive dhe legjislative, përfshirë përpjekjet për të ushtruar presion mbi SPAK-un dhe institucionet gjyqësore.
Kryeministri Edi Rama ka filluar prej dy muaj e gjysmë një seri sulmesh ndaj magjistratëve. Deklaratat e kryeministrit janë dënuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve – dy grupime vullnetarëve të trupës së gjyqtarëve. Ndërsa dy institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë qëndruar të heshtura ose kanë kryer reagime pa adresë konkrete.
Rama ka targetuar personalisht gjyqtarët e Gjykatës Administrative, Ligoraq Toshi, Klarent Demiri, Hazbi Balliu dhe Marko Boshku, duke kundërshtuar vendimet e tyre përmes etiketimeve fyese.
Pas sulmit të radhës të kryeministrit ndaj gjyqtarit Marko Boshku, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e cilësoi veprimin e numrit një të qeverisë në kufijtë e veprës penale dhe si një tentativë për uzurpimin e pushtetit gjyqësor. Shoqata kërkoi reagimin e KLGJ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për një pozicionim të qartë në mbrojtje të sistemit gjyqësor.
Më parë, më 7 korrik, kryeministri sulmoi prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për mosfillimin e një çështjeje të referuar nga policia dhe Bashkia Shkodër për ndërtim pa leje në Theth. Rama i referohej një serie kabinash pushimi të ndërtuara pranë kishës së fshatit, për të cilat ai tha se ishin vepër e një individi të paarritshëm nga krahu i ligjit.
Kryeministri deklaroi atëherë se Inspektoriati dhe Policia e Shtetit kishin konstatuar ndërhyrje brutale, por prokuroria nuk kishte shpallur në kërkim të menjëhershëm personin përgjegjës.
Qëndrimi i Ramës u kundërshtua menjëherë nga Prokuroria e Shkodrës, që përmes një reagimi të rrallë për këto raste i doli në mbrojtje prokurores dhe vuri në dukje se ishin institucionet në varësi të qeverisë, Policia dhe Bashkia Shkodër, që e kishin referuar çështjen si kundërvajtje dhe jo si vepër penale.
Gjeli depozitoi në KLP kërkesë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit, ndërsa qeveria u kundërpërgjigj përmes një ankese të dorëzuar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Me vendim të datës 17 shtator, ILD konstatoi se nuk kishte elementë juridikë dhe faktikë nga ku mund të krijohej një dyshim i arsyeshëm për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores Elsa Gjeli. Për këtë arsye, ka vendosur arkivimin e kësaj çështjeje. Gjatë një takimi të zhvilluar dy ditë pas kësaj vendimmarrje, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, evidentoi ndër të tjera se prej kohësh sistemi gjyqësor është nën një trysni, për të ushtruar detyrën ose jo në një formë të caktuar, situatë që e cilësoi si antikushtetuese./BIRN
Këtë të martë në orën 10:00, Komisioni i Ligjeve vendos për rendin e ditës të mbledhjes. Teksa, në orën ...
Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i cili ka ngjallur debate në opinio...
Mediat gjermane e kanë cilësuar si propagandistik emërimin nga Edi Rama të një ministre virtuale. Në një artikull të &ls...
Anëtari i kryesisë së organizatës shqiptare në Michigan ‘Vatra’ dhe aktivisti i diasporës shqiptare, Valentin Lumaj ...
Nga Thomas Roser, Frankfurter Rundschau “Diella”, një kuti dialogu në gjuhën shqipe, e cila i udhëhiqte qytetar&eu...
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu reagoi pas lajmeve që qarkulluan në media për shkarkimin e zëvendësit të saj, Andi Mahi...
Pas prezantimit të parë të Kodit të Ri Penal më 25 korrik dhe diskutimeve të përsëritura nga Ministria e Drejtësis&...
Ministrja virtuale Diella u prezantua me shumë bujë me petekstin se do të ishte më efikase me prokurimet publike. Por tashmë që...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme t&...
Adriana Kalaja: Është një kontratë qiraje që daton që prej vitit 1996. Kush janë elementët që ne kemi ngritur ...