Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e burgut të Durrësit, aty ku ndodhet prej më shumë se 2 javësh pas vendimit të dhënë nga GJKKO.
Në një reagim në rrjete sociale, Veliaj ka ngritur akuza se arrestimi i tij është bërë nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Veliaj ka akuzuar se prokurori i çështjes së tij Olsi Dado, ka thurur një dosje false me akuza të pabaza për llogari të Berishës. Veliaj thotë se ky veprim është bërë sipas tij "për ti mbyllur gojën".
Veliaj më tej hedh poshtë akuzat për mosdeklarim të ardhurash dhe udhëtimet luksoze jashtë vendit që përmendeshin në dosjen e SPAK, teksa e ka cilësuar prokurorin Dado si një "vrasës me pagesë", që i duhet hequr e drejta e profesionit si element i rrezikshëm për logjikën njerëzore.
Reagimi i Veliajt
Të dashur miq, më lejoni ta vijoj çmontimin e dosjes farsë edhe këtë të dielë.
Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.
Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce ëillis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).
Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme.
Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat, por sot si ditë e dielë, po ju gjezdis në faqen 35, pika 19, ku violinisti dështak shkruan:
“…Gjithashtu, janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t'u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…”.
Çfarë tmerri të merresh në vitin 2025 me lodrat e një truri si të Sigurimit të Shtetit në vitin 1975!
Dhe imagjinojeni që vetë ky klloun, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2009, deklaron: “Të ardhura të përfituara nga dietat”! Jo vetëm kaq, por në të njëjtin deklarim, Bruce Dado deklaron si të ardhura të tijat edhe shumat e “transferuara nga Këshilli i Evropës për dieta udhëtimi”. S’ka asgjë të keqe në këto, të kuptohemi!
E keqja është kjo më pas, kur zëmarrësin dhe zëdhënësin e prokurores së përgjithshme në atë kohë, e kanë armatosur sot me shpatën e SPAK-ut për të prerë koka njerëzish të pafajshëm, me argumenta që vetëm një gjysmë idiot dhe gjysmë kriminel nuk ka turp t’i shkruajë.
Referuar legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, me termin “dieta”, kuptohen shpenzimet për ushqim dhe këto janë ato që marrin të gjithë punonjësit e shtetit nga buxheti i vetë shtetit. Që domethënë, se këto as NUK prokurohen, as nuk ka se si prokurohen, se me logjikën e këtij lëkurë sholle për të marrë dieta punonjësit e shtetit duhet të hyjnë në një tender se kush merr më pak lekë për ushqim! A e kuptoni se sa i paaftë, i pacipë dhe i patru është ky tipi?
Nga ana tjetër, sigurisht që të deklarosh si të ardhur një shumë të caktuar dhe burimin e saj, nuk nënkupton se kjo shumë është kursyer, dhe aq më tepër që këtë shumë mund të ta ketë pasuar një i tretë… siç çuditërisht i lind pyetja këtij prokurori, të cilit i duhet hequr e drejta e profesionit si element i rrezikshëm për logjikën njerëzore dhe i duhet akorduar trajtim mjekësor falas për sasira të frikshme uji në tru!
Është pikërisht deklarimi, në fakt, ai që ligjëron edhe shpenzimin dhe në të kundërt, mosdeklarimi mund të nënkuptojë se shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga dikush tjetër.
Tani po i ngre edhe unë disa pyetje se u pa puna:
1. Pse qenka habitur prokurori që unë kam deklaruar dietat si të ardhura, kur këtë e paska bërë edhe vetë?
2. Në qoftë se në rastin tim, prokurorit i paska lindur pyetja: “kush ia ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat”, a nuk krijohet dyshimi i arsyeshëm se në rastin e shtetasit Ols Dado, mund të kemi të bëjmë me një individ që ka bërë pisllëqe me deklarimet e tij?
3. Pse xhanëm në rastin e tij “dieta” na qenka e ardhur e deklarueshme, ndërsa në rastin tim një autogol i dënueshëm me burg, pa gjyq?
Më tej akoma:
- A ka udhëtuar shtetasi Ols Dado për shërbime brenda dhe jashtë shtetit këto vite?
- A ka marrë dieta për këto udhëtime?
- Apo nuk i ka marrë sepse s’ka pasur nevojë?
- Sepse në qoftë se i ka marrë dhe nuk i ka deklaruar, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë, por në rastin më të keq, lind vetiu pyetja e tij për atë vetë: kush ia ka mbuluar shpenzimet prokurorit që s’paska pasur nevojë për të marrë dietat e shtetit që i takojnë me ligj?
- Po kur udhëton me kontakte të papërshtatshme dhe i kursen dietat, se t'i paguajnë të tjerët, a duhet të deklarohen ato?
Hë-hë-hë Ols Violina…
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në kantierin e Galerisë Kombëtare të Art...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë këtë të diel një takim me ...
rama, bin zyaed TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve t&eum...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në takimin me shqiptarët në Parma se një tjetër zhvilli...
sali berisha PARMA- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqiptarët e Italisë në Parma. Berisha foli p...
sali berisha PARMA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me emigrantë shqiptarë në...
rama, mcgonigal SHBA- Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross ka folur përmes një postimi në rrjetet sociale për lidhjen e krye...
FIER- Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet për ...
SHBA- Media amerikane Boston Herald i ka kushtuar një artikull ardhjes së Chris LaCivita në Shqipëri. Në artikullin e shkru...
ITALI- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të mbaj ditën e sotme një takim me emigrantët në Itali. Me anë të...