Rritet sërish çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka nënvizuar rëndësinë e pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si një element kyç për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Si rrallë herë, që pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, SPAK dhe prokurorë të posaçëm janë vënë nën akuzë jo vetëm nga personat e proceduar penalisht por dhe nga kryeministri Edi Rama.
Arrestimi i Veliajt shënoi fundin e epokës në të cilën Kryeministri Rama nuk do komentonte vendimet e Prokurorisë si dhe u shoqërua për herë të parë me mosreagimin e Policisë së Shtetit kur gjykata u rrethua nga “simpatizantë” gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë më 12 shkurt 2025.
Në një reagim për “shteg.org”, Delegacioni i BE-së thekson se hetimet dhe ndjekjet penale të SPAK duhet të zhvillohen pa ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, duke mbështetur kështu pavarësinë e këtij institucioni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim”, – thuhet në deklaratën e bërë publike nga zyra e shtypit e Delegacionit të BE-së për “shteg.org”.
Delegacioni rithekson mbështetjen për SPAK dhe pavarësinë e tij, duke e konsideruar atë si një shtyllë kryesore të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” – thuhet në deklaratë.
Delegacioni i BE-së gjithashtu vë theksin tek rëndësia e vazhdimit të Reformës në Drejtësi dhe forcimit të institucioneve të pavarura, duke kërkuar përputhshmërinë e tyre me standardet evropiane si në sektorin e drejtësisë ashtu edhe në atë të zbatimit të ligjit.
“BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.”.
Në lidhje me shqetësimet për sigurinë e mjediseve dhe personelit të SPAK, Delegacioni i BE-së informon se ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, e ka ngritur këtë çështje gjatë një takimi me Ministrin e Brendshëm.
“Ambasadori ka marrë garanci se mbrojtja e SPAK dhe siguria e magjistratëve dhe stafit të tij do të garantohen në çdo rrethanë” – thuhet në deklaratën që “shteg.org” mori nga zyra e shtypit të Delegacionit.
Shteti kundër shtetit

Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka krijuar një përplasje të fortë mes Prokurorisë, Gjykatës së Posaçme dhe Policisë së Shtetit.
Të premten, përmes dy njoftimeve, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme denoncuan publikisht dështimin e Policisë së Shtetit që nuk mori masa të mjaftueshme sigurie gjatë procesit gjyqësor, ku mbështetës të Veliajt rrethuan institucionin, pas arrestimit të tij më 12 shkurt 2025.
Kërkesat e përsëritura të punonjësve të Gardës së Republikës për të siguruar perimetrin e jashtëm të godinës mbetën të injoruara, duke vënë në rrezik jetën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe të gjithë punonjësve të administratës gjyqësore.
Situata e paprecedentë ndodhi të mërkurën, kur mbështetësit e Veliajt dhe Partisë Socialiste u mblodhën që në orët e para të mëngjesit rreth Gjykatës së Posaçme në shenjë proteste për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili akuzohet për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Pas përfundimit të seancës, protestuesit u filmuan teksa kishin rrethuar makinat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe thërrisnin në kor “Turp”.
Protestuesit kanë penguar gjykatësit të dalin në ambientet rrethuese të gjykatës, madje kur kanë tentuar të dalin, automjetet e tyre janë goditur ndërkohë që ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve u janë drejtuar me sharje dhe ofendime.
Pas 24 orësh nga arrestimi i Veliajt, Kryeministri reagoi në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet e tij sociale, ku ndër të tjera cilësoi hetimet që çuan në vendimin e Prokurorisë së Posaçme si të nisur nga një novelë anonime, që ka pjellë një novele me 400 faqe.
“Do të mundohemi të krijojmë opinion të konsoliduar për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat Bashkisë së Tiranës. Duke e lënë pa drejtim një kryeqytet me 1 mijë e 1 punë në ditë, pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë anonime, që ka pjellë një roman me 400 faqe ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur në pikën që dhe një nënë të një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim,” – u shpreh më 11 shkurt 2025 Kryeministri Edi Rama./ Shteg.org
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe a...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës. Këtë re...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ndalimi i shpopullimit të vendit është objektivi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbro...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Rama përm...
kqz TIRANË- Disa parti politike kanë depozituar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror Zgjedhore kërkesën për regji...
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa për ...
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës s&...
Hashim Thaçi KOSOVË - Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka bërë të ditur se nuk do të thë...