Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familjes dhe ndalimin e shpopullimit premtoi zero taksa për 5 vite, për çdo emigrant të rikthyer në Shqipëri, që kërkon të ngrejë biznes. Lideri i opozitë gjithashtu premtoi kredi të buta dhe grante për shqiptarët e rikthyer, si e vetmja rrugë për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrazjen e vendit. Ai gjithashtu tha se fitorja e 11 majit është e një rëndësie jetike vendimtare pikërisht për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrazjen e këtij vendi në mënyrën më të paimagjinueshme.
"Shqipëria ka nevojë shumë për një politikë që të nxisë, të rikthejë qindra mijëra që janë larguar nga ky vend.
Po! Këta qindra mijëra shqiptarë që janë larguar nga ky vend, ka prej tyre që janë të kualifikuar, ka prej tyre që janë biznesmenë, sot shumë të suksesshëm në ato vende. Të tjerë studiues, shkencëtarë, ekspertë, specialistë.
Por shumica dërrmuese e tyre janë punëtorë, njerëz të thjeshtë, të cilët rrinë në ato vende sepse marrin një rrogë më të mirë, paguhet më mirë puna e tyre. Punojnë në bujqësi, punojnë në punë të rënda, ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të kthehen në Shqipëri.
Kursimet e tyre të kenë sukses në këtë vend. Një periudhë prej 5 vitesh do jetë pa taksa. Por nuk përbën vetëm kjo një masë për kthimin e tyre të butë në Shqipëri. Jo, duhen një seri masash të tjera. Duhen kredi të favorshme, duhen grante për start-upet e tyre. Pra, në qoftë se në vitet 2009-2013 u rikthyen rreth 180 mijë emigrantë, ne duhet të bëjmë gjithçka për një përmbysje të shpejtë të situatës aktuale që të fillojë rikthimi i tyre. Programi në këtë fushë, ose suksesi i programit tonë në këtë fushë, është dhe barometri më kryesor i arritjes së objektivave të qeverisë sonë të ardhshme.
Por nga ana tjetër, fitorja e 11 majit është e një rëndësie jetike vendimtare pikërisht për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrazjen e këtij vendi në mënyrën më të paimagjinueshme. Edhe kombet e tjera jetojnë me diferenca nga kombet e pasura, edhe ato kanë të njëjtat standarde për lëvizjen në Europë, por asnjë komb si ne nuk po pakësohet, nuk po shkretohet në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është vendimtare që kjo periudhë gjer në zgjedhje, në emër të këtyre vlerave që besojmë, të familjes shqiptare dhe shpëtimit të saj, të bëjmë gjithçka me shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë vendit, që 11 maji të jetë ditë e një fitoreje historike," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë prezantimit të programit të PD-së për mbrojtjen e familje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë hapur aplikimet për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Rama përm...
kqz TIRANË- Disa parti politike kanë depozituar ditën e sotme pranë Komisionit Qendror Zgjedhore kërkesën për regji...
TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa për ...
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës s&...
Hashim Thaçi KOSOVË - Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë ka bërë të ditur se nuk do të thë...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish mesditën e kësaj të mërku...
TIRANA- Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK kryebashkiakun Vangjel Tavo dhe t&eu...
TIRANA- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi me shumicë votash rrëzimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të...
STRASBURG- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kos...