POLITIKE

Alarmi i SHBA për sulme iraniane në Shqipëri, Mediu: Nuk kemi shtet, Këshilli i Sigurisë, inekzistent

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 10:13

Alarmi i SHBA për sulme iraniane në Shqipëri, Mediu: Nuk kemi

Një paralajmërim i Ambasadës Amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani ka vënë në lëvizje opinionin publik dhe politik në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi nivelin e sigurisë dhe gatishmërinë e institucioneve shqiptare. Mesazhi alarmant, i cili vjen në kulmin e tensioneve në Lindjen e Mesme, specifikon se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë jo vetëm interesat amerikane, por edhe opozitën iraniane të strehuar në Shqipëri, si dhe vende publike si qendra tregtare, bare dhe restorante.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syru TV, kreu i Partisë Republikane dhe anëtari i Komisionit për Sigurinë, Fatmir Mediu, i cili deklaroi se ky paralajmërim dëshmon dështimin e shtetit shqiptar. “Reagimi im i parë është: kemi shtetarë, po s’kemi shtet,” tha Mediu, duke kritikuar mungesën totale të reagimit nga institucionet kryesore si Presidenca apo Qeveria.

Sipas tij, Shqipëria është padyshim një shënjestër për Iranin, për shkak të strehimit të opozitës iraniane (MEK) dhe vendimit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike pas sulmeve masive kibernetike të vitit 2022, të cilat iu atribuuan Teheranit. “Kjo është një zile alarmi për një shtet,” theksoi Mediu, duke e quajtur “idiotesk” qëndrimin se anëtarësimi në NATO e bën Shqipërinë automatikisht të paprekshme.

Ish-ministri i Mbrojtjes bëri thirrje për mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një institucion që sipas tij është “pothuajse inekzistent”. Ai argumentoi se Këshilli duhej të ishte mbledhur që në fillim të luftës në Lindjen e Mesme për të analizuar rreziqet direkte për Shqipërinë. Mediu shtoi se kërcënimi nuk vjen vetëm nga raketat balistike, por kryesisht nga “veprime subversive” që mund të godasin infrastrukturën kritike, autoritetet dhe të shkaktojnë destabilitet. 

Më tej, Mediu hodhi akuza të rënda mbi qeverinë, duke deklaruar se siguria kombëtare nuk është prioritet për të. 

E kam lexuar me shqetësimin më të madh dhe reagimi i parë që kam bërë është, kemi shtetarë po s'kemi shtet. Kemi president, apo s'kemi president, kryeministër, institucione e të tjera me radhë. Sepse në një situatë të tillë, pa pritur edhe këtë që thotë, që ka thënë ambasada amerikane, shteti shqiptar patjetër që duhet të merrte masat për të analizuar situatën dhe zhvillimet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe këtë e kam thënë prej kohësh, që kur filloi lufta në Iran. Për arsyen e thjeshtë, sepse Shqipëria nuk mund të pranojë që të jetë një dëm kolateral i kësaj lufte, ose duhet të marri të gjitha masat për të mbrojtur veten e vet. Dhe injoranca deri te qëndrime idioteske të tilla që ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk na prek njeri, domethënë, tejkalojnë çdo lloj logjike normale të një vendi i cili funksionon duke pasur çështjen e sigurisë kombëtare si çështje prioritare. Pra, duhet patjetër të thirret urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Atëherë po ju them që Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili për fat të keq QE, duhej të ishte thirrur shumë kohë më parë, që kur filloi lufta në Iran. Arsyet për ta thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë shumë thelbësore. E para, domethënë, përveç një analizë që ju e bëtë për sulmet kibernetike, por po i shtoj këtu që Irani ka tentuar të organizojë sulm terrorist në Shqipëri në një moment kur ka qenë zoti Rudi Xhuliani, kam qenë pjesë e këtij aktiviteti me rezistencën iraniane. E dyta, prezenca e rezistencës iraniane është organizimi më i madh politik që ka sot jashtë vendit, domethënë Irani ose rezistenca iraniane kundër qeverisë, i cili pretendon që t'i marrë pushtetin regjimit iranian. Për më tepër, ne kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike e çon në një shkallë tjetër raportin ndërmjet dy vendeve. Pra jemi një target.

Por target dhe shënjestër jemi, po ju them, ju keni Komeini, domethënë para dy vjetësh, domethënë e ka fyer drejtpërdrejt shtetin shqiptar në një fjalim të tij, domethënë pikërisht për këto probleme që janë krijuar, dhe tregon që kur niveli i atakimit ka ardhur deri në nivelin më të lartë të liderit suprem të asaj kohe kundër Shqipërisë, kjo është një zile alarmi, domethënë për një shtet i cili mendon që siguria nuk është lojë, nuk është luftë... lojë me, si të them unë, loja e luftës, domethënë siç përpiqen ta shikojnë dhe ta interpretojnë. Kështu që në këtë pikëpamje duhet patjetër që të mblidhen. Dhe nuk është çështja vetëm e sulmeve që mund të vijnë nga raketa balistike, të cilat mund t'i interceptojë NATO-ja, se kështu bëri NATO-ja në Turqi. Është çështja e veprimeve subversive të cilat mund të godasin infrastrukturën kritike, mund të shënjestrojnë autoritete të ndryshme, marrëdhënie të cilat kanë të bëjnë me rezistencën iraniane, të cilat janë shprehur dhe në deklaratën e ambasadës amerikane dje. Po për fat të keq ne nuk kemi shtet. Ne kemi vetëm pushtet për interesa të cilat s'kanë të bëjnë me shqiptarët dhe sigurinë e tyre.

Shiko, unë nuk mendoj që Shqipëria është në atë situatë që duhet të bëjë analizën domethënë të vendosi sistemet e veta kundërajrore që s'i ka për të interceptuar raketa balistike, të cilat është provuar që nga Irani arrin edhe territoret europiane, padyshim edhe territorin shqiptar. Por sepse këtë marrëdhënie duhet të përpiqet ta bëjë të qartë nëpërmjet partneritetit që ka me NATO-n, për ta garantuar hapësirën e saj ajrore domethënë nga bashkëpunimi me NATO-n. Problemi më i madh që ka Shqipëria sot për sot është padyshim veprimet subversive që mund të vijnë nga grupe të caktuara të lidhur me regjimin e Iranit, të targetuara drejt disa çështjeve të cilat mund të jenë të ndjeshme dhe etike për Shqipërinë apo dhe të godasin domethënë disa autoritete siç e kanë bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe po ta shikoni, ka dhe një propagandë të gjerë e cila bëhet edhe mediatikisht ose është bërë prej kohësh përsa i përket regjimit të Iranit, edhe duke atakuar rezistencën iraniane këtu, por edhe duke treguar domethënë një lloj kundërshtie të qartë me shtetin shqiptar. Dhe për sa kohë ne i larguam përfaqësuesit diplomatikë, dhe inteligjencën iraniane që kanë qenë prezent në Shqipëri, tregon që aktiviteti i tyre ka qenë një aktivitet i cili vinte ndesh me sigurinë tonë kombëtare. Dhe dua të them që Irani dhe regjimi iranian ka qenë dhe ngelet një nga regjimet më sponsorizuese të terrorizmit në Lindjen e Mesme, po jo vetëm në Lindjen e Mesme. Dua të kujtoj po ashtu që ka pasur disa procese gjyqësore të zhvilluara, ka arrestuar disa diplomatë të tyre iranianë, të cilët kanë dashur po ashtu të organizojnë akte terroriste dhe në Francë ku mblidhej rezistenca iraniane. E kanë tentuar dhe në Shqipëri, por këtu nuk ka as transparencë, këtu nuk ka as analizë, këtu nuk ka as institucione të cilat të mblidhen. Vendi i NATO-s që nuk ka Këshill Sigurie Kombëtare, kjo është Shqipëria.

Shiko, këtu nuk është më çështje e qytetarëve, kjo është çështje e institucioneve. Qytetarët paguajnë taksat, i paguajnë presidentin, kryeministrin, deputetët, institucionet e të tjera. Dhe përse i paguajnë? Elementi i parë që ata paguajnë taksat për të pasur një shtet është për të garantuar sigurinë e tyre kombëtare. Dhe siguria kombëtare nuk është poezi, siguria kombëtare është veprim konkret dhe organizim konkret. Domethënë prandaj kjo është e nevojshme që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet, në bashkëpunim me të gjitha strukturat që merren me çështjen e sigurisë, me shërbimin inteligjente, me raport me partnerët dhe shërbimet e partnerëve, me raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të parë se ku dhe si mund të organizohen këto sulme dhe kush janë masat mbrojtëse që duhen marrë. Deklarata e ambasadës amerikane është e qartë se si dhe qysh mund të atakohen domethënë në vende të ndryshme qytetarë amerikanë. Por kur thuhet për qytetarë amerikanë, kjo është e padiskutueshme...
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan