
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Vlorës, Atird Hoxha, ka hedhur akuza ndaj drejtuesve vendorë dhe mazhorancës, duke e cilësuar një projekt-vendim të fundit si tentativë për favorizim klientelist dhe tjetërsim të pronave publike. Në studion e emisionit të mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Hoxha deklaroi se pas këtij vendimi fshihen interesa të lidhura me sektorin energjetik dhe projekte fotovoltaike, ndërsa paralajmëroi për pasoja të rënda ligjore dhe institucionale.
“Ky projekt ka lidhje me orekset e klientëve pranë qeverisë dhe bashkisë, që synojnë të përfitojnë nga territore të konsiderueshme, përfshirë një sipërfaqe rreth 86 hektarë mes Kaninës dhe malit të Shashicës,” u shpreh Hoxha, duke shtuar se iniciativa përbën “shkelje të hapur ligjore” dhe rrezikon të delegojë kompetencat publike tek subjekte private në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore.
Atird Hoxha: Mendoj që zanafilla kryesore edhe mendoj që insistimi më i madh i kryetares aktuale të bashkisë për ta miratuar këtë projekt-vendim ka të bëjë me orekset e klientëve që qëndrojnë pranë mazhorancës, qeverisë, kryetares së bashkisë, kryeministrit, të cilët janë shfaqur si hije herë pas here pranë Këshillit Bashkiak Vlorë, në tentativën, në opinionin tim, në tentativën për të tjetërsuar sipërfaqe të konsiderueshme të territorit të Bashkisë Vlorë. Dhe kryesisht, mendoj që ka për të qenë tentativa për të tjetërsuar një sipërfaqe të konsiderueshme midis fshatit Kaninë dhe Shashicës, malit të Shashicës, e cila përfshin rreth 86 hektarë, në të cilën, jam i mendimit se edhe karriera e ish-kryetarit të bashkisë zotit Dredha ka qenë e ndërprerë pikërisht nga ky projekt. Po, nuk ka, nuk ka dakordësuar që të bëhet pjesë e kësaj afere dhe kam përshtypjen që qëndrojnë klientët e qeverisë të cilët janë në sektorin energjitik dhe ka të bëjë pikërisht me fotovoltaikët. Përveç kësaj mendoj që tentativa për të implementuar dhe miratimi që i është bërë nga mazhoranca në Këshillin Bashkiak këtij projekt-vendimi, është një, është një shkelje e hapur ligjore, një veprim kriminal do ta konsideroja, pasi edhe sikur po themi të të zbatohet përpikmërisht ashtu siç është shkruar në projekt-vendim, mendoj që është në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore.
Vetë ligji për vetëqeverisjen vendore e ka taksative. Thotë, nuk mund të delegohet ë kompetenca për përdorimin e pronës publike. Pra, edhe sikur po themi që këta të zbatojnë ardhjen përsëri në Këshillin Bashkiak për ta miratuar, nuk mund të delegohet tek të tretët. Këta kërkojnë që pikërisht mbi bazën e këtij projekt-vendimi të delegojnë, dhe jo vetëm, jo vetëm këtë pjesë për të cilën unë citova, po në këtë projekt-vendim citohen shumë gjëra, thuhet menaxhimi i plazheve, menaxhimi i projekteve publike, rritja e efiçencës administrative, rritja e të ardhurave. Pra praktikisht i bie që ta zhbëjmë Bashkinë Vlorë, të gjithë institucionin me të gjitha drejtoritë në varësi dhe të bëjmë një firmë private ku mund të bëjmë çfarë të duam sepse duke kaluar tek të tretët pastaj humbet kontrolli, logjikisht, i të gjithë aseteve të Bashkisë Vlorë.
Dhe vetë në projekt-vendim thuhet, pra u dashka që kjo firma që këta do të krijojnë, do të merret edhe me blegtori, edhe me turizëm, edhe me menaxhimin e plazheve, edhe me menaxhimin e parkimeve, edhe me punët publike. Pra është një, është një, është një shtet privat. Është një krijesë, është një krijesë e cila praktikisht, në qoftë se do të vihet në efiçencë ashtu siç është shkruar në këtë projekt-vendim, e zhbën totalisht Bashkinë dhe institucionin në varësi të të Bashkisë Vlorë. Sepse nuk ka pse të ekzistojnë më në qoftë se do t'i bëjë të gjitha kjo firma private. Të gjitha këto punë të cilat, siç është drejtoria për parkimet publike, siç është drejtoria e aseteve publike, siç është menaxhimi i plazheve, pra të gjitha këto që këta kanë përfshirë në këtë projekt-vendim, janë drejtori në varësi të Bashkisë Vlorë të cilat e kryejnë sot po themi deri diku atë funksionin për të cilin janë ngritur, pavarësisht se dhe në ato ka një tejfryerje të administratës, të cilën e kam përmendur edhe në mbledhjen e fundit. Imagjinoni domethënë, Bashkia Vlorë sot paguan shtatë këshilltarë për kryetaren e bashkisë. Unë nuk e di, nuk jam bërë kurioz që të shikoj, por kam përshtypjen që edhe kryeministri nuk mund të ketë shtatë këshilltarë, do ketë tre, katër këshilltarë. Bashkia Vlorë ka shtatë këshilltarë, kryetarja e bashkisë. Pa folur pastaj për drejtora, drejtori e, përgjegjësa sektor, inspektore e të tjera e të tjera. E kam thënë dhe në mbledhjen e fundit, kur shkon në Bashkinë Vlorë shikon që dy janë ulur dhe tre rrinë në këmbë se nuk ka më karrige, aq shumë veta janë punësuar. Ka mbërritur numri në 1600 punonjës. Imagjino dhe pjesa më e madhe e buxhetit të bashkisë Vlorë shkon për rroga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative. Janë gati 22, 23 milionë euro, nga një buxhet i planifikuar në rreth 54 milionë euro. Pra gati gjysma e këtij buxheti shkon vetëm për këto. Imagjinoni pastaj se çfarë ngelet për të bërë investime e të tjera.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Prill09:39
Hidhet shorti/ Caktohen gjyqtarët për shqyrtimin e dosjes ndaj Metës dhe Kryemadhit
Etleva Deda është caktuar me short elektronik si një nga gjyqtaret relatore për shqyrtimin e dosjes që përfshin Ilir Metën,...
POLITIKE
2 Prill09:18
Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar integrimin, Rama tallet me studentët: Po na buzëqesh fati
Një ditë më parë, gazetarja gjermane Franziska Tschinderle konfirmoi se Gjermania dhe Holanda kanë bllokuar negociatat e Shqipër...
POLITIKE
2 Prill08:15
Dy interpelanca sot në Kuvend kërkuar nga opozita
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ku në rend të ditës janë dy interpelanca.
Fillimisht, pritet të mbahet interpelancë ...
POLITIKE
1 Prill22:57
“Në prill Rama thirret nga SPAK”, Koka: Drejtësisë i kanë ardhur dosje nga Gjermania
Gazetari Bledian Koka u shpreh se kryeministri Edi Rama mund të thirret nga SPAK brenda muajit prill.
Sipas Kokës, kjo lidhet me informacione pë...
POLITIKE
1 Prill21:57
“Hipokrit, cinik”, debat i ashpër mes Kokës dhe Rexhajt: Ke ardhur nga Kosova të mbrosh interesat e Ramës
Gazetari Bledian Koka dhe analisti Albatros Rexhaj janë përplasur ashpër sot, teksa diskutonin për luftën në Lindjen e Mesme dhe a...
POLITIKE
1 Prill21:37
Pasi shkatërroi industrinë e naftës dhe lejoi kontrabandën, Rama tallet me shqiptarët: Do ngremë kompani me Emiratet
Për 13 vite që ishte në pushtet, Edi Rama ia doli të shkatërrojë industrinë e naftës në vend.
Shqipëria njihe...
POLITIKE
1 Prill21:36
“Është turp”/ Reagimi i fortë i Braçes: Dëgjojmë mbledhje për rigjenerimin e partisë, por plehrat bllokojnë trotuaret
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë sot një denoncim për mbetjet që gjenden rrugëve në kryeqytet, duke bllo...
POLITIKE
1 Prill19:42
Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, ja nga kush zëvendësohet
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është ...
POLITIKE
1 Prill19:02
Tela: Kompanitë pa histori marrin leje për kulla milionëshe, pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar dokumentarin investigativ të RAI...
POLITIKE
1 Prill18:08
Sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta/ Tabaku: E kam "bërtitur" disa herë si nismë
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës se socialistët e Njësisë nr.4 në Tiranë. Gjatë takimit, Rama &e...