POLITIKE

‘Amant Josifi, ‘Agasi’ që po shemb sistemin’, Hoxha: Iishin gjeni të artit që tejkaluan mafien, tenxheret tani po ulërijnë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2025, 10:53

‘Amant Josifi, ‘Agasi’ që po shemb sistemin’,

Amant Josifi, i njohur me nofkën ‘Agasi’, nuk është thjesht një person në kërkim, por figura qendrore që po i ofron drejtësisë një shërbim të jashtëzakonshëm, duke ekspozuar nga brenda një sistem të tërë korruptiv.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, gazetari Artan Hoxha thotë se përmes dokumentimit të detajuar të veprimeve të Josifit, ai ka krijuar pa dashje një “sondë” që ka depërtuar thellë në damarët e korruptuar të pushtetit, duke zbuluar mekanizmat e fshehta të përfitimeve të paligjshme.

Sipas Hoxhës, Josifi ka dokumentuar çdo premtim dhe takim për të siguruar realizimin e projekteve të tij, por ky material tashmë është kthyer në një arkivë provash për hetuesit. Ky dokumentim, i kryer personalisht dhe pa ndihmën e shërbimeve, tregon se si funksiononte rrjeti i interesave.

Materialet e siguruara shkojnë shumë përtej skandalit të AKSHI-t, thekson gazetari, që është vetëm maja e ajsbergut. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) tashmë përballen me një sasi aq të madhe provash, saqë situata përshkruhet si një “kazan ushtrie” plot me dëshmi inkriminuese. Kjo situatë e ka vënë BKH-në përballë një sfide të madhe për të hetuar çdo fije të këtij rrjeti.

Në këto kushte, shprehet gazetari Hoxha, Amant Josifi ndodhet para një dileme kritike: të dorëzohet dhe të vihet nën mbrojtjen e SPAK-ut, duke bashkëpunuar me drejtësinë, ose të vazhdojë të qëndrojë i fshehur, duke u kthyer në një “peng” dhe kërcënim për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar.

Qëndrimi i tij në arrati, përbën një kanosje direkte për figurat e larta të përfshira, thekson ndër të tjera Hoxha, pasi ai zotëron informacion që mund të shembë gjithçka. Skema e zbuluar tregon se si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) u përdor si një teknologji për të marrë fonde publike përmes tenderave sekretë dhe shumave të padeklaruara, duke shmangur çdo lloj kontrolli.

Ky mekanizëm, i shtrirë në qindra procedura në një vit të vetëm, krijoi një “shtet virtual” ku paratë publike shpërndaheshin pa llogari. Kjo metodë shpjegon edhe paradoksin e fitoreve elektorale të thella në kohën e skandaleve më të mëdha, pasi paratë e përfituara buxhetonin dhe financonin blerjen e votave. Autorët e kësaj skeme nuk ishin vjedhës amatorë, por “gjeni të artit” të krimit, të cilët me sofistikimin e tyre tejkaluan edhe metodat e mafias ndërkombëtare.

Megjithatë, pikërisht vetëbesimi i tepruar se nuk do të zbuloheshin kurrë, po i çon drejt fundosjes. Sistemi që ata ndërtuan me aq siguri, tashmë po kthehet kundër tyre, duke zbuluar një nga skemat më të mëdha korruptive të viteve të fundit.

Deklarata:

"Agasi, në fakt nuk është i shqetësuar, dhe më shumë të shqetësuar janë ata që kanë punuar me Agasin. Sepse Agasi ka dokumentuar, ka bërë shërbim shumë të madh këtij vendi, mbase ai i ka bërë pa dashje, e ka bërë se ashtu e donte puna, por shërbimi i madh që i ka bërë ai vendit është, pra ishte një sondë e cila është futur në damarët e korruptuar, çfarë ka gjithë sistemi dhe na ka dhënë nga brenda. Nuk e rrëzojnë shërbimet e qeverisë këta. E ka bërë vetë dokumentimin se merrte premtimin diku dhe pastaj mbasi e realizonte kontaktin, takimin, atë materialin e çonte dhe i thoshte, ja u krye kjo punë. Ishte, ishte kolaterali i projektit që ai ishte duke bërë dhe thoshte që ta mbroj këtë projekt, ja ku i ke bisedimet, ja, ja çfarë kam premtuar, ja kur do bëhet. Kështu që, ai po them, na ka dhënë një shërbim të jashtëzakonshëm.Ne kemi parë vetëm disa frame të një folderi. E di sa foldera ka atje brenda? Dhe ne kemi parë vetëm framet e AKSHI-t. Po ai nuk ka qenë vetëm për AKSHI-n. Pra aty do të shikosh dhe të paktën sa unë kam mbledhur informacion këto ditë, e ka futur BKH-në në një problem shumë të madh që nga qershori, se e ka kapur në qershor atë, diku nga 18-19 qershor.

Një problem shumë të madh sepse pa dashur ai nuk u ka çuar këto 700 tenxheret që thotë kryeministri. Ai i ka çuar një kazan ushtrie atje, që ata të shkretët s'dinë nga ta kapin, se çdo gjë që të fusin dorën aty, u del një llokmë kaq e madhe, se s'ke si e fsheh. Dhe ky është problematikë më e madhe. Prandaj thashë, është si puna e e atyre që kanë marrë kredi, kanë marrë shumë kredi në bankë dhe bankën s'i zë gjumi, ai fle rehat. Dhe në rastin konkret, pra e vetmja gjë që duhet të ketë kujdes Gysi, është që Gysi duhet të jetë i qetë për një gjë dhe duhet ta mendojë, kush është rreziku më i madh? Është rreziku më i madh të dorëzohet dhe të jetë në mbrojtje të ë SPAK-ut, apo të vazhdojë të rrijë i fshehur, po aty është peng në fakt, sepse përbën kërcënim për, si asnjëherë tjetër ë kanosja ka shkuar deri lart. Në qoftë se herët e tjera kërcënimi që shkonte për kreun e organizatës atij sipër, ishte me nënkuptohej... me ca rrugë kështu të fshehta, me ca gjëra të kriptuara. Këtë radhë është shkoqur, është haptazi. Një problem shumë i madh.

Sidomos problematikën që ka krijuar me provat, me dokumentimin. Pra sikur ta kishe porositur që ai ta bënte këtë gjë dhe ai ka bërë fiks atë gjë. Shiko, u kap vetëm një, një koleksion, e di sa janë në shumë në qarkullim? Të verave dhe shiko çfarë u bë. Kështu që, në në atë që do të thosha tjetër tek rasti i AKSHI-t, sepse për AKSHI-n më në fund foli dje kryeministri dhe deshi, s'deshi, u përpoq t'i bënte një lloj mbrojtje duke thënë që Shqipëria është në vendin e 14-të, ku di unë. Po sa duket ata që i kanë bërë raportin nuk e kanë haberin për çfarë e kemi përdorur ne AKSHI-n. AKSHI jonë është si këto hyrje-daljet e Unazës së Madhe që ka bërë Belinda, s'ka burrë nëne aty që të hysh e të dalësh dhe në rastin konkret, AKSHI është përdorur thjesht si një teknologji e re për të marrë para, pa i dhënë llogari askujt. Me ato tendera sekret, me shuma që s'i di askush.

Në momentin që ai thotë atë tenderin ta çoj nga 2 milionë në 4, sepse është ajër, po shet ajër. Është e pamatshme. Prandaj gjithë shteti jonë përfundoi në një shtet virtual. Dhe duke na e paraqitur si arritje të jashtëzakonshme. Kjo arritje në fakt paska qenë kjo katrahura më e madhe. Ajo gjë është një lloj vjedhje që kanë punuar kaq të sigurt ë që nuk do të ndodhë asgjë, sa ajo po i fundos. Vetëbesimi, duke qenë mbi gjithë pushtetet e tjera, ne vazhdimisht kur e citonim, kur e përmendnim fjalën koordinator, kam të paktën që nga viti 2020. Pra koordinatori, gjithmonë kishim parasysh dikë që ë është pika e kontaktit nga bota e nëndheshme me botën e mbidheshme. Pra kishim idenë që ky është njeriu që na shfaqej para fushatave. The, thamë pak më parë, tha dhe zotëria që aty janë, domethënë ata kanë administruar të paktën 100 milionë, 100 miliardë, pra 100 miliardë euro. Po vetëm kjo e shpjegon faktin që sa më të mëdhenj skandalet, aq më e thellë fitorja. Pra, rrëzonte çdo teori të njohur deri tani. Me këtë logjikë, me këtë logjikë, jo nuk ja ndal asnjë, sepse këtë radhë ai e tha, dhe çuditërisht, çfarë thoshte ai në Kuç atje te ajo letra, dilte 100% e saktë.

Sepse ata e kishin buxhetuar mirë paranë dhe e dinin ku do të merrnin votat. Dhe sepse vetëm në këtë formë ti mund të justifikosh, ose justifikosh. Pra vetëm kështu mund të shpjegosh se çfarë ndodh në të vërtetë. Ti të shkarkoje kryetarin e bashkisë së Kukësit atje, fitonte dyfish. Shkoje të njëjtën gjë në Dibër, dyfish. Tirana, le pastaj Tirana, Tirana e kishte një industri të tërë. Pra duket ajo shprehja që e tha pa dashje, pra i shpëtoi Shalsit atëherë, që ne nuk do vjedhim më. Por ne nuk e menduam që këta do të ishin artistë. Këta do të ishin artistë, në fakt është ai tjetri që është artist, jo ai sipër. Këta ishin gjeni të artit, duke, si të them unë, duke ja kaluar, mafia Ndragheta që është, quhet mafia me papion sot në botë, pra ata duken barinj, amatorë, xhepista. Në këtë formë nuk u ka shkuar mendja. Maksimumi që shkojnë ata në tendera dhe ata shkojnë diku tek 30, 40. Po ta marrësh të gjithë shumën. Pasi e ke dyfishuar buxhetin. Dhe pastaj mbi të gjitha, mbasi e ke marrë, t’i futësh një lavazh gjithë dynjasë me këto 700 tenxheret, që thotë se i ka, janë tenxheret e veta, se sot, ngaqë tenxheret janë bosh e s’ka ç’a t’u hedhi, iku, Lali, iku Gysi, iku Belinda, iku. Tenxheret tani po ulërijnë, se duan, po digjen në zjarr, duan t’u hedhësh ndonjë gjë atje brenda. Dhe ai thotë, tani po e ndjen ai se çfarë ka krijuar. Dhe po i kthehet, e gjitha po i kthehet mbrapsht."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan