POLITIKE

Analiza e BIRN: Ndikimi i "politikës së drejtorëve" në zgjedhjet e 11 majit

r.ll Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 11:32

Analiza e BIRN: Ndikimi i "politikës së drejtorëve"

TIRANË- Sektori publik në Shqipëri është fryrë e mbufatur me të punësuar shtesë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në nivelin e drejtorëve dhe të punëtorëve të pakualifikuar, ndërsa rënia e popullsisë për shkak të emigrimit ka bërë që numri i të punësuarve në raport me popullsinë të rritet edhe më shpejt, sugjerohet nga shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave të analizuara nga BIRN. Në fund të vitit 2024, sektori publik, ku përfshihen administrata qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet me kapital aksioner publik, shënoi 184 mijë të punësuar, me një rritje prej 20 mijë vetësh ose 12.4% në krahasim me vitin 2013, kur socialistët morën për herë të parë pushtetin. Rritja e të punësuarve në sektorin publik ka nisur pas vitit 2018 dhe ka shënuar kulmin në vitin 2021 dhe më 2024, që të dy vite zgjedhore apo pragzgjedhore. Shtimi në sektorin publik ka qenë veçanërisht i madh në nivelin e drejtorëve, duke bërë që nga viti 2023, të ketë efektivisht një drejtor për çdo tetë specialistë dhe punëtorë të thjeshtë.

Ndërsa numri i të punësuarve në shtet është rritur, popullsia, së cilës teorikisht këta të punësuar i shërbejnë, ka ardhur në rënie. Të dhënat e censit 2023 shënuan popullsi rezidente në Shqipëri prej 2.4 milionë banorësh, nga 2.82 milionë që raportohet të kenë qenë në vitin 2011.  Rrjedhimisht, numri i të punësuarve në sektorin publik për 100 banorë është rritur, nga 6 për 100 në 7.8 për 100.

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”. Vëzhguesit i vënë gishtin drejtpërsëdrejti mitingjeve të Ramës me gratë, në të cilat, siç theksohet në raport, pjesëmarrëset ishin më së shumti punonjëse të sektorit publik dhe se në katër raste, disa prej tyre u treguan vëzhguesve se u ishte kërkuar të paraqiteshin në mitingjet e kryeministrit.

Abuzimet dhe presionet ndaj sektorit publik nuk  janë gjë e re në zgjedhjet shqiptare, por ajo që vërehet në zgjedhjet e fundit, dhe gjuha e përdorur nga vëzhguesit ndërkombëtarë, është me të vërtetë e paprecedentë. Për shembull, para zgjedhjeve të vitit 2013, Partia Socialiste u ankua te vëzhguesit ndërkombëtarë për raste të pushimit nga puna në sektorin publik të mbështetësve të saj dhe vëzhguesit, në raportin e atyre zgjedhjeve, i konsideruan ankesat e PS si “të besueshme”. Por kjo do të thotë gjithashtu se, në vitin 2013, tetë vjet pas ardhjes së demokratëve në pushtet, në sektorin publik kishte mbështetës të opozitës, gjë që nuk mund të thuhet shumë lehtë sot.

Sipas raportit të vëzhguesve ndërkombëtarë, por edhe sipas shumë politikanëve dhe aktivistëve, shfaqja e mbështetjes për një parti opozitare është e mjaftueshme për ta pushuar dikë nga puna, ndërsa disa kandidatë që garuan në zgjedhje për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit e gjetën veten pa punë menjëherë pasi shpallën kandidaturën.

Partitizimi i plotë i administratës publike dallohet edhe nga një analizë e jetëshkrimeve të kandidatëve për deputetë  të kryer nga BIRN para zgjedhjeve, në të cilën vihet re se mbi 90% e kandidatëve të Partisë Socialiste vijnë nga radhët e administratës publike ndërsa mes mbi 2 mijë kandidatëve të opozitës kryesore apo partive të reja, nuk ka pothuajse fare punonjës të sektorit publik.

Përdorimi i administratës publike si levë në zgjedhje ka gjasa do të ketë pasoja afatgjata në demokracinë shqiptare, pasi të 184 mijë punonjësit e sektorit publik janë mjaftueshëm për t’i dhënë qeverisë avantazhin që i nevojitet në zgjedhje përkundrejt çfarëdolloj kandidati apo kandidatësh nga opozita. Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 11 majit pasi mori brenda vendit 734 mijë vota, rreth 35 mijë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2021. Por për shkak se popullsia e përgjithshme votuese ka rënë me 200 mijë, votat e PS-së u përkthyen në një përqindje edhe më të lartë nga sa ishin katër vjet më parë.

Të punësuarit në sektorin publik ndahen për efekt administrativ në të punësuar të qeverisë qendrore dhe në të punësuar të tjerë. Sektori buxhetor i qeverisë qendrore, shifrat e punësimit të së cilës janë pjesë e buxhetit që miratohet në parlament, ka pësuar rritje më të vogël në dekadën e fundit dhe këtë vit pritet të jete 85 mijë. Këtu përfshihen të punësuarit e sektorëve kyçë si shëndetësia dhe arsimi. Ajo që është shtuar është sektori i të punësuarve në pushtetin vendor si dhe në ndërmarrjet publike, të tilla si Posta Shqiptare, OSHEE e të tjera. Transparenca e të dhënave në këtë sektor nuk krijon mundësi për të parë se ku specifikisht janë shtuar të punësuarit dhe çfarë bëjnë të punësuarit shtesë. Ajo që dihet janë vetëm shifrat finale: Në vitin 2013 kishte 164 mijë të punësuar në sektorin publik, në dhjetor 2024 kishte 184 mijë.

Drejtorë dhe punëtorë

Instituti i Statistikave publikon të dhëna për të punësuarit në sektorin publik të ndarë sipas grup-profesioneve. Kjo do të thotë që është e mundur që të shikohet jo vetëm numri i përgjithshëm i të punësuarve, por edhe se në cilat nivele kemi pasur shtesa. Të dhënat e detajuara në këtë mënyrë disponohen deri në vitin 2023. Nga të 17 mijë punonjësit shtesë që janë shënuar nga viti 2013 deri më 2023, dallohet se plot 6700 janë në kategorinë Ligjvënës, nëpunës të lartë dhe drejtues, ndërsa 11 mijë janë shtuar në nivelin specialistë. Përkundër shtesës në drejtorë dhe specialistë, shtesa te kategoria Nëpunës të thjeshtë është vetëm 1600, ndërsa ajo e nivelit Punëtorë  është vetëm 4,400 vetë. Me pak fjalë, sektori publik është fryrë me 6700 drejtorë, të cilët duhet të drejtojnë punën e 11 mijë specialistëve dhe pak rreth 6000 punëtorëve e nëpunësve të thjeshtë. Numri i të punësuarve në një kategori që quhet Teknikë dhe ndihmësspecialistë ka rënë me rreth 6 mijë.

Shtimi kaq i shpejtë i drejtorëve në raport me totalin e të punësuarve ka bërë që në vitin 2013 në sektorin publik të kishte një drejtues të lartë për çdo tetë të punësuar nga një për çdo dymbëdhjetë që kishte një dekadë më parë.

Në një situatë normale, numri i të punësuarve në sektorin publik do të duhej të ndiqte ecurinë e popullsisë. Duke qenë se popullsia ka rënë me 14% që kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, numri i të punësuarve në sektorin publik duhej të kishte rënë sot në 140 mijë nga 184 mijë që është. Me pak fjalë, një në çdo tre persona të punësuar në sektorin publik ngjan sikur është tepër. Fondi i pagave të sektorit publik, rreth 1.1 miliardë euro në vitin 2024, do të duhej të ishte mbi 300 milionë euro më i ulët, nëse të punësuarit në shtet do të ishin brenda asaj që është e arsyeshme për një vend me popullsinë aktuale të Shqipërisë. Të 300 milionë eurot normalisht do të mundësonin investime publike ose politika sociale, fjala vjen, rritje pensionesh, ndërsa drejtorët e panumërt në fjalë do të duhej të pranonin të punonin në sektorin privat, ku vlera e shtuar e punës matet me para dhe jo me vota./Reporter.al

zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan