7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së dytë të zhvilluar në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, duke hedhur poshtë kërkesat për anulimin e projektit dhe duke akuzuar organizatorët për manipulim të opinionit publik.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Rama tha se aktualisht nuk ekziston një projekt i përfunduar për t’u anuluar, pasi sipas tij ai po hartohet ende nga pesë studio prestigjioze ndërkombëtare të arkitekturës, mes tyre ato të Kengo Kuma, Bjarke Ingels, Jean Nouvel, Emre Arolat dhe K-Studio.
“Së shpejti, kur projekti të jetë gati, do ta prezantojmë publikisht. Kështu që më vjen keq, por nuk kemi projekt për të anuluar”, u shpreh kryeministri.
Rama kundërshtoi gjithashtu pretendimet e ngritura nga protestuesit lidhur me përfshirjen e Izraelit në investim, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe manipulime. Ai theksoi se investimi parashikohet të realizohet nga partnerë amerikanë dhe nga grupi katariot Power International Holding, përmes kompanisë së tij “Assets”.
Sipas kreut të qeverisë, projekti përfaqëson një investim historik prej 4 miliardë eurosh, që do të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin turistik të vendit. Rama akuzoi organizatorët e protestës se po përdorin dezinformimin për të nxitur reagime qytetare dhe për të penguar investimet e mëdha në Shqipëri.
Reagimi:
Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?
Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anullojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?
Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.
Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.
Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anulluar.
Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?
Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrësesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!
Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Power Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni http://powerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Power Holding! Klikoni, klikoni.
Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…
Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra.
Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë e porositur nga vetë...
Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave ...
Mes thirrjeve antiqeveritare, mijëra qytetarë kanë kërkuar njëzëri sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit&rdqu...
Qindra qytetarë vijojnë protestën para Kryeministrisë kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në Zv&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se pushteti politik në Shqipëri i shërben banditëve. Komentet Zhu...
Një moment i veçantë ka qenë ai kur ndërkohë që po mbahet protesta për Zvërnecin, një 12-vjeçar ka fo...
Kryetarja e Partisë Demokratike, Dega 9 në Tiranë, Eda Grimci mbajti një fjalim gjatë “Marshimit për Jetën”, t&eu...
Deputeti socialist, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të pranishëm në seancë duh...
Aktivistë të ‘koalicionit pro familjes’ kanë dalë sot duke protestuar kundër trajtimeve hormonale për personat transgj...
Ka nisur protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët janë mbledhur para Ministrisë s&eu...