7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për të kontrolluar narrativën publike rreth protestës.
Strategjia kryesore e qeverisë dhe aleatëve të saj duket se është diskreditimi i protestës për të mbajtur larg qytetarët e zakonshëm, duke i bindur se protesta ka një axhendë të fshehur dhe se ata po përdoren për qëllime politike apo interesa jo të sinqerta. Më poshtë janë disa nga narrativat kryesore — të gjitha fallco — që janë hedhur në publik me këtë qëllim.
1. Protestat janë anti-izraelite dhe antisemite
Narrativa e parë që u shfaq ishte se kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec përfaqësonte një lëvizje anti-izraelite apo antisemite.
Kjo narrativë mori hov pasi në zonën e përplasjes në kantier u shfaq një flamur izraelit dhe pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale. Më pas filluan të qarkullojnë pretendime se zhvillimi i Zvërnecit po kryhej nga investitorë izraelitë.
Kjo strategji synonte të keqpërdorte edhe ndjenjat e sinqerta të shumë shqiptarëve, veçanërisht myslimanëve, kundër vrasjeve dhe shkatërrimit në Gaza nga ushtria izraelite.
Qëllimi është i qartë: kryeministri Rama ka dashur ta paraqesë apo ta shuajë protestën si një protestë antisemite. (Duhet pasur parasysh se Xhared Kushner është hebreo-amerikan i devotshëm ndaj judaizmit dhe Izraelit, ndërsa Ivanka Trump është konvertuar në judaizëm.)
Fakti është se dokumentet publike të projektit nuk tregojnë asnjë përfshirje të kompanive izraelite si investitorë apo aksionerë në zhvillim.
2. Protestat po organizon nga interesa greke
Një tjetër narrativë e përhapur ka qenë se protestat po nxiten nga Greqia. Kjo teori u ushqye pasi protestuesi që u dhunua gjatë përplasjes në Zvërnec rezultoi të kishte shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe greke. Më pas autoritetet konsullore greke reaguan në mbështetje të tij, ndërsa ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras kritikoi publikisht dhunën ndaj protestuesve.
Këto reagime u përdorën nga një pjesë e debatit publik për të sugjeruar se protesta po organizohej apo nxitej nga Athina. Një televizion i afërt me qeverinë publikoi imazhe të prodhuara me inteligjencë artificiale të gjoja autobusëve grekë që transportonin qytetarë nga Greqia drejt Shqipërisë për të protestuar.
Fakti është se, ndërsa një pjesë e banorëve të Zvërnecit janë emigrantë në Greqi dhe disa kanë nënshtetësi të dyfishtë, deri tani nuk ka asnjë provë që protestat janë organizuar, financuar apo drejtuar nga shteti grek.
Nga ana tjetër, kjo narrativë mbështetet edhe me idenë se ndërtimi i kompleksit në Zvërnec do të dëmtojë turizmin grek. Ky është një pretendim që jo vetëm injoron realitetin e ekonomisë së turizmit, por bazohet edhe në një koncept që zakonisht sundon tek ata që e perceptojnë turizmin elitar si një dhomë hoteli me vaskë ari.
Spanja është bërë në dhjetë vitet e fundit destinacioni i dytë turistik në botë, por kjo as nuk e ka hequr Francën fqinje nga vendi i parë dhe as nuk ia ka ulur asaj numrin e turistëve apo të të ardhurave nga turizmi.
E njëjta gjë vlen edhe për shpërthimin e Kroacisë si destinacion i rëndësishëm turistik në Evropë, i cili as nuk ia ka marrë Greqisë turistët dhe as nuk ia ka ulur vlerën e industrisë turistike. Përkundrazi.
Nga ana tjetër, Zvërneci me pelikanët dhe natyrën e paprekur tërheq më shumë turistë, veçanërisht turistë elitarë, sesa do të teërheqë Zvërneci me hotele luksoze, por pa pelikanë dhe me beton në vend të gjelbërimit. Elita e turizmit vlerëson më shumë natyrën dhe përvojat lokale sesa llukzin që e gjen në mes të Majamit, Parisit apo Monakos.
3. Protestat po organizohen nga Soros
Një tjetër teori që po shtyhet në publik është se protestat po organizohen nga fondacionet apo organizatat e lidhura me Sorosin. Sipas këtij pretendimi, kundërshtimi ndaj projektit do të ishte pjesë e një konflikti politik mes rrjetit të Sorosit dhe Presidentit Donald Tramp dhe Soros po mundoeht të dëmtojë Trampin në Amerikë duke përdorur Shqipërinë (!).
Fakti është se Shqipëria nuk ka pothuajse asnjë rëndësi për publikun amerikan, i cili në masë nuk ka njohuri për Shqipërinë dhe nuk ndikohet prej saj në asnjë drejtim. Për informacion, vrojtimet e opinionit publik amerikan tregojnë se amerikanët e rendisin Shqipërinë diku mes vendit të 70-të dhe 80-të për nga perceptimi si vend aleat. (Ndërkohë shqiptarët i konsiderojnë amerikanët si aleatin e tyre numër 1.)
Një variant i kësaj narrative është se nxitja e protestave është reagim i zemëruar i Aleks Sorosit ndaj Edi Ramës për përpjekjet e këtij të fundit për t’u afruar me Presidentin Trump.
Nga ana tjetër, nuk ka çarje dhe hije dyshimi për një konflikt mes Alex Sorosit dhe Edi Ramës. Sikurse rezulton nga informacionet publike, ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të ngushta dhe shfaqen së bashku në aktivitete të shumta ndërkombëtare.
4. Protestat po organizohen nga vetë Rama
Në anën tjetër të spektrit politik ka qarkulluar një teori krejt e kundërt: se protestat po nxiten nga vetë Kryeministri Rama për të larguar nga projekti Jared Kushnerin apo investitorë të tjerë të lidhur me të, në mënyrë që ta kontrollojë vetë projektin.
Kjo teori nuk ka lidhje me realitetin pasi sipas vetë deklarimeve publike të Kushnerit dhe zhvillimeve të njohura deri tani, ka qenë Edi Rama ai që e ka afruar dhe joshur Kushnerin duke i garantuar mbështetje të plotë politike për çdo investim në Shqipëri.
Pasi ka dështuar me cdo manovër tjetër dhe cdo kanal tjetër, interesi prioritar strategjik i Ramës mbetet që përmes përfshirjes së Kushnerit dhe Ivanka Trampit në Shqipëri të krijojë lidhje administratën amerikane dhe Presidentin Tramp.
Nga ana tjetër, Xhared Kushner dhe Ivanka Tramp nuk pritet të investojnë kapitalin e tyre në zhvillim, por të përfitojnë përmes reputacionit publik si zhvillues ndërkohë që paguhen nga biznesmenë shqiptarë për promovimin e projektit të Zvërnecit.
Ajo që nuk po kuptohet ende në këtë histori është se projekti i Zvërnecit është konceptuar dhe planifikuar në çdo detaj nga Kryeministri Rama. Aktorët dhe përfituesit kryesorë të projektit janë bërë bashkë nga Kryeministri Rama, ndërkohë që zbatimi i projektit kërkon një sërë vendimesh administrative, ligjore dhe rregullatore që varen drejtpërdrejt nga Kryeministri Rama. Kryeministri Rama kontrollon çdo aspket të projektit, ndaj nuk ka nevojë për asnjë instrument apo truk për ta arritur këtë gjë.
5. Pretendimi se protestat po organizohen nga shërbimet sekrete amerikane për të luftuar Trumpin
Një narrativë qesharake (dhe megalomane) që po shtyhet së fundmi është se protestat po nxiten nga shërbimet sekrete amerikane që janë kundër Trumpit.
Së pari, kjo narrativë nënkupton se shërbimet sekrete amerikane janë jashtë kontrollit të Presidentit dhe po përpiqen ta rrëzojnë atë. Jo vetëm që nuk ka asnjë bazë apo tregues për një gjë të tillë, por një zhvillim i tillë do të ishte praktikisht i paimagjinueshëm në sistemin politik amerikan.
Së dyti, kjo narrativë supozon, në mënyrë megalomane, se Shqipëria është në qendër të vëmendjes së publikut amerikan dhe se protestat në Tiranë apo lajmet për përfshirjen e Xhared Kushnerit në Shqipëri do të ndikojnë perceptimet politike të votuesve amerikanë.
Sikurse u theksua më sipër, shumica dërrmuese e amerikanëve nuk kanë as interes dhe as njohuri për Shqipërinë dhe ndikimi i zhvillimeve në Shqipëri mbi votën e tyre ëhstë zero.
Nga ana tjetër, në një kohë kur qytetarët amerikanë përballen me shqetësime madhore ekonomike dhe gjeopolitike—të shkaktuara nga lufta kundër Iranit dhe mbështetja pa kushte e pushtimit nga Izraeli të Gazës— është absurde të pretendohet se debati për një projekt në Zvërnec mund të bëhet faktor në qëndrimet e tyre politike!
6. Protestuesit nuk kanë të drejtë morale të protestojnë
Një argument tjetër që është përdorur shpesh kundër protestës është pyetja: “Pse nuk protestuan për çështje të tjera?”
Kjo është një nga narrativat më të përhapura në debatin publik shqiptar.
Megjithatë, vlefshmëria e një kauze nuk varet nga fakti nëse pjesëmarrësit kanë protestuar më parë për çështje të tjera.
Një protestë duhet të gjykohet mbi argumentet dhe objektivat e saj, jo mbi historikun personal të pjesëmarrësve.
Nëse një shqetësim është i ligjshëm sot, ai nuk bëhet më pak i ligjshëm sepse dikush nuk ka protestuar dje për një çështje tjetër.
7. Agjentë rusë, serbë dhe armiq të tjerë
Si ndodh shpesh në debatet politike shqiptare, kanë qarkulluar edhe pretendime që lidhin protestuesit me ndikim rus, serb apo aktorë të tjerë armiqësorë. As për këto pretendime nuk është paraqitur ndonjë provë publike. Ato kanë shërbyer kryesisht për të etiketuar kundërshtarët dhe për të shmangur debatin. /Exit
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për CNN International, ku është pyetur për projektin e shumëdiskutuar n...
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se Edi Rama është sot...
Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë, e nisur fillimisht kundër projektit në Zvërnec, si një ...
Vijon prej më shumë se dy orësh protesta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, me qytetarët që tashmë ...
Duket se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të vijuar protestën e tyre, edhe pse moti nuk ka qenë në f...
Moderatorja Fjoralba Ponari iu bashkua protestës kundër projektit turistik në Zvërnec, duke përcjellë një mesazh të fort...
Një prej protestuesve të mbledhur kundër projektit turistik në Zvërnec ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit, d...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Nuk mund të kishte simbolikë më të goditur se sa zhvillimi në të njëjtën kohë e në të njëjtin buleva...
Protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec ka nisur me tensione në qendër të Tiranës, ndërsa qindra qyt...