POLITIKE

"Apartamente ‘okazion’ veç për zyrtarët e korruptuar"/ Bushkolaj: SPAK nuk e pa baxhanakun e Ramës te AKSHI

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Prill 2026, 18:52
"Apartamente ‘okazion’ veç për zyrtarët e

Një dosje e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka zbardhur ekzistencën e një grupi të mirëfilltë të strukturuar kriminal që operonte vetëm pak metra larg zyrës së kryeministrit, i lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se hetimi duket se ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje, duke lënë jashtë emra kyç dhe duke zbuluar një skemë të dyshimtë të pastrimit të parave përmes pasurive të paluajtshme.

Sipas Bushkolaj, grupi kriminal është përfshirë në një sërë veprimtarish të paligjshme, duke përfshirë paracaktimin e tenderave, rrëmbime, kërcënime dhe përjashtime të paligjshme nga garat publike, ku viktimë ka rënë edhe një sipërmarrëse gjermane.

Gjithashtu Bushkolaj theksoi se, ajo që bie në sy është mungesa e theksuar në dosje e emrit të biznesmenit Armand Frangu.

Pavarësisht akuzave nga opozita dhe provave që e lidhin kompaninë e tij me përfitimin e rreth 53 milionë eurove në tendera përmes një kompanie tjetër, ajo e Geront Meçajt, emri i Frangut nuk përmendet askund.

Bushkolaj: Dëgjo, këtë dosje është e vështirë ta shohësh të shkëputur nga elementët e tjerë. Se ne kemi pasur rrëmbimin e ish-zëvendës drejtorit, i cili ka dhënë dëshmi dhe në një nga dëshmitë e tij të fundit ka thënë që aktualisht AKSHI drejtohet nga Igli Tafa, një i pilotuar në atë institucion nga sipërmarrësi që sot është në arrati, ëh, Ermal Beqiraj. Tani, ne SPAK-u na thotë që këtu kemi një grup të strukturuar kriminal të mirëfilltë dhe sikurse lexohet në dosje, pra që nga paracaktimi i tenderave, rrëmbimet, kërcënimet, përjashtimet nga gara të sipërmarrësve, qofshin ato dhe të huaj, se është dhe një sipërmarrëse gjermane të cilën e kanë detyruar që të largohet nga gara për shkak të një tenderi që kishte të bënte me sigurinë në burgje dhe kur flasim për sigurinë në burgje është një temë delikate, pasi janë shumë faktorë që ndërthuren. Të bën përshtypje një diçka, si ka mundësi në gjithë këtë grup të strukturuar kriminal që ka operuar pranë AKSHI-t, pra vetëm pak metra larg zyrës së kryeministrit, ne aty nuk na përmendet kurrkund emri i Armand Frangut.

Një njeri i akuzuar nga opozita si përfituesi kryesor, por dhe e faturuar me prova, që të paktën janë 53 milionë euro tendera që i ka përfituar kompania e tij përmes kompanisë së Geront Meçajt, një sipërmarrës i cili merrte një pjesë shumë të mirë të tenderave të AKSHI-t. Pra, duket sikur të kemi bëjmë me një prerje që mos të shkohet tek emri i Armand Frangut, se po shkove tek emri i Armand Frangut, de facto, nuk jemi më te oborri, nuk jemi më as te paradhoma, por de facto i bie që kemi hyrë në dhomë. Tani pyetja që shtrohet këtu, a jemi përballë një dosje të kopësitur me shumë kujdes për të evituar për shembull këto emra apo biznesmenë të tjerë që mund të jenë të lidhur me këto emra që dhe ata mund të kenë përfituar tendera të paracaktuar? Kjo dosje nuk na jep këtë përgjigje. Tani, të bën përshtypje, elementët janë llaptarshëm të dosjes. Përtej pasurive, se unë nuk hyj dot të gjykoj për shembull sipërmarrësit, por në momentin që në dosje thuhet sipërmarrës me lidhje shumë të forta shtetërore e të tjerë e të tjerë, të çon qartë te ajo paracaktimi i tenderave që marrin miliona euro. Por, më bëri përshtypje një detaj shumë tek, si ka mundësi këta të gjithë dalin me apartamente okazione? Pra, në zemër të Tiranës, kjo përfiton apartament okazion, që apartamenti pastaj kalon te nëna e vetë, të cilën e përmendte kryeministri Edi Rama. Por rasti, ishin ishin blerë më parë me një çmim më të shtrenjtë. Rasti më flagrant, ky është rasti më flagrant, që vila në Golem, vila në Golem ishte shitur për herë të parë 170.000 euro dhe pastaj kishte përfunduar në 100.000 euro dhe madje, po, dhe madje personi që e kishte blerë këtë, nuk e dinte fare ku ishte, nuk dinte ku është Golemi dhe Durrësi. Pra, këta janë punonjësit e këtij dhe janë njerëzit e tyre. Gjithë çështja është te gjurmimi i parave. Ne tani po flasim për një shifër 40 milionë euro të sekuestruara. Nuk po shkojmë te konfiskimi. Problemi është që edhe kur bëjmë një ambiguitet me grupet kriminale, ne flasim për grupe që u janë kapur nga 7 ton kokainë, po ne nuk e dimë se sa kokainë kanë kaluar. Dhe këtu ne jemi në kushte që ne flasim për 40 milionë euro të sekuestruara, por ne nuk e dimë se cili është numri real i pasurive apo i parave që janë cash. Se çfarë ndodh? Këtu qartazi ka pasur një orientim nga kryeministri Edi Rama që paratë të pastrohen masivisht përmes sektorit të ndërtimit dhe sektorit të turizmit dhe këtu pastaj bëhet shumë e vështirë gjetja e emrave, në emër të kujt janë këto prona.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan