Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu ka lajmëruar sot largimin e tij nga grupi parlamentar i kësaj partie. Përmes një postimi në Facebook, Agalliu bën me dije dhe arsyet e vendimit të tij.
Ai sqaron se largimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së që i kaloi zyrtarisht Sali Berishës. Më tej se Berisha nuk përkon me bindjet e tij politike.
"Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.", shkruan Agalliu. Deputeti shprehet në fund të postimit të tij se të djathtës i duhet organizimi, bashkim dhe sipas tij distancim nga faktorët që nuk e përfaqësojnë.
POSTIMI I PLOTË:
Të nderuar miq, dashamirës e demokratë!
Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.
Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj qeverie të korruptuar dhe model abuzivizmi, personalisht jam përpjekur të bëj maksimumin.
Në politikë, sidomos në vendet e zhvilluara dhe përfaqësuese të demokracisë, koherenca në qëndrime është tepër domethënëse. Fatkeqësisht në realitetin shqiptar kemi politikanë të cilët të bardhës i thonë e zezë, atë që e akuzojnë dhe e shajnë e bëjnë partnerin më të çmuar apo dhe ndryshime qëndrimesh 180° brenda ditës. Në syrin tim, këta janë politikanë që ose kanë probleme dhe halle personale ose janë pupacë të të tretëve. Këta nuk mund kurrsesi të jenë alternativë dhe shpresë për Shqipërinë.
Bazuar në formimin dhe parimet e mia, jam munduar të jem koherent në diskursin dhe qëndrimet që kam mbajtur.
Që në krye të herës kam besuar se tranzicioni politik duhet të përfundojë. Klasa e politikës së vjetër që ka mbajtur peng këtë vend do duhet të largohet. Politikanët e korruptuar, ata të djeshmit dhe këta të sotmit, do duhet të luftohen me çdo mjet sepse janë kanceri i shoqërisë.
Kam besuar dhe besoj se çdo përpjekje për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri do duhet të bëhet përkrah aleatëve tanë strategjikë si SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar.
Kam besuar dhe besoj se drejtësia në këtë vend, me gjithë problemet që mund të ketë, duhet të mbështetet pa kushte, sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kundër krimit të organizuar.
Bazuar në këto parime kam mbajtur edhe qëndrimet e mia përgjatë këtyre viteve. Unë besoj fort se e djeshmja e korruptuar nuk mund të jetë e ardhmja. Sikurse besoj fort se secili prej nesh duhet të jetë i qartë në ndarjen e tij me të keqen dhe me atë që nuk mund të jetë alternativë për Shqipërinë e 2025.
Vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia, përveç problemeve që ka me drejtësinë apo me vendet simbol të demokracisë.
Sot duhet një opozitë larg hijes së korrupsionit dhe që ngjall shpresë për shqiptarët. Fatkeqësisht një grupim apo parti që në lidershipin e saj ka persona me probleme nuk mund të jetë alternativë.
Nisur nga qëndrimet e mia të deritanishme dhe asaj që besoj, shpreh sot largimin nga Grupi Parlamentar i PD.
Demokrat nuk të bën as vula e as logo por qëndrimet dhe parimet, bindjet dhe besimi. Nuk mund të përfaqësojë të djathtën dhe demokratët as ish-sigurimi i shtetit, as ish-sekretarët e partisë dhe rinisë dhe as te indoktrinuarit e tyre.
Besoj fort se të djathtës i duhet riorganizim, bashkim si dhe DISTANCIM ndaj çdo faktori që nuk e përfaqëson atë.
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë lidhur me gjobat ndaj bizneseve turi...
fatmir mediu TIRANË-Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për çështjen "Gërdeci". Sipas raportimeve, ...
Beleri GREQI- Në një intervistë të zhvilluar së fundi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka folur n&eum...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 10:00 në kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit.&n...
Foto ilustruese TIRANA- Parta Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se më 17 korrik, të mërkurën, në or...
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali TIRANA- Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalmin e tij të përnatshëm u shpreh se shqiptarët janë më t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm u shpreh se Kryeminstri Ed...
Bajram Begaj TIRANA- Mediat greke e kanë cilësuar sinjë provokim vizitën e presidentit Bajram Begaj në Konispol, vend ku kreu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë pallatit...