Kush i çoi protestuesit dje në Rinas për t'i larguar nga Tirana dhe për t'i lodhur rrugëve!
Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt aut...
Protesta e djeshme në Tiranë mori një kthesë të pazakontë kur turma e protestuesve u zhvendos nga qendra e kryeqytetit drejt aut...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfundu...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit amerikan Donald Trump me rastin e ditëlindjes së tij,...
“Katër miliardë euro investim i huaj”, “ky zhvillim do na vendosë në majë të turizmit botëror”, &ld...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirdit&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërk...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbet...
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 16, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Nën slog...
Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri dhe k&...
Numri i konsumatorëve shqiptarë që prodhojnë energji për nevojat e tyre është më shumë se dyfishuar në dy vi...

Deklarimet e arkitektëve të mobilimit dhe punëtorëve të Vilës F-6 që ndodhet në kompleksin “White Rocks”, Gjilekë, në fshatin Dhërmi, kanë nxjerrë “lakuriq”, ish-zv/kryeministren e vendit, Belinda Balluku.
Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Rama, është maskuar mirë në letra, nën emrin e ish-futbollistit të njohur të kombëtares shqiptare, Igli Tare, i cili ka deklaruar se Belinda Ballukun e ka njohur që në adoleshencë dhe me të ka pasur lidhje e njohje të gjatë, ndaj e ka lejuar të shkojë dhe ta përdorë vilën e blerë, sipas tij, prej 145 mijë eurosh te biznesmeni Carapuli.
Por ata që e kanë “tradhtuar” dhe nxjerrë zbuluar totalisht janë punonjësit e një kompanie arkitektësh mobilimi dhe punëtorët që shërbenin për mirëmbajtjen e kësaj vile.
Grupi i punëtorëve është thirrur një e nga një në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë deklarime të hollësishme mbi pronarin real që ata dinë se jeton në atë vilë luksoze dhe që, sipas tyre, është Belinda Balluku.
Qoftë arkitektët e mobilimit, por edhe punëtorët e mirëmbajtjes së vilës, kanë pranuar në sinkron të njëjtë me njëri-tjetrin se kanë marrë kontakte dhe kanë parë Belinda Ballukun dhe familjarët e saj të shkojnë në ambientet e Vilës F-6 në Gjilekë.
Disa nga arkitektët kanë vënë në dispozicion telefonin e tyre, për t’u treguar hetuesve komunikimet dhe fotot që janë bërë gjatë kohës kur Belinda Balluku shfaqte interes për mobilimin e kësaj vile në kompleksin rezidencial të ndërtuar nga biznesmeni i shoqërisë “Eurocol”, Pandeli Carapuli.
Carapuli ka hyrë në marrëveshje pazari me Belinda Ballukun me qëllimin e vetëm për të fituar një tender me vlerë 1.1 milion euro në institucionin e “AlbControl”, që në vitin 2018 drejtohej nga Belinda Balluku.
Kjo e fundit ka marrë si këmbim të dhënies së tenderit një vilë luksoze, ku pronari në letra është shënuar futbollisti Igli Tare. Ndërsa njeriu që përdor dhe shfrytëzon vilën prej gati 8 vitesh është pikërisht Belinda Balluku dhe familjarët e saj.
“…ne nuk kemi pasur aspak qëllim të hetonim rolin dhe pasurinë e futbollistit të njohur, Igli Tare. Objekti i hetimit tonë ka qenë zyrtari i nivelit të lartë, Belinda Balluku, dhe lidhjet e saj në administratën publike. Emri i Igli Tares doli rishtazi dhe aty kuptuam se futbollisti ishte përdorur si maskë nga Belinda Balluku, me qëllim fshehjen e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme dhe kriminale…” – tha një burim pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se mes ish-zv/kryeministres Balluku dhe ish-futbollistit Igli Tare ka pasur një miqësi të vjetër qysh në kohën kur ata ishin adoleshentë.
Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, Igli Tare thotë se me Belinda Ballukun ka njohje të vjetër.
Për shkak të kësaj njohjeje të vjetër, ish-futbollisti Igli Tare ka pranuar në SPAK se Belinda Balluku ka qenë në vilën e blerë prej tij dhe e ka përdorur këtë vilë me pishinë. Por këtë gjë e ka bërë sa herë ajo (Belinda) i ka marrë leje dhe Tare thotë se e ka lejuar të shkojë dhe ta përdorë për pushime ose fundjava.
Vetë ish-futbollisti i kombëtares ka pranuar në SPAK se nuk ka qenë asnjëherë në vilën luksoze që ka blerë, por ia ka lënë në përdorim Belinda Ballukut dhe me qira mujore Joana Bushit, e cila nga verifikimet që ka kryer SPAK rezultoi të ishte Drejtoresha e Kabinetit në “AlbControl” kur drejtohej nga Belinda Balluku.
Tashmë Vila F-6 e regjistruar në hipotekë me pronar Igli Tare është sekuestruar prej gati 1 jave nga SPAK, duke u bllokuar në hipotekë me qëllim moslejimin e tjetërsimit të saj.
Ndërkohë, paralelisht me këtë, janë shtuar dhe akuzat për ish-zv/kryeministren e vendit, Belinda Balluku, e cila tashmë është marrë nën hetim dhe akuzohet për “Pastrim parash”, “Korrupsion pasiv i funksionarit të lartë publik” dhe “Fshehje apo mosdeklarim të përdorimit të kësaj pasurie”.
Njëherësh, në kuadër të këtij hetimi, tre prokurorët e çështjes, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, mësohet se janë në hapat e fundit të përpilimit të një kërkese të dytë për t’ia dërguar Parlamentit, me qëllim kërkimin e autorizimit për lejimin e arrestimit.
Kërkesa motivohet mbi bazën e provave të administruara në dosjen penale nr. 136 dhe pa dyshim mbi akuzat e reja që kanë dalë nga ky hetim penal. Herën e parë, Belinda Balluku shpëtoi nga arrestimi, pasi kryeministri i vendit, Edi Rama, vendosi veton politike të Partisë Socialiste kundër SPAK.
Tashmë, kur të protokollohet kërkesa e dytë në Kuvend për dhënien e autorizimit me qëllim lejimin e arrestimit, nuk dihet se çfarë argumenti do të nxjerrë kryeministri për t’i thënë “Jo” drejtësisë.
Një ditë më parë u raportua se kreut të PD, Sali Berisha iu hoq non grata e vendosur 5 vite më parë nga SHBA. Sot në n...
Sot pritet të jetë protesta e radhës e qytetarëve të cilët kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Zvërnec dh...
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me qëndrimin ...
Kreu i Partisë Republikane dhe anëtari i Komisionit për Sigurinë, Fatmir Mediu, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” n&eum...
Analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me &ccedi...
Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. “Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës politik...
Analisti Preç Zogaj thotë se mungesa e një fytyre të vetme politike në këto protesta nuk është rastësi, por pas...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dyfishuar pretendimet se sulmet kibernetike nga Irani janë përgjegjëse për përhapjen e ...
Tërheqja zvarrë e një qytetari në Zvërnec, çka pasoi edhe nisjen e valës së protestave në Tiranë dhe mbar&eu...
Përfshirja e familjes së Sali Berishës në sanksionet e mëparshme nuk ishte një çështje humanitare, por një lë...