VIDEO/ E ngatërruan me Neymarin, influenceri brazilian shkakton kaos në qendrën tregtare në SHBA
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Një influencues brazilian, i njohur në rrjetet sociale për ngjashmërinë e tij të jashtëzakonshme me Neymar, ka shkaktuar sk...
Presidenti ekuadoras Daniel Noboa njoftoi të enjten një ulje prej 20% të çmimit të birrës, pijes alkoolike më popullore n...
Spanja, Belgjika, Gjermania apo dhe Amerika janë vendet ku Artur Shehu dhe anëtarët e tjerë të grupit të Alfredo Hamzait, i godi...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në...
SHBA-ja bëri një nisje ideale të Kupës së Botës FIFA 2026 në shtëpi, duke dominuar Paraguain 4-1 në Los Angeles p...
Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, ka deklaruar se nuk ka marrë vizë për të hyrë në Shtet...
Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid dhe i kombëtares së Brazilit, Marcelo, është përfshirë pa dashje në incidente...
Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të jenë pranë një zhvillimi të rëndësishëm diplomatik, pasi sipas Ministrit të...
DashiLajme të rëndësishme do t’ju vijnë nëpërmjet kompjuterit. Nëse jeni duke kërkuar një punë të...
Një koncert i zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës me këngëtarin Ylli Limani, ësht&e...

Kreu i Partisë Republikane dhe anëtari i Komisionit për Sigurinë, Fatmir Mediu, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV se shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka pasur pasoja të rëndësishme politike, elektorale dhe ndërkombëtare për opozitën shqiptare.
Sipas Mediut, Berisha ishte i vetmi politikan i sanksionuar që ndërmori një përballje të drejtpërdrejtë me autoritetet amerikane për të kërkuar transparencë mbi vendimin e marrë ndaj tij. Ai pretendoi gjithashtu se ka pasur përpjekje për ta çuar çështjen edhe në Departamentin Amerikan të Thesarit, por sipas tij nuk është marrë asnjë vendim i mëtejshëm për shkak të mungesës së provave.
Mediu tha se shpallja non grata e Berishës nuk kishte si objektiv vetëm figurën e ish-kryeministrit, por synonte të godiste opozitën shqiptare në tërësi.
Sipas tij, kjo situatë ndikoi në përçarjen e Partisë Demokratike, duke i krijuar vështirësi në pjesëmarrjen në zgjedhje, përdorimin e logos së partisë dhe ndërtimin e aleancave politike.
Kreu i republikanëve theksoi se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ndikoi edhe në perceptimin e opinionit publik, duke qenë se shqiptarët tradicionalisht kanë një qasje pro-amerikane dhe priren t’i konsiderojnë të drejta qëndrimet e institucioneve amerikane. Sipas tij, kjo është shfrytëzuar politikisht nga mazhoranca dhe ka ndikuar në krijimin e skepticizmit ndaj opozitës dhe Berishës.
Ai shtoi se mungesa e reagimeve të forta ndërkombëtare ndaj korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka kontribuar, sipas tij, në forcimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama.
Shiko, e para njëherë më lejo të them diçka. Si asnjë politikan tjetër, nga të gjithë ata që janë sanksionuar, për shkak të karakterit dhe dinjitetit që ka zoti Berisha, ndërmori një luftë të hapur me Sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken. Duke i kërkuar atij që të vendoste në transparencë të plotë të gjithë vendimin për non-gratën dhe duke çuar atë në një gjykatë për të provuar si të thuash që ajo që vendosi Antony Blinken ishte e pavërtetë.
Po ashtu dua të theksoj që Departamenti i Shtetit ka bërë dhe përpjekjen tjetër për të shkuar tek Departamenti i Thesarit, i cili është procedura për sanksionimin më të avancuar dhe për shkak të mungesës së fakteve nuk është marrë një vendim i tillë. Biles ky presion i është bërë Berishës dhe gjithë familjes së tij. Dhe përsëri ai ka qëndruar deri në fund të kërkesës për të bërë transparencë dhe për të provuar faktet me të cilat si të thuash u akuzua. Gjithashtu Kongresi Amerikan ka bërë investigime, ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit informacione, Komisioni i Jashtëm i Përfaqësuesve të Kongresit nga Departamenti Amerikan i Shtetit i cili asnjëherë nuk ka bërë publike se kush kanë qenë akuzat për zotin Berisha.
Ndikimi politik është një e jashtëzakonshëm. Një nga elementet, që ishte ajo që përmendët ju, domethënë, atakimi që iu bë zotit Berisha ishte jo thjesht për të atakuar zotin Berisha, por ishte për të shkatërruar opozitarizmin në Shqipëri. Duke filluar nga partia kryesore që ka gravitetin dhe peshën më të madhe elektorale. Dhe kjo ka qenë një politikë e qëllimshme e ndërtuar nga Edi Rama nëpërmjet lobingjeve, marrëdhënieve nga më të ndryshmet dhe arriti që ta çajë Partinë Demokratike. Dhe për një kohë mos të kishte as mundësi për të konkuruar në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike, edhe në pamundësinë për të ndërtuar një aleancë më të gjerë dhe më funksionale për zgjedhjet, të cilat krijojnë një efekt zinxhir, nga zgjedhjet lokale te zgjedhjet e përgjithshme e kështu me radhë.
Por dhe një pikëpyetje që krijohet në opinionin publik për shkak sepse, dihet që shqiptarët janë pro-amerikanë dhe një vendim i Departamentit të Shtetit perceptohet nga opinioni publik gjithmonë në pjesën më të madhe si një opinion i drejtë. Dhe duke pasur parasysh edhe gjykimet që ka rreth klasës politike, domethënë krijohet perceptimi i një lloj skuzimi nga ana e Berishës ose opozitës përsa i përket non-gratës. Dhe kjo është përdorur me të gjithë elementët propagandistikë që ka pasur në dorë makineria e Edi Ramës brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Por ka krijuar dhe një hendikap tjetër në mënyrë të padiskutueshme në marrëdhëniet me pjesën europiane për një kohë. Domethënë për faktin sepse non-grata e zotit Berisha në një farë mënyre reflektonte dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera. Dhe kjo krijon një hendikap jo të vogël elektoral dhe politik. Biles krijon edhe një moment tjetër që është domethënë për t'u vlerësuar nga të gjithë ne, një mbyllje e syve përballë korrupsionit të qeverisë, problemeve të mëdha, por dhe përballë manipulimit të zgjedhjeve. Duke mos mbajtur një qëndrim të fortë siç është në traditën europiane apo amerikane përsa i përket manipulimit të zgjedhjeve.
Dhe të gjitha këto kanë çuar domethënë në një fuqizim të pushtetit absolut të Edi Ramës të pakontrolluar dhe jemi në situatën që jemi sot që ne s'kemi më as republikë parlamentare, por kemi vetëm një republikë kryeministore ku çdo gjë bëhet sipas interesit dhe dëshirës së Edi Ramës. Pra, në të gjithë atë që pyetët ju, unë mendoj që padyshim kjo ka pasur një efekt shumë të madh jo vetëm politik ndërkombëtar, por dhe elektoral domethënë brenda Shqipërisë, sepse janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Në qoftë se ka një mosbesim, të paktën të shprehur nëpërmjet sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, padyshim që kjo përkthehet pastaj edhe në një lloj skepticizmi te votuesit shqiptarë. Dhe në qoftë se kjo shoqërohet pastaj edhe me një mungesë të raportit ndërkombëtar, të cilët vetëm vitet e fundit kemi filluar ta rindërtojmë të fuqishëm, kjo padyshim që ndikon në opinionin publik shqiptar dhe votuesin shqiptar. Shqipëria gjithmonë e ka pasur domethënë marrëdhënien politike ndërkombëtare të opozitës si një element të rëndësishëm të politikës jo vetëm të jashtme, por dhe të politikës së saj të brendshme, sepse fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është shumë i lidhur me politikën evropiane dhe me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me &ccedi...
Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. “Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës politik...
Analisti Preç Zogaj thotë se mungesa e një fytyre të vetme politike në këto protesta nuk është rastësi, por pas...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dyfishuar pretendimet se sulmet kibernetike nga Irani janë përgjegjëse për përhapjen e ...
Tërheqja zvarrë e një qytetari në Zvërnec, çka pasoi edhe nisjen e valës së protestave në Tiranë dhe mbar&eu...
Përfshirja e familjes së Sali Berishës në sanksionet e mëparshme nuk ishte një çështje humanitare, por një lë...
Nga Ariel Brunner Shkatërrimi i ekosistemit Vjosë - Nartë në Shqipëri nuk është lajm i rremë siç pretendon kryem...
Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre, nga Kryeministria dhe kanë mbërritur në “Astir”. Ndërsa pritet që të k...
Marshimi protestë gati 2 km vijon në rrugët kryesore të Tiranës. Tashmë protestuesit kanë marshuar nga bulevardi ‘D&eum...
TIRANË- Tubimi i protestuesve, pas Kryeministrisë, vijoi në “rrugën e Kavajës”, drejt rrugëve të tjera të kr...