Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe rolin e së djathtës në një rend ndërkombëtar në ndryshim.
Gjatë fjalës së tij në panel, kreu i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta, duke theksuar se procesi themelor i demokracisë në vend, zgjedhjet, është kthyer në një farsë. Berisha denoncoi një sërë veprimesh që sipas tij kanë për qëllim blerjen e votave dhe bllokimin e rotacionit të pushtetit. Gjithashtu, kryedemokrati Berisha deklaroi se arrestimi i liderëve të opozitës pa bazë ligjore në prag të zgjedhjeve është një nga metodat e përdorura për të minuar demokracinë.
Ai bëri një paralele të drejtpërdrejtë mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Tunizi nën drejtimin e Kais Saied, duke sugjeruar se të dyja vendet kanë ndjekur të njëjtën strategji për eliminimin e kundërshtarëve politikë.
Një tjetër akuzë e rëndë lidhet me atë që Berisha e quajti "blerje masive të zgjedhjeve". Sipas tij, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, qeveria ka fshirë gjoba dhe interesa me vlerë 100 milionë euro dhe ka dhënë "dhurata" prej 100 eurosh për çdo pensionist, veprime këto që synonin të ndikonin në mënyrë të paligjshme në rezultatin e votimit.
Berisha foli gjithashtu për një dekret që lejonte kultivimin e 29,000 hektarëve me kanabis, duke pretenduar se të ardhurat nga kjo veprimtari shërbejnë për qëllime të errëta. "Një bimë kushton pothuajse 1,000 euro të ardhura," pohoi ai, duke lënë të kuptohet se këto fonde përdoren për të manipuluar procesin elektoral.
Si pasojë direkte e këtij "shkatërrimi të demokracisë", Berisha theksoi shifrën alarmante të emigracionit. Ai pohoi se në 10 vitet e fundit, më shumë se 1,099,000 shqiptarë janë larguar vetëm drejt zonës Shengen, pa llogaritur rajonet e tjera. "Pa zgjedhje, nuk ka të ardhme," tha ai.
Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për rivendosjen e proceseve themelore demokratike, duke e konsideruar këtë si nevojën më urgjente për të ardhmen e kombit.
Biseda në panel:
Moderatori: Z. Berisha, shumë shkurt nëse mundeni, dhe më pas do të kalojmë në një raund pyetjesh nga audienca.
Berisha: Procesi më themelor për një vend demokratik janë zgjedhjet dhe mundësia e rotacionit të pushtetit. Nëse e bllokon këtë, demokracia bie gjithnjë e më shumë. Nëse arreston dy drejtues të partisë kryesore të opozitës dhe vendos nën proces penal pa asnjë arsye ligjore të tretin, në vitin e zgjedhjeve, kjo ka ndodhur në Shqipëri dhe në Tunizinë e Saied. Të dyja e bënë këtë. Nëse jep 2 miliardë e 100 milionë euro, fshin gjoba dhe interesa dy ditë para zgjedhjeve për të blerë zgjedhjet, atëherë nuk ka më zgjedhje.
Nëse jep dhuratë për vota, 100 euro për çdo pensionist. Nëse dekreton 29,000 hektarë plantacione kanabisi, ku për ne një bimë sjell pothuajse 1,000 euro të ardhura. Kjo do të thotë se po bën gjithçka për t’i kthyer zgjedhjet në farsë. Ne nuk kemi zgjedhje, nuk kemi të ardhme.
Kjo është arsyeja pse në 10 vite, më shumë se 1 milion e 99 mijë shqiptarë janë larguar vetëm drejt zonës Shengen, pa llogaritur të tjerët, pa llogaritur rajone të tjera. Prandaj mendoj se procesi më themelor për kombin tim duhet të rikthehet. Faleminderit.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), duke ngr...
KROACI- Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indek...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, e cila shihet se është totalisht e amortizua...
Me Edi Ramën, Shqipëria përkeqësohet në renditjen e lirisë së medias! Nuk ka dyshim se kur kryeministri sillet dhe vepron ...
Në një intervistë për 'Kafe Shqeto', ai ka zbardhur detaje nga beteja e tij ligjore kundër kryebashkiakut në detyrë...
Sot në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha du...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjatë ditës së sotme më 29 prill janë zhvilluar 20 kontrolle në total tek njerëz t&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Zagreb ku po merr pjesë në forumin e IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkomb&e...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se çmimet e larta të banesave dhe rr...