Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...

KROACI- Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe rolin e së djathtës në një rend ndërkombëtar në ndryshim.
Forumi u çel nga kryetari i IDU dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar përballë krizave të sigurisë, zhvillimeve ekonomike dhe presioneve migratore.
Një nga sesionet kyçe të paradites, paneli “The Forgotten Frontier: The Western Balkans and Europe’s Unfinished Promise” (“Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërfunduar i Europës”), do të sjellë në fokus sfidat dhe perspektivën europiane të rajonit, ku pritet të marrë fjalën edhe kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.
Në diskutimet e ditës marrin pjesë gjithashtu liderë dhe ish-liderë të rëndësishëm ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të lartë politikë nga Europa dhe më gjerë.
Agjenda e ditës së sotme përfshin tema kyçe si marrëdhëniet transatlantike në një realitet të ri gjeopolitik, siguria në Ballkan, si dhe roli i Europës përballë ndikimit rus. Në vijim të ditës do të zhvillohen panele mbi migracionin, demografinë dhe autonominë strategjike të Europës.
Forumi i IDU në Zagreb konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme politike për partitë e qendrës së djathtë, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për koordinimin e qëndrimeve dhe strategjive në një periudhë sfidash të theksuara globale.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një lajm jo të mirë për Shqipërinë rënien në indek...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga shkolla e fshatit Mizë, e cila shihet se është totalisht e amortizua...
Me Edi Ramën, Shqipëria përkeqësohet në renditjen e lirisë së medias! Nuk ka dyshim se kur kryeministri sillet dhe vepron ...
Në një intervistë për 'Kafe Shqeto', ai ka zbardhur detaje nga beteja e tij ligjore kundër kryebashkiakut në detyrë...
Sot në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, ku Sali Berisha du...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se gjatë ditës së sotme më 29 prill janë zhvilluar 20 kontrolle në total tek njerëz t&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Zagreb ku po merr pjesë në forumin e IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkomb&e...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se çmimet e larta të banesave dhe rr...
Pa kaluar 15 ditë pasi krijoi “Albanian Digital Solution” sh.a” sh.a. (ADS), me aksionar të vetëm Agjencinë Kombëta...
Disa ditë më parë u publikua një lajm se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrj...