“Ujërat e zeza më kanë nxjerrë nga shtëpia”/ Qytetarja denoncon fqinjën në Gjirokastër
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj, duk...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj, duk...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Deputeti i PD-së dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, ka kritikuar ashpër reformën territoriale të vitit 2014, duke e cilësuar atë si një ndarje të bërë mbi “vizatime politike” dhe jo mbi nevojat reale të qytetarëve.
Boçi deklaroi se dëgjesat publike të zhvilluara në zona të ndryshme të vendit kanë nxjerrë në pah pakënaqësinë e qytetarëve ndaj organizimit aktual territorial. Sipas tij, qytetarët kërkojnë më shumë përfaqësim dhe rikthimin e shërbimeve pranë komuniteteve të tyre.
“Reforma e 2014-ës i veshi territorit një kostum që nuk i bënte, sepse ishte thjesht një kostum hartash dhe kalkulimesh politike”, u shpreh Boçi.
Ai theksoi se Partia Demokratike insistoi që dëgjesat të ishin të hapura për publikun dhe jo vetëm me zyrtarë vendorë, në mënyrë që qytetarët të shprehnin drejtpërdrejt shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve, përfaqësimit dhe cenimin e identitetit kulturor e historik të zonave.
Sipas Boçit, kërkesat për rritjen e numrit të bashkive po vijnë nga vetë komunitetet, pavarësisht bindjeve politike. Ai përmendi raste si Konispoli dhe Hasi, ku qytetarët kërkojnë ruajtjen e identitetit dhe përfaqësimit lokal.
Deputeti demokrat ngriti shqetësimin edhe për pabarazinë në ofrimin e shërbimeve, duke theksuar se qytetarët paguajnë të njëjtat taksa, por nuk marrin të njëjtin standard shërbimi.
Boçi solli si shembull performancën e bashkive të vogla, duke deklaruar se Shijaku rezulton më efikas se Durrësi, pavarësisht diferencës së madhe në të ardhura dhe buxhet.
“Reforma e 2014-ës, midis shumë problematikave, në problemin kryesor goditi në zemër të saj funksionalitetin e territorit, duke i veshur territorit një kostum që nuk i bënte, sepse ishte një kostum hartash, thjesht vizatime politike. Ishin kalkulime që ta heqim këtë pjesë, këtë njësi administrative se kjo na prish balancën këtu, ose këtë ta bashkangjisim me këtë tjetrën pasi përfitohet nga votat e majta dhe gjithçka u interpretua në këtë kalkulim politik. Ndërkohë që ajo që është e qartë për të gjithë sot, që në fakt publiku e merr, duket qartazi që ka një shqetësim qytetar për këtë ndarje të 2014-ës, pavarësisht asaj pjese të bukur që mundohet ta vizatojë qeveria.
Ka kundërshti, njerëzit duan që të ketë një optimizim, një rritje të numrit të bashkive, jo si sfidë politike që e duam rritjen sepse ne jemi të PD-së dhe e ka kërkuar PD-ja. E duam sepse duam që të kemi afër shërbimet, të kemi afër qendrën e bashkisë, që ne të vazhdojmë të ndjekim ato specifika që ka territori ynë dhe që shërbimi të jetë afër, që përfaqësimi i zonave të caktuara të jetë i konkretizuar, që të ketë llogaridhënie.
Të ndryshe që qytetari të ketë një derë ku të trokasë, ku kërkon diçka, por edhe kërkon të drejtën e tij, jo thjesht kërkon një shërbim, kërkon të drejtën e tij dhe kur është bërë keq kërkon të dijë se çfarë po ndodh.
Është më e shtrirë. Më e shtrirë, njerëzit janë lodhur nga ajo kupola politike dhe e shprehin dhe aty, ‘boll, unë s’kam interesin tim, po e majtë, është e majtë, e djathtë, është e djathtë, por unë dua shërbimin e bashkisë aty ku duhet dhe dua që të më shërbejë’. Sepse tarifat, taksat, të gjitha i paguajmë njësoj në Shqipëri, si ai që është në Tiranë, ai që është në Elbasan, ai që është në majë të malit, ai që është në buzë të fushës dhe buzë detit, por shërbimet i marrin ndryshe. Edhe nuk kanë më durim të dëgjojnë politikën që thotë kjo është më e drejtë apo kjo tjetra është më e gabuar.
Dhe kërkesa vjen unilaterale, pavarësisht nga mënyra si shprehet. Sepse dihet përfaqësuesit e së majtës kanë një lloj ngërçi në kuptimin e daljes publike të tyre, dihet sulmet që iu bëhen, dihet mënyra se si reagojnë pastaj ato që me të drejtë quhen sot institucione vendore apo qendrore ndaj tyre, por e përkufizojnë kërkesën e tyre pak a shumë, ‘të ruajmë për shembull Konispolin’. Thotë, ‘sigurisht që duhet ruajtur Konispoli, ka identitet të fortë edhe kombëtar, nacional, ose të ruhet Hasi për shembull’. Janë bashkë edhe të majtët dhe të djathtët, nuk ka diferencë në Has pse është bashki e vogël.” tha ai ndër të tjera.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi thotë se kupola e drejtësisë po i hap rrugën lirimit të kreut të 5D, Erion...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykata e Lartë e Shqipërisë çështjen që lidhe...
Kryeministri Edi Rama po josh Greqinë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë duke i riaktivizuar negociatat për Detin...
Partitë politike ende hezitojnë të heqin dorë nga numëruesit dhe komisionerët me prapavijë partiake, por kreu i KQZ-së, ...
Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputet...
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias viziton sot Tiranën për bisedime të nivelit të lartë që synojnë ri...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti sot shqetësimin për mungesën e përgatitjes reale të ekonomisë shqiptare dhe sidomos t&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV me moderatorin Flavio Qarri, foli për...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetin e tij social “Facebook” me rastin e 180-vjetorit të lindjes s&e...
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka publikuar në faqen e saj në facebook foto nga takimi i ditës së sotme te t&eu...